Banka Credins mbështet fermerët shqiptarë drejt zhvillimit

553
Banka Credins mbetet në krah të fermerëve shqiptarë në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit. Përfituesit më të fundit të produkteve janë edhe 20 fermerët të cilët me mbështetjen e kësaj bankëe kanë tashmë në funksion të aktivitetit mjete e mekanika të reja, të marrë direkt nga panairi Ndërkombëtar i Europës Juglindore për mekanikën Bujqësore. 
Gjatë fjalës së tij drejtori i përgjithshëm i bankës, Maltin Korkuti, se Credins do të jetë gjithëmonë në mbështetje të fermerëve shqiptarë. “Banka Credins ka vendosur në dispozicion të të gjithë fermerëve të interesuar, produkte nga më të ndryshmet që do i shërbejnë për rritjen e prodhimit bujqësor e blegtoral”, tha Korkuti. 
I pranishëm ka qenë edhe minitri i Bujqësisë Edmiond Panariti i cili në fjalën e tij ka dhënë mbështetjen edhe vlerësimin e institucionit që ai drejton. 
“Masën e parave që do të injektohen në bujqësi ne do të përdorim fondet e garancisë, pikërisht për të stimuluar kreditimin agrar. Banka Credins do të tjetë një partnere e jona për të rritur masën e parave që do të shkojnë në bujqësi, sepse ajo ka nevojë për financim. Ky financim nuk mund të vijë vetëm nga buxheti i shtetit, por duhet të vijë kryesisht nga mekanizma të kreditimit agrar”, tha Panariti.
Sigal