83 % e të rinjve: Kryeministri e mban Shqipërinë jashtë BE-së

543
Sigal

 

Sondazhi : Të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria, për shkak të varfërisë, papunësisë, mungesës së perspektivës. 66 % e fëmijve duan të studiojnë jashtë vendit. EUROSTAT: 23.525 shqiptarë, në 2019 aplikuan për azil ekonomik në Europë. E duam atdheun në BE, por qeveria na ka izoluar

Anketa në 11 zona të ndryshme të Shqipërisë : 83% e të rinjve duan Shqipërinë pjesë të Bashkimit Evropian

 Rama mban vrullin e të rinjve drejt Europës

Numri i të rinjve që duan të largohen nga Shqipëria sa vjen e rritet. Kjo sepse të rinjtë duan një jetë më të mirë ndyshe nga çfarë vendi i tyre u servir. Varfëria , papunësia dhe keqqeverisja që po e çon vendin drejt humnrës ekonomike tashmë që prej më shumë se 7 vite nga partia me në krye rilindasin Kryeministrin Edi Rama ka prerë shpresat për të jetuar në Shqipëri. Për vitin 2019,  numri i azilkërkuesve shqiptarë në Europë shënoi rritje, ku sipas të dhënave të Eurostat-it, aplikuan  23,525 shqiptarë. Të rinjë e duan futjen ne Bashkimin Europian sipas raportit World Vision Albania, kjo pasi duan të zotërojnë të njëjtat të drejta e mundësi si moshatarët në BE dhe të jetojnë e gëzojnë në Atdheun e tyre si pjesë e Bashkimit Evropian .

Të rinjtë shqiptarë duan që Shqipëria të jetë pjesë Bashkimit Evropian  (BE) dhe që ata të jenë të barabartë e të kenë të njejtat mundësi, të drejta dhe detyrime si bashkëmoshatarët e tyre ne vendet e BE. Ky ishte dhe mesazhi kryesor që ata ndanë sot në në eventin final të projektit “Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane”.

Aktiviteti online ka bërë bashkë të rinj përfaqësues të 11 rajoneve ku është zbatuar ky projekt, anëtarë të komunitetit si dhe përfaqësues nga Bashkimit Evropian në Shqipëri, EU Desks pranë bashkive, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së, BB-së dhe donatorëve të tjerë (CFCU), Ëorld Vision Albania, organizatat “Albanian Center for Competitiveness and International Trade” ACIT dhe “Changing the Future” CtF.

“I kthehem titulli të këtij projekti” Building European Youth at home”, kjo shtëpia jonë e vogël Shqipëria, sot ka një sërë sfidash, më e madhja prej tyre, një proces i gjatë ringritja pas dy emergjencave të mëdha që kaq shumë kanë afektuar komunitetin ku ne jetojmë por sot ju bëj një premtim: WVA do vazhdojë të punojë fort me grupet informale të të rinjve me familjet tuaja në komunitetet tuaja dhe thirrja ime është për çdo organizatë të shoqërisë civile, institucion, donator që së bashku të ringrejmë Shqipërinë në aspektet që është goditur më shumë si në ekonomi, shërbime shoqërore, arsim dhe ju, të rinjtë padyshim që keni një rol kyç për të luajtuar, jo vetëm të jeni pjesë e zgjidhjes por dhe të na mbani përgjegjës të gjitha palëve.”-u shpreh ndër të tjera, drejtoresha e World Vision Albania, Eljona Boçe Elmazi.

“Të mbjellim shpresën tek te rinjtë, të gjithë pothuajse e shohin të ardhmen e tyre larg Shqiperisë madje pergatiten këtu per tu larguar. Ndaj thirrja jonë eshte qe çdo institucion te kujdeset për të mos e humbur këtë fuqi që ka, duke hapur vende pune, për të nxitur sipërmarrjen si dhe të krijojë programe për ti mbështetur të rinjtë që e aspirojnë arsimin gjatë gjithë jetës, punësimin, artin, sportin, kulturën etj.” – thotë Shefqeti, një i ri nga Vlora.

 

66%[1] e fëmijëve dhe të rinjve vlerësojnë që lëvizja e lirë dhe studimet jashtë vendit janë arsyet kryesore që të rinjtë do të përfitojnë nga anëtarësimi në BE

Kjo është ndër gjetjet e anketës së zhvilluar në kuadër të projektit Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane”. (Building the European future at home: youth engagement in the process) ku morën pjesë gjithsej 1335 të rinj, 11 zona të ndryshme të Shqipërisë (Bulqizë, Dibër, Durrës, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë).“Rreth 900 të rinj nga 11 rajone[2] të Shqipërisë, për 20 muaj janë përfshirë në zbatimin e aktiviteteve të projektit

 [2] Dibër, Bulqizë, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Kamzë, Elbasan, Durrës, Librazhd, Korçë and Vlorë.