Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast që lidhet me pagesën për rinovimin e librezave të Shoqatës së Invalidëve. Sipastij, ai dhe bashkëshortja e tij, të dy persona me status invaliditeti, janë paraqitur për të rinovuar librezat, por janë përballur me një tarifë më të lartë se një vit më parë.
Ai ka treguar se këtë vit duhej të paguanin 2000 lekë të reja ndërkohë që një vit më parë çmimi ishte më i ulët, 7500 lekë. Ai kërkon të dijë se me çfarë të drejte është rritur tarifa, kur invalidët përjashtohen nga shumë taksa. Qytetari kërkon transparencë mbi vendimin për ndryshimin e tarifës dhe sqarim zyrtar se mbi çfarë baze është vendosur rritja e pagesës për anëtarët e shoqatës së invalidëve.
“Dëshiroj të denoncoj një rast që lidhet me Shoqatën e Invalidëve. Shkova për të rinovuar dy librezat, timen dhe të bashkëshortes sime, pasi të dy jemi invalidë. Kur erdhi momenti i pagesës, punonjësit më njoftuan se rinovimi i të dyja librezave kushtonte 2.000 lekë të rinj.
Një vit më parë, kjo pagesë ishte dukshëm më e ulët. Dëshiroj të di se me çfarë të drejte është rritur ky çmim, kur ne, si persona me aftësi të kufizuara, përjashtohemi nga të gjitha taksat. Më parë kemi paguar 7.500 lekë të vjetër, por nuk na jepej asnjë dokument që vërtetonte pagesën.
Ndërsa sot na u dha një mandat pagese me vlerë 1.000 lekë të rinj (10.000 lekëtëvjetër). Kur e pyeta punonjësin për arsyen e rritjes së çmimit, ai më tha vetëm se tarifa ishte rritur që në muajin janar, pa më dhënë asnjë shpjegim tjetër. Kërkoj që ky rast të verifikohet dhe të na jepet një sqarim zyrtar mbi bazën ligjore të kësaj rritjeje të tarifës ”denoncon një qytetar.





















