Raporti i PPE dhe Europol: Pastrimi i parave në Shqipëri kërcënim për sigurinë financiare të BE

Në raportin e prezantuar në Asamblenë Parlamentare të PPE në Vjenë, si gjetje të misionit faktmbledhës në Shqipëri, eurodeputetët kanë vënë në pah përdorimin e rrjetit të patronazhistëve për të friksuar administratën, mungesën e zgjedhjeve të lira, cënimin e  lirisë së medias. PPE ngre alarmin se pastrimi i parave nuk është më një çështje vetëm shqiptare, por po infekton tregjet europiane ndaj dhe kërkohet të merren masa urgjente. Europol: Trafikuidrogës ,call center-at dhe mafia shqiptarendërkërcënimetkryesorepër BE

Raporti i PPE: Pastrimi i parave në Shqipëri jo më problem kombëtar, por kërcënim për sigurinë financiare të BE

Në raportin e prezantuar në Asamblenë Parlamentare të PPE në Vjenë, si gjetje të misionit faktmbledhës në Shqipëri, zgjedhjet ishin një ndër problemet më serioze. Eurodeputetët kanë vënë në pah, se Shqipëria ka dështuar në mbajtjen e zgjedhjeve të lira, me një parti në pushtet që abuzon me fondet publike, përdorimin e rrjetit të patronazhistëve për të friksuar administratën si dhe përfshirjen e krimit të organizuar.

Sigal

Partitë Popullore Europiane kanë miratuar një tjetër rezolutë për situatën në Shqipëri. PPE shpreh shqetësimin për rënien e demokracisë në Shqipëri, mbështet protestat qytetare dhë kërkon plotësimin e kërkesave të tyre. Rezoluta e bazuar në raportet ndërkombëtare dhe Misionin e PPE në Shqipëri kërkon marrjen e masave për garantimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri nëpërmjet një qeverie teknike apo kujdestare.

Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane ka miratuar një tjetër rezolutë pr situatën në Shqipëri. Teksa vë në dukje rënien e demokracisë, kapjen e shtetit, korrupsionin e përhapur, ndikimi kriminal, përqendrimi i pushtetit, dhe dobësimin e zbatimit të ligjit, PPE kërkojnë nëpërmjet kësaj rezolute ndryshimin e menjëhershëm të situatës.

Mungesa e një marrëveshje për një Reformë Zgjedhore minon integritetin zgjedhor, gërryen besimin publik në proceset demokratike dhe ngre shqetësime serioze në lidhje me standardet e qeverisjes demokratike.

Duke qenë se, pavarësisht shtypjes politike, presionit gjyqësor dhe arrestimeve të udhëheqësve të opozitës, opozita demokratike ka mbetur e përkushtuar për të mbrojtur pluralizmin, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë; Duke qenë se dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë po protestojnë paqësisht në mbrojtje të demokracisë, transparencës, të drejtave të pronës, mbrojtjes së mjedisit dhe sundimit të ligjit; Duke qenë se Rezoluta e Parlamentit Evropian e 17 qershorit 2026 bëri thirrje për shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe një moratorium të menjëhershëm për zhvillimin në zonat e mbrojtura derisa të sigurohet përputhshmëria me standardet mjedisore të BE-së; Duke qenë se protestuesit paqësorë janë përballur me fyerje, kërcënime, fushata shpifjesh dhe veprime ligjore; Asambleja politike e PPE Shpreh shqetësim të thellë për prapambetjen e vazhdueshme demokratike në Shqipëri, dobësimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, mbikëqyrjen parlamentare, transparencën, llogaridhënien dhe ndarjen e pushteteve.

Riafirmon se demokracia kërkon pluralizëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një ndarje të qartë midis shtetit dhe partisë, mbikëqyrje efektive parlamentare, një gjyqësor të pavarur, media të lira dhe pjesëmarrje kuptimplote të opozitës.

PPE ngre alararmin se Pastrimi I parave nuk është më një çështje vetëm Shqiptare, pasi pastrimi I parave në Shqipëri po infekton tregjet europiane ndaj dhe kërkohet të merren masa urgjente. 

