Vrau me kosë fqinjin e tij për pronën, kapet pas 22 vjetësh në kërkim vlonjati

543
Pas 22 vjetësh i shpallur në kërkim Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar që akuzohet për vrasje. Sipas të dhënave zyrtare policia ka vënë në pranga shtetasin Vladimir Kamberaj, i cili akuzohet për një ngjarje të ndodhur në vitin 1995, për të cilën është dënuar me 17 vite burg.
Kamberaj kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka kryer veprën penale të “Vrasjes” pasi ka vrarë me kosë fqinjin e tij, shtetasin D.B., për motive pronësie.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në dalje të qytetit të Vlorës.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare, ka përdorur edhe identitetin tjetër si Arqile Muçi.
Po kryhen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.
Sigal