Ilmi Qazimi: Latif Fudulli dhe vdekja e mistershme e tij, inxhinjeri, shkrimtari dhe pasionanti i shquar i artit në pak vite jetë

15
Sigal

Latif Fudulli lindi në fshatin Cepan të Skraparit më 17.01.1940. Ende në Cepan dhe në Skrapar zjen dhe zgjohet herë pas here një histori e ccuditeshme që i ngjan një legjende që e vërteta ende nuk dihet, një tymnajë e vazhdushme ngrihet herë pas here, por dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë përgjigje si vdiq dhe pse vdiq djaloshi 27 vjeccar që kishte lënë emër të madh në inteligjencën shqiptare si një inxhinjer i zoti në përmasa shkencëtari, si një letrar i talentuar dhe njohës i shumë gjuhëve që premtonte shumë dhe do ishte një zë në letërsinë shqiptare. Me gjith dhimbjen e madhe dhe të papritur brënda një misteri, familja dhe të afërmit në këto 40 vite bënë të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur këtë enigmë, por edhe sot e kësaj dite asnjë përgjigje nga të gjitha instancat shtetërore. Vetëm një gjë dihet që në familjen  Fudulli sollën një arkivol pa u hapur me motivacionin : VDIQ. Familja edhe soti i bën një apel instancave shtetërore, dhe gjith shoqërisë për të kontribuar për zgjidhjen e kësaj engme që akoma nuk bindemi se Latifi ka vdekur në mënyrë natyrale. Vdekja e tij është një mister.   

Le të njihemi me disa momente nga jeta dhe krijimtaria e tij.

LATIF SALI FODULLI (Pregatiti materialin i vëllai i të ndjerit ILMI QAZIMI

Lindi: 17.01.1940,Çepan;

U gjend i vdekur  : 12 .05.1967, Tepelenë;