Njëh angazhimin e vazhdueshëm të opozitës demokratike për të mbrojtur rendin kushtetues, liritë demokratike dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë, pavarësisht presionit dhe persekutimit të paparë politik.Partitë Popullore Europianë në këtë rezolutë kanë shprehur mbështetjen ndaj protestës një mujore të qytetarëve shqiptarë dhe kërkojnë shqyrtimin e kërkesave të tyre si dhe ndalimin e përpjekjeve për të intimiduar dhe friksuar protestuesit.

Shpreh solidaritet me mijëra qytetarë që protestojnë paqësisht dhe riafirmon se e drejta për tubim paqësor është një liri themelore demokratike. Njeh legjitimitetin e shqetësimeve dhe kërkesave të ngritura nga opozita dhe protestuesit paqësorë, duke përfshirë llogaridhënien politike, një reformë zgjedhore të vërtetë dhe gjithëpërfshirëse, një ndarje të qartë midis shtetit dhe partisë, hetim efektiv ndaj korrupsionit të nivelit të lartë, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore, shfuqizimin e legjislacionit dhe praktikave qeveritare në kundërshtim me interesin publik dhe mbrojtjen e të drejtave mjedisore, të zonave të mbrojtura, kulturore dhe të pronës.

Bazuar në gjetjet e raportit të OSBE-ODIHR, dhe garantimit të zgjedhjeve të drejta, PPE rekomandon zbatimin e kërkesës për një qeveri kujdestare a teknike, që do të rivendoste besimin e publikut dhe do të garantonte një garë të barabartë.

Në rezolutë PPE I bën thirrje Komisionit Evropian, APKE-së dhe institucioneve të BE-së të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe të sigurojnë që progresi në procesin e pranimit në BE të mbetet i lidhur fort me demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat themelore, mbrojtjen e mjedisit dhe pjesëmarrjen publike. Kjo rezolutë është bazuar mbi gjetjet e raportit të Transparency International, Raporti i Demokracisë V-Dem, Raporti Përfundimtar i ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 si dhe Misionin e Vizitave Studimore të PPE-së në Shqipëri.

Patronazhimi dhe kapja e shtetit po minojnë zgjedhjet e lira në Shqipëri

Pabarazia në zgjedhje, përfshirja e organizatave kriminale, patronazhistët, përdorimi I pushtetit nga Edi Rama e deri të blerja e votave janë sot ndër shqetësimet e çdo raporti ndërkombëtar për Shqipërinë. Në Raportin përfundimtar të Misionit faktmbledhës të PPE në Shqipëri ngrihet shqetësimi për mos mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Një pikë qendrore e tensionit aktual politik është trashëgimia e zgjedhjeve parlamentare të majit 2025. Procesi u dëmtua në thelb nga një “fushë loje thellësisht e pabarabartë” që favorizonte shumicën qeverisëse. Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR-it thekson shqetësimet në lidhje me dallimin midis institucioneve shtetërore dhe aktorëve politikë gjatë procesit zgjedhor. Vëzhguesit vunë re një fushë loje të pabarabartë, me indikacione se burimet administrative dhe strukturat institucionale mund të jenë përdorur në një mënyrë që i ka sjellë dobi shumicës qeverisëse. Raportet gjithashtu tregojnë raste të presionit mbi punonjësit publikë, raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe përdorimin e rrjeteve të patronazhit, duke ngritur pyetje në lidhje me pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare zgjedhore. Shqetësime të tjera përfshijnë akuzat për blerjen e votave, ndikim të tepruar mbi votuesit vulnerabël dhe ndikimin e supozuar të elementëve kriminalë në disa zona të vendit.

Ndalimi i TikTok nga qeveria që nga 6 marsi 2025 kufizoi disa mundësi fushate të kandidatëve.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka dokumentuar presion të konsiderueshëm mbi punonjësit publikë dhe votuesit. PDSH-ja

Ndikimi i krimit të organizuar në Zgjedhje, blerja e votave, kërcënimi votuesve dhe mosndëshkimi i krimeve zgjedhore janë një tjetër shqetësim I ngritur nga institucionet europiane.

