Pranga 1 zyrtari të Lojërave të Fatit për “shpërdorim detyre”

497
Policia e Tiranës ka mundur të vërë në pranga përgjegjësin e Grupit në Njësinë e Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit në Tiranë, pasi më herët gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë të “arrestit me burg”. Mësohet se zyrtari në Drejtorinë e Lojërave të Fatiti 33-vjeçari Kledian Merxhani, banues në Tiranë akuzohet për shpërdorim detyre. 

Arrestimi i tij është i lidhur me hetimet e nisura në 15 prill të këtij viti nga Prokuroria e Tiranës, ku u vunë në pranga 10 inspektorë tatimesh dhe të lojërave të fatit të cilët akuzohen se kanë përfituar shuma parash kundrejt mbylljes së “syrit” përballë abuzimeve nga kompani të basteve sportive e subjekteve të ndryshme të lojërave të fatit. 
Sigal