  1. Specialist me prirje  shkencëtari në fushat :
  • Gjeologji minerare, diplomuar në Tiranë,1958;
  • Gjeologji për themelet e digave dhe tuneleve të hidrocentraleve Bistricë, Shkopet;
  • Gjeologji miniera, Kërrabë;
  • Gjeologji ndërtimi, Lushnje;
  • Gjeologji e Topografi të ndërtimit, Vlorë, Tiranë,Fier, Korçë, Pogradec;
  • Gjeologji për themelet e digave të ujrambledhësve për bujqësinë, Fier,Lushnjë, Librazhd;
  • Elektrometalurgji me ngjyra,diplomuar në Kinë,1966;
  • Elektrometalurgji e zezë,diplomuar në Kinë dhe puna për granadat e dorës në Poliçan;
  • Analizë kimiko-fizike metalesh për konstruksion armësh të këmbësorisë, (karabinë e automatik)Poliçan;
  1. Shkrimtar në  gjinitë:
  • Skicë letrare;
  • Tregim;
  • Reportazh i gjatë;
  • Reportazh i shkurtër;
  • Peizazh;
  • Fabula;
  • Vjersha ;
  • Kritikë letrare, për gjininë e poezisë, cilësinë e përkthimeve etj;
  • Skeç dhe pjesë teatrale  të  shkurtra;
  • Publicistikë;
  • Pjesë humoristike;
  1. Talent për vizatim  në  gjinitë:
  • Portrete
  • Objekte reale e  abstrakte  të  natyrave  të  ndryshme;
  • Kompozime;
  • Krijime fantaziste;
  • Karikatura ;
  • Grotesk;
  1. Talent për  aktor
  • Konkurron dhe  fiton  për  të  filluar  studimet  në Shkollën e Lartë të Arteve të Republikës  së  Shqipërisë, korrik 1961;
  • Role në skenën  e  teatrit  të  shkollës  së  mesme;
  • Pjesëmarrës në  një  nga  shfaqjet  lëvizëse  të  Ansamblit Kombëtar  të  Këngëve e të Valleve  të  Republikës  Popullore të  Shqipërisë-, gusht 1959;
  • Recitime në  gjuhën  shqipe  dhe   ruse;
  • Kritik i pjesëve të  veçanta  teatrale  të  Teatrit  të  Estradës  së  Korçës  dhe  Tiranës;
  • Fotografi personale  artistike;
  1. Sportist në  këto  lloje  sporti
  • Qendërmbrojtës dhe  portier  në  futboll;
  • Shah ,( bashkëkonkurrues me mjeshtrin kombëtar Mina Peçi);
  • Kanotazh;
  • Vozitje;
  • Pingpong;
  • Volejboll;
  • Not;
  • Rrëshqitje në  akull;
  1. Këngëtar e kritik muzike
  • Njohës dhe  amator i këngës  popullore  të  Skraparit;
  • Njohës dhe  amator i këngës ruse;
  • Njohës kritik i muzikës  së  lehtë  shqiptare;
  • Kritik i disa aspekteve  të  muzikës  operistike  kineze;
  1. Valltar
  • Njohës dhe  kërcimtar i valles  popullore  të  Shqipërisë  së  Jugut;
  • Njohës dhe  amator i pasionuar i vallzimit modern;
  1. Përkthyes
  • Materiale shkencore  prej  gjuhës  ruse;
  • Materiale folklorike , shkencore, filozofike , politike, prej  gjuhës  kineze;
  • Materiale humoristike  prej  gjuhës  angleze;
  1. Poliglot
  • Njohës i thellë i gjuhës shqipe;
  • Njohës i mirë i gjuhës ruse, në të  folur ,dëgjim, me shkrim;
  • Njohës i mirë dhe me theks  i gjuhës  kineze, në  të  folur,dëgjim, me shkrim,të qyteteve e rajoneve  ku  studioi e punoi  si  praktikant;-pesë vjet.
  • Njohës i mirë i gjuhës angleze;
  • Njohuri për  gjuhën  franceze;
  • Njohuri për  gjuhën  gjermane;
  • Njohuri për  gjuhën  esperanto;
  • Njohuri për  gjuhën  greke;
  1. Mendimtar në  fushën e  filozofisë
  • Shënime dhe   ide, kritikë  dhe  mendime  për  kapitalizmin, socializmin, komunizmin;
  • Shënime dhe ide për  politikën  shqiptare, kineze, sovjetike  të  kohës;
  1. Arkivist
  • Arkivues i letërkëmbimit në gjuhën shqipe  prej  Shqipërisë  dhe  Kinës;
  • Arkivues i letërkëmbimit në gjuhën ruse prej Kinës;
  • Arkivues i letërkëmbimit në gjuhën kineze prej Kinës;
  • Mbajtës sistematik i ditarit personal, vitet 1955-1966.

Të gjithë titujt dhe nëntitujt argumentohen me foto, dëshmi gojore (të shkruara), dëshmi dokumentare shtetërore e individuale, facsimile të dorëshkrimeve të Latifit, relikte të ndryshme etj. nga tre burime. Ky material është përgatitur nga Qemal Koxhaj e Ilmi Qazimi, në Tiranë, shtator 2009.

Këngët e popullit tim

Fillova dhe mbarova  se lexuari mbrëmë “Këngë të Luftës N.Çl…”

Ç’ këngë të bukura që shkruan populli :

            “Njëzetë e ca ditë luftë në Tiranë

             të keqen e emrit moj Brigadë e Parë” (!!!)

Rrallë e përdor populli ynë 12 rrokshin, por bukur ama! Përdor 12 rrokësh 6+6 si dhe 8+4) (ky i fundit është më luftarak). Me sa duket kryesisht populli preferon tetërrokshin :

            “Thonë urdhër nga Berlini,

            thonë urdhër nga Hitleri,

            po s’e di gjerman mavria,

            se ç’ urdhër ka dhënë Enveri”…

Vargje të habitëshme nga çdo pikpamje. Gjashtë rrokshin populli e përdor pak. Më vjen keq që vëllimi është jo i madh. Unë di plot këngë që këndohen në Skrapar që nuk i përmbledh vëllimi. Dhe ç’ këngë se!? Populli është i mrekullushëm: ai prek çdo anë të jetës, çdo ngjarje me rëndësi dhe ka një mënyrë shumë të bukur shtjellimi. Stilin e ka për ta adhuruar, kryesisht kur u drejtohet personazheve drejt për drejt:

            “O  Enver, o Yll o dritë”.