Raporti përfundimtar i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 nxori në pah akuza të besueshme për blerjen e votave dhe përfshirjen e rrjeteve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Bashkëbiseduesit e ODIHR-it raportuan lidhje midis aktorëve politikë dhe grupeve kriminale në disa rajone, duke përfshirë Elbasanin, Fierin, Lezhën, Kukësin dhe Durrsin, ku aktorët kriminalë dyshohet se kanë frikësuar votuesit, kanë shpërndarë para ose mallra dhe kanë vepruar si zbatues de facto për kandidatët. ODIHR gjithashtu vuri në dukje se shqetësimet vazhdojnë në lidhje me efektivitetin e autoriteteve të zbatimit të ligjit në adresimin e rrjeteve të krimit të organizuar të lidhura me veprat penale zgjedhore.

Dita e zgjedhjeve, sipar raportit të Misionit të PPE-së ishte një tjetër problem, ku u faktuan shumë praktika që cenonim procesin zgjedhor.

Raporti i ODIHR-it identifikon një numër parregullsish të ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë raste të frikësimit të votuesve, shkelje të sekretit të votës, votim familjar, votim me prokurë dhe raste të blerjes së votave. Këto praktika u vlerësuan si të dëmshme për integritetin e procesit të votimit dhe si të papajtueshme me angazhimet ndërkombëtare. Në dritën e vendimit të njëanshëm të shumicës qeverisëse për të ndryshuar rregullat e komisionit të reformës territoriale në mes të procesit duke hequr barazinë dhe të drejtën e vetos së opozitës, ky zhvillim është parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH) si një formë e “inxhinierisë politike parandaluese”.

Si problem për mosmbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike, në raportin e PPE theksohet mungesa e një reforme zgjedhore që ka dështuar të realizohet që prej vitit 2012. Mungesa e një marrëveshje për një Reformë Zgjedhore minon integritetin zgjedhor, gërryen besimin publik në proceset demokratike dhe ngre shqetësime serioze në lidhje me standardet e qeverisjes demokratike.

Lidhjet e supozuara të shtetin me organizatat kriminale që kontrollojnë tregun e kokainës dhe heroinës janë një nga shqetësimet kryesore të evidentuara në Misionin faktmbledhës të PPE në Shqipëri. Shqetësimi më i fortë lidhet me fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri, që ka sjell pasoja të rënda për ekonominë me zhvlerëismin e euros.

Skandali me pastrimin e parave

PPE ngre alararmin se Pastrimi I parave nuk është më një çështje vetëm Shqiptare, pasi pastrimi I parave në Shqipëri po infekton tregjet europiane ndaj dhe kërkohet të merren masa urgjente.

Kjo nuk është thjesht një çështje e brendshme shqiptare. Duke pasur parasysh pozicionin gjeografik të Shqipërisë, perspektivën e pranimit në BE dhe integrimin në kornizat financiare dhe të lëvizshmërisë evropiane,

dobësitë në regjimin e saj kundër pastrimit të parave kanë implikime evropiane dhe ndërkombëtare.  Kapitali kriminal që është i rregulluar ose i shqyrtuar në mënyrë të pamjaftueshme në Shqipëri mund të qarkullojë lehtësisht nëpër tregjet e BE-së, duke dëmtuar integritetin financiar, duke shtrembëruar konkurrencën dhe duke paraqitur rreziqe më të gjera sigurie duke forcuar organizatat kriminale. Prandaj, çështja e pastrimit të parave në Shqipëri duhet të trajtohet si çështje e stabilitetit financiar evropian, sundimit të ligji dhe siguria kolektive, jo vetëm si një sfidë kombëtare e qeverisjes. Një tjetër dosje e raportuar, që fakton lidhjen e krimit të organizuar me institucionety qeverisëse është dosja e AKSHI-t. Në këtë episode veç abuzimit me tenderat vihet në pikpyetje edhe cenimi I të dhënave që lidhen mer NATO-n apo informacione të BE.