Speciale/Gëzim Llojdia :Pas projektligjit për taksimin e banesave, tokave dhe livadheve, fshatari shqiptar po detyrohet të shes pasurinë te rusët.Në çdo anë shihje barinj, bujq e zejtarë,sot ka zënë heshtja. Labëria, dikur simbol i qëndresës, po sheh sot se si fshatrat e saj mbeten pa të rinj, pa të ardhme, ku edhe shkolla e mesme e Kuçit sivjet po mbyllet. Çfarë të gjeti ty, Labëri?Çfarë të bëri kjo kastë politike që të zhvati, të varfëroi, të boshatisi dhe la vetëm pleqtë, ”rojtarët e fundit të kujtesës”.
Dëgjova se në Kuç rusët kërkojnë të blejnë shtëpi
Gëzim Llojdia
Dikur këto rrugë gumëzhinin nga jeta.Në çdo anë shihje punëtorë, barinj, bujq e zejtarë. Kishte edhe mirëmbajtës të rrugëve.Sot nuk sheh më asgjë. Heshtja ka zënë vendin e zhurmës së jetës. Fshati shqiptar duket sikur ka mbërritur në pikën e tij më të vështirë. Shtëpitë mbyllen njëra pas tjetrës. Oborret mbulohen nga ferrat dhe rrugët mbeten pa njerëz.Dhe pyetja që lind vetvetiu është e thjeshtë: Nëse boshatisen fshatrat, kush do ta mbajë gjallë këtë vend?Besoj nuk mjaftojnë bejtet as pamfletet qeveritare …
01
Për besë, nuk sheh askënd
Të zë frika kur udhëton kilometra të tëra përgjatë rrugës dhe nuk takon asnjë udhëtar. Për besë, nuk sheh askënd.As në rrugë, as anash saj, e as më tej nëpër kodra e lugina.
…Në Gjorm, disa pleq rrinin në dy klubet buzë rrugës. Në Lepenicë ca të tjerë, po ashtu edhe në Brataj. Në Vranisht e më tej, xhanë-xhinë, nuk dukej njeri.
Një heshtje e rëndë kishte mbuluar gjithçka.Një heshtje që ngre lart shigjetën e alarmit të kuq dhe që duhet t’i shqetësojë të gjithë shqiptarët.Fshatra të tëra kanë mbetur pa banorë. Vetëm pleqtë popullojnë ende sokakët dhe udhët e vogla. Dikush kujton një proverb të thjeshtë, por therës:
“Kur s’kishim rrugë, fshatrat ishin plot. Kur u bënë rrugët, nuk mbeti më njeri nëpër fshatra.”Ky është fati i një vendi, që po përpëlitet për mbijetesë. Çdo vit largohen aq banorë sa mund të mbushnin një qytet të tërë. Kështu, vit pas viti, po rrudhet vendi i shqiponjave…Dialogova me një facebuks që më thoshte se lëvizja e lirë garantohet nga karta e të drejtave të njeriut.Çfarë ironie! Ndërsa fshati ulërin nga boshatisja dhe rrënimi, disa vazhdojnë të shkruajnë qiqra në hell, vetëm e vetëm që të mos preket ajo cfarë fshihet pas tyre. Realiteti është shumë më i fortë se propaganda.
Po fakirët, pensionistët dhe familjet në nevojë kush do t’i ndihmojë?Do të thonë se të gjitha këto bëhen për Evropën. Por për cilën Evropë flasim? Shpesh Evropa përdoret si alibi për çdo vendim që rëndon mbi qytetarët. Shqiptarëve u kërkohet të durojnë gjithçka sot, me premtimin e një të nesërmeje që vazhdon të shtyhet pafundësisht.Por edhe Evropa që presim të shkojë ka dalë në shesh që në vitin 1991.
02
Në Kuç dëgjova se rusët do blejnë shtëpi.
Pse të mos i blejnë? Kuçi dikur quhej “Stalingradi shqiptar” për qëndresën heroike gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Por blerësit nuk erdhën rastësisht. Ata gjetën kushte. Rruga u ndërtua. Uji shkon derë më derë. Dhe pse të mos i gëzojë rusi tokat e të parëve tanë, kur ai ka paranë dhe ne po i braktisim?Ndërsa patriotët tanë vazhdojnë të thurin bejte e të mbajnë ligjërata.Nesër, kur të shkoni atje, mund t’ju dalë përpara një rus flokëbardhë dhe t’ju përshëndesë me buzëqeshje:
“Dobro utro, albanez!”
Dhe atëherë do të kuptojmë shqiptarisht se nuk i humbëm trojet nga lufta, por nga braktisja…
Dhe qeveria, me politikat e saj, çfarë nuk ka bërë për të boshatisur fshatin! Çfarë do të thotë projektligji për taksimin e banesave, tokave dhe livadheve? A ka para fshatari shqiptar për të paguar taksa të reja mbi pronat që mezi i mban? Jo. Atëherë kush do t’i blejë këto prona kur pronarët të detyrohen t’i shesin? Rusi, të huajt dhe kushdo tjetër që ka para.Po aq shqetësues është edhe një tjetër projektligj, sipas të cilit, në rast mospagese të energjisë elektrike, mund t’i sekuestrohet banesa. Po pse duhet t’i merret shtëpia? Përse duhet të rrezikojë të humbasë edhe strehën e vet?Si ju duken këto ligje, o bejtexhinj të politikës, ju që na shpërndani ditë e natë pamfletet e qeverisë? A nuk janë këto politika që godasin drejtpërdrejt shqiptarët e zakonshëm?Qeveria gjen gjithmonë mënyra për të favorizuar oligarkët. U jep pasuri publike ndërsa për fshatarin nuk hartohet asnjë ligj që t’ia lehtësojë jetën. Favorizime për të pasurit dhe barrë gjithnjë e më e rëndë për të varfrit.
Po fakirët, pensionistët dhe familjet në nevojë kush do t’i ndihmojë?Do të thonë se të gjitha këto bëhen për Evropën. Por për cilën Evropë flasim? Shpesh Evropa përdoret si alibi për çdo vendim që rëndon mbi qytetarët. Shqiptarëve u kërkohet të durojnë gjithçka sot, me premtimin e një të nesërmeje që vazhdon të shtyhet pafundësisht.Por edhe Evropa që presim të shkojë ka dalë në shesh që në vitin 1991.Dhe pas disa vitesh Evropa do të shpërbëhet.Kaq do ishte edhe jeta e saj.Rendi ri botëror ka dy kahje,positive SHBA,negative Rusia dhe do ketë një konfigurim të ri.Po për ne që do jemi në Mesdhe!Dhe ky rend boteror do te jete pa lideret e vjeter te politikës,fesë dhe kudo…
03
Dikur këto rrugë gumëzhinin nga jeta.Në çdo anë shihje punëtorë, barinj, bujq e zejtarë. Kishte edhe mirëmbajtës të rrugëve.Sot nuk sheh më asgjë. Heshtja ka zënë vendin e zhurmës së jetës. Fshati shqiptar duket sikur ka mbërritur në pikën e tij më të vështirë. Shtëpitë mbyllen njëra pas tjetrës. Oborret mbulohen nga ferrat dhe rrugët mbeten pa njerëz.Dhe pyetja që lind vetvetiu është e thjeshtë: Nëse boshatisen fshatrat, kush do ta mbajë gjallë këtë vend?Besoj nuk mjaftojnë bejtet as pamfletet qeveritare …
04
Nëse kjo qeverisje arriti të marrë tre mandate, përse nuk përdori të paktën një ose dy mandate për të shpëtuar fshatin shqiptar? Sepse pa fshatin, çdo gjë tjetër është e destinuar të vyshket. Fshati është rrënja e këtij kombi.Dhe kur thahet rrënja, nuk mund të lulëzojë pema.Resortet luksoze që po ngrihen kudo nuk konsumojnë pothuajse asgjë shqiptare. Produktet ushqimore vijnë nga importi. Edhe patatja, që mund të prodhohej në çdo cep të vendit, vjen nga shkretëtirat e Egjiptit. Ndërkohë tokat tona mbeten djerrë dhe fshatrat boshatisen.Kjo kastë politike, e majtë e djathtë, e ka tharë këtë vend. Prandaj shumë njerëz mendojnë se ka ardhur koha të largohet. Ndoshta duhej të ishte larguar. Për dijeni, dy drejtuesit kryesorë të politikës shqiptare përfaqësojnë një model që ka konsumuar energjitë e vendit dhe nuk po sjell më shpresë për të ardhmen.Ose janë të dy përfaqësues të energjisë negative.Prandaj duhet të kishin ikur…Por ndryshimet që po shohim në botë nuk janë të rastësishme. Ato nuk janë si një fletë kalendari që këputet në fund të vitit. Një rend i ri sjell gjithmonë spostime, largime dhe zëvendësime. Kur një epokë mbaron, bashkë me të largohen edhe figurat që e përfaqësojnë atë….Ndaj sot shumëkush ndien se një grusht njerëzish kanë zënë keq udhët e këtij vendi dhe vazhdojnë të mos e lënë të marrë frymë një popull të lodhur nga varfëria, emigrimi dhe mungesa e shpresës.Kështu vijmë te pyetja: a jemi një popull i bekuar?
Zoti na ka dhënë gjithçka. Na ka falur male, fusha, lumenj, det, pasuri nëntokësore dhe një tokë pjellore. Por shpesh pasuritë tona i kanë shfrytëzuar të tjerët. Bekimin që na është dhënë nuk kemi ditur ta kthejmë në mirëqenie për shqiptarët.Që nga naftë,kromi,turizmi etj i kanë të huajtë .Shqiptarët u bëjnë hosanna dhe ruajnë fort “çelsat e kashtës.Megjithatë, historia na mëson se asgjë nuk është e përjetshme. As pushteti, as privilegjet dhe as padrejtësitë. Ka një ligj moral dhe një energji të Zotit.Kush mbjell padrejtësi, herët a vonë korr pasojat e saj.Dhe nëse ka një Zot që sheh e dëgjon, atëherë askush nuk mund t’i shpëtojë gjykimit të kohës.
05
Mësova se edhe shkolla e mesme e Kuçit po hedh sivjet hapin e saj të fundit…
Dyert e shkollës së mesme do të mbyllen, sepse nuk ka më nxënës. Një shkollë e mesme me tradita, që edukoi dhe formoi breza të tërë, sot po fik dritat njëherë e përgjithmonë. Po shuhet në heshtje, pa zhurmë, pa lot, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.
E njëjta histori përsëritet në Progonat e më tej. Klasat boshatisen, bankat mbeten pa nxënës.dhe oborret mbulohen nga heshtja dhe kambanat e alarmit bien pa i dëgjuar askush. Aty ku dikur dëgjohej zëri i fëmijëve.Dhe ku valëvitej flamuri në ceremonitë e shkollës dhe ku ëndrrat e brezave të rinj merrnin krahë, sot ka mbetur vetëm heshtja. Një heshtje e rëndë, që të shpon shpirtin dhe të detyron të mendosh se diçka e madhe po vdes në këto anë.
Atëherë lind pyetja: çfarë të gjeti ty, Labëri?Çfarë të bëri kjo kastë politike që të zhvati, të varfëroi, të boshatisi dhe, në fund, të dërgon të fala nga ekranet e televizioneve?Çfarë faji pate ti që sot po mbyllen shkollat, po braktisen shtëpitë dhe po humbasin fshatra të tërë nga harta e jetës shqiptare?Labëria, dikur simbol i qëndresës, i burrërisë dhe i krenarisë shqiptare, po sheh sot se si fshatrat e saj mbeten pa të rinj, pa të ardhme. Shtëpitë mbyllen njëra pas tjetrës. Portat ndryshken. Avllitë shemben. Ferrat pushtojnë oborret. Në shumë shtëpi nuk ndizet më oxhaku.Dhe nuk dëgjohet më zëri i fëmijëve dhe nuk hapet më dera për mysafirët…Dikur këto fshatra gumëzhinin nga jeta. Në çdo shtëpi kishte fëmijë. Në çdo lagje dëgjohej kënga labe. Në çdo arë punohej toka. Sot shumë prej tyre ngjajnë si “stacione të braktisura të histories”. Kanë mbetur vetëm pleqtë, ata:”rojtarët e fundit të kujtesës”.
Poeti miku im Edmond Kaceli shkruan:
Jam dhimbja!
-kënga e dhimbjes jam
Jam trishtimi- kënga e trishtimit
Trishtimi i mbyllur në një valixhe
Dhimbja e mbyllur në një dhomë të ndyrë trageti
Vargu i shkruar në nje biletë avioni…
Kënga e trishtimit jam!- kënduar në një makinë luksoze!
Atdheu! -ku është!
Atdheun e parë e humba! (ma vodhën)
Atdheun e dytë nuk e gjeta asnjëherë!
Të tretin e humba përpara të parit dhe të dytit!
Jeta ime -një këngë pafund në kërkim të Atdheut
që kurrë nuk ekzistoi! (përveç në fantazitë e mia!)
Kënga ime
-kujtimi i lënë në tokën e ëndërrave të vrame
të ëndërrave të mbytura nën peshën e valixhes
mbushur me boshllëkun e jetës së rrejshme
Peshon valixhja e rëndë -arkivol i trishtë
arkivol i trishtë i kryqëzimit tim të përditshëm!
…
Mbyllja e një shkolle , thjesht nuk është mbyllja e një godine. Është fikja e një drite. Shuarja e një shprese. Është humbja e një pjese të së ardhmes së një krahine. Sepse shkolla është zemra e fshatit. Kur pushon së rrahuri zemra, trupi fillon të vdesë ngadalë.Dhe kur mbyllet shkolla, pas saj vjen radha e gjithçkaje tjetër. Mbyllet dyqani. Mbyllet ambulanca. Mbyllet … Më pas mbyllen edhe shtëpitë. Në fund mbetet vetëm emri i fshatit në hartë dhe kujtimet e atyre që kanë jetuar dikur aty.Kjo është drama e vërtetë e Labërisë dhe e shumë krahinave të tjera shqiptare. Jo mungesa e rrugëve, jo mungesa e propagandës dhe as e premtimeve. Drama është se po ikin njerëzit. Po ikën rinia. Po ikën forca që mban gjallë një komb.Dhe një vend nuk vdes kur i shemben ndërtesat. Një vend vdes kur i largohen njerëzit. Një krahinë nuk shuhet kur i rrënohen shtëpitë. Ajo shuhet kur nuk dëgjohet më zëri i fëmijëve…
Dëgjojeni këtë për të kuptuar dhimbjen…
Kam një këngë për të kënduar
Kam një dert për të vajtuar
Një sëmundje e pashëruar
Qysh nga shekujt e kaluar
Qaj moj zemër e plagosur
Vajto ti moj nëna plakë
Mërgimi djemtë t’i ka sosur
Ikin e s’të vijnë prapë
Qan nëna me ligje plotë
Na ikën djemtë nëpër botë
O ç’është kështu o i madhi Zot
Vijnë me këmbë e vijnë pa kokë
Shqiponja u hidhërua
Për djemtë e saj azganë
Sa dhe burri qan si grua
O djem mos lini vatanë






