Më pëlqyen më tepër këngët e Leskovikut e të Pogradecit.

Kam bindjen e thellë  se populli ynë  është i pashterueshëm. Ai është artist nga natyra. Me që ra fjala, dua të them diçka: Kur u krijua Ansambli i Këngëve dhe i Valleve shqetësohesha se ku do të  gjente ai material për të siguruar ekzistencën(!!). Tani jam plotësisht i bindur, nga që kam vënë re mirë, krahinat e ndryshme fshehin  pasurira e polifonira të çmuara  në këngë, që ne nuk i njohim fare. Duhet jetuar me popullin për t’i kapur ato. Ansamblin e dua shumë. Nuk lë  numër të tij pa parë. Jo vetëm këngët popullore, por edhe vallet më pëlqejnë shumë… (2 tetor 1963)

 

Nëna më lindi dhe më mëson

 

nëna më lindi të rritem si molla

në ajër të pastër,në rreze të ngrohta.

të luaj, të qesh, të jem krejt i lumtur,

të shkoj në shkollë të bëhem inxhinier,

të ndërtoj fabrika, të bëj ndonjë çpikje,

të thinjem me nder, me grua, me fëmijë

dhe të vdes rehat me plot të dashur pranë.

po nëna e di: një qen vjen vërdallë

dhe qeni kafshon të mirë e të liq,

ndaj më thotë t’i mësoj të gjitha

të luaj,të qesh, të bredh, të këndoj,

Si mbillet pambuku,malet si të çpoj,

Ligjet e vargut që vjersha të shkruaj

dhe pjesët e armës, atdheun të ruaj.

 

 

Dëshirë

 

Ja një tabelë emulacioni:

“Luftojmë për dyqind për qind”.

nga një dëshirë që më lind

më mbyt të tërin emocioni,

Sikur kjo fjalëza “luftim”

të mos kish tjetër kuptim?!

 

 

 

Hënë, mos u skuq

 

Ti mos u skuq, e bukur hënë,

Sepse më bën të shoh trishtuar.

më bje ndër mend, mistiku plak:

dikur i ngrysur pat treguar

Hën’ e skuqur tregon gjak!

 

 

 

Gjuhës sime *)

 

nuk di më shumë pse e dua

pse është gjuh’ e kombit tim,

apo pse m’i tregon të gjitha

Çdo ndjenjë brenda, çdo mendim?

dua ta kap e ta ngre lart,

të pyes këdo me krenari:

“më thuaj mik a s’është art,

a s’tingëllon si poezi?”

 

*) është fjala për gjuhën shqipe

1

Turbullim i kotë

-Skicë marrë nga libri” “Dashuri në detin e frikës”

Sapo u ula në karrike,mbështeta brylat mbi tryezë, mjekrën -midis pëllëmbëvet, dhe hodha sytë andej nga dalin pjatat. Për një cast mbeta me sy hapur:te banaku pranë kuzhinës, qëndronte më këmbë një bukuri e jashtëzakonëshme me fustan të zi dhe përparse të bardhë.Besoj nuk më ka zënë syri kurrë kamerjere aq të bukur.Kish kryqëzuar duart në krahëror dhe, me që vështrimin e kishte përqendruar në ajër, pa ndonjë qëllim të jepte përshtypjen se mendohesh. Ishte një sygështenjë topolake, me faqe të kuqe e flokë të dendura derdhur supeve; e thjeshtë, e freskët dhe e pa djallëzuar. I kisha ngulur sytë në heshtje dhe as që më shkonte ndërmend për të ngrënë. Në fillim s’më vuri re, por pastaj u përmend dhe u afrua me hap të lehtë pak e turbulluar.
– Ç’urdhëroni? (ja dhe zëri i saj i butë si kadife dhe i ëmbël si një blegërimë qëngji). Në të tilla raste ekzistojnë mundsitë për t’u bërë qesharak në sy të të tjerëve, mbasi mendja është gjetkë.

Përgjigjesh tepër vonë duke dhënë përshtypjen e hutaqit ose nxitohesh që të përgjigjesh shpejt dhe në fund të belbëzosh fjalë pa kuptim. Këtë e dija prandaj e mblodha veten menjëherë.

– Një makaronë dhe një mish me qepë.

– Makaronat me mish, apo pa mish? Më shpëtoi një buzëqeshje.Ata të qyteteve të mëdhenj zakonisht nuk e bëjnë një pyetje të tillë.Pjata si këto të mijat shumë rrallë kërkohen të dyja me mish.

– Makaronat i dua pa mish. Buzëqeshi lehtë edhe ajo dhe u largua në drejtim të kuzhinës, ndërsa unë fillova të mendoj.Me gjithëmend më kish bërë përshtypje, ajo vajzë e re që m’u shfaq papandehur si një lulëkuqe mali në këtë qytet të vogël krahinor!? Kur pruri pjatat u vështruam sy ndër sy dhe i buzëqeshëm njeri-tjetrit.Edhe ajo, si unë,i dha buzëqeshjes një kuptim, pra u pëlqyem. (Një fytyrë e re në këto qytete sado e zakonëshme të jetë, bie në sy menjëherë dhe shpesh lë përshtypje). Mbasi mbarova së ngrëni erdhi përsëri teksa unë shtira dorën në xhepin ku mbaja të hollat, ajo kapi kanën e ujit dhe më pyeti shkurt e thjeshtë sikur të njiheshim prej kohësh.

– Ta marr?

– Posi, posi, mua tani nuk më pihet ujë. E shpuri kanën në një tavolinë më tutje dhe u mat të largohej por mbasi i thashë se do të paguaja u kthye menjëherë dhe qëndroi më këmbë kundruall meje pa folur.

– Të thyera nuk kam, por edhe sikur të kisha nuk do t’ua jepja sepse po shkoj me lejë dhe kam shumë nevojë për to, – po i shpjegohesha sinqerisht pa u ngutur, mirëpo u habita shumë kur ngrita sytë dhe e vështrova në fytyrë : ajo kish kohë që ishte turbulluar dhe ish skuqur gjer te veshët. Nga fjalët e para dhe kur monedha e pathyer në dorën tonë, mendja i kishte fluturuar kushedi se ku me shpejtësinë e rrufesë dhe me po atë shpejtësi, ai mendim i errët e kish pushtuar të tërën. Kur dëgjoi shpjegimin deri në fund e kuptoi se kish gabuar nga nxitimi por e turbullonte shumë fakti që ishte turbulluar kot. E pyeta sa duhej paguar por nuk m’u përgjegj. Nuk mundi të përgjigjesh, si duket. Kish pësuar atë, së cilës unë i isha ruajtur në fillim. Me qëllim vendosa të hesht. Dihet se heshtja në këto momente është torturë. Qëndroi ashtu nja një minutë dhe më në fund gjeti një zgjidhje : u shti sikur s’kish të shkoqura në xhep dhe u drejtua nga banaku për t’i dhënë kohë vetes që të qetësohej. Trembesh se mos binte në sy kjo vonesë, prandaj u nxitua të kthehesh pa e mbledhur veten mirë me një tufë kartmonedhash dhjetëshe, pesëdhjetëshe e qindëshe në dorë.

– Tridhjetë e tre, dyzet e pesë, pesëdhjetë…jo… tridhjetë e tre… tridhjetë… dhe përsëri i hipi të kuqtë në fytyrë e duart filluan t’i dridheshin.Këtë rradhë vendosa ta ndihmoj. – Tridhjetë e tre, bën gjella me mish, sa bëjnë makaronat?

– Dymbëdhjetë, mezi belbëzoi. – Do me thënë dyzetepesë, e katër bukë, dyzetë e nëntë. Ju do të më ktheni mua katërqindëshe e një pesëdhjetëshe. Më ktheu kusurin me nxitim dhe u largua e turpëruar. Vetëm atëherë vura re se edhe mua më digjeshin pakëz faqet. ( 25.11.1960, Çepan )