Dr. Zekri Palushi: Si duhet ta kuptojmë dhe trajtojmë diabetin e sheqerit, të tipit 2?

313
Sigal

Dr. Zekri Palushi (MD), Australi

 

Trupi i diabetikëve zