Kreu i KQZ, Celibashi: ‘Vet Ali, vet Kadi’, refuzon t’i heqë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës Hajdari të dënuar me burg nga SPAK

Ilirjan Celibashi ‘vet Ali vet Kadi’,  refuzon t’i heqë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në rastin e tij nuk plotësohen kushtet e parashikuara nga ligji i dekriminalizimit.

NOA

Mësohet se, ky vendim u mor pas shqyrtimit të kërkesës së ish-kandidatit të opozitës, Lefter Maliqi, i cili pretendonte se Hajdari kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit duke fshehur një dënim të mëparshëm në Greqi.Pas këtij veprimi, Kreshnik Hajdari mund të vijojë zyrtarisht të ushtrojë detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Kuçovës.“Nuk jemi në kushtet e ndalimit për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Subjekti nuk është në kushtet e ndalimit të ligjit, sipas leximit që i bëj unë si Komisioner”, deklaroi Celibashi.

Si mashtroi Celibashi për Kreshnik Hajdarin e Kuçovës, duke i hapur rrugë kandidimit me ‘cene’ penale

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi mbajti në garë kandidatin socialist, Kreshnik Hajdari, ndonëse ky i fundit rezultonte i dënuar në Greqi dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Ligji është i qartë, kushdo që ka fshehur të dhënat duhet të largohet nga detyra ose t’i ndalohet kandidimi. Ata që nuk e bëri Celibashi e bëri Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit ka nisi hetimet në 2023 për falsifikim formulari nga Kreshnik Hajdari dhe  kërkoi nga KQZ që t’i vihet në dispozicion formulari i dekriminalizimit.

Celibashi veproi me dy standarde. Kur e kishte në dorë vendimin dhe duhej të vinte në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme nuk e bëri. Kur SPAK nisi hetimet, deklaroi se ju ka vënë në dispozicion dosjen. Zgjedhjet në Kuçovë duhet të përsëriten për shkak të pavlefshmërisë së kandidaturës së fituesit.Me mbërritjen e këtij njoftimi zyrtar nga SPAK, topi kalon në fushën e KQZ-së.