Griezmann-Messi-Suarez mundin Eibarin, Barcelona ngjitet në krye (VIDEO)

492
Sigal

Barcelona ka rrëmbyer fitoren e katërt në kampionat, duke u ngjitur për herë të parë në këtë sezon në krye të renditjes. Skuadra katalanase ka fituar me lehtësi 3-0 në transfertën ndaj Eibarit.

Ndeshja nisi mjaft mirë për ekipin e drejtuar nga Valverde, duke gjetur golin e avantazhit pas 13 minutash. Griezmann merr një top të bukur ng Lenglet dhe me një goditje të saktë, arriti që të realizojë. Në fillimin e pjesës së dytë, francezi do të shërbente një asist të bukur për Leo Messin, i cili realizoi me lehtësi përballë portierit Dmitrovic.

8 minuta më pas Barcelona del me një kundërsulm të shpejt me Messin, i cili i vetëm përballë portierit preferoi të shërbente për Suarez-in, duke u treguar altruist. Skuadra blaugrana për momentin mban kryesimin me 19 pikë, një më tepër se Reali, që do të luajë ndaj Mallorcas sonte në mbrëmje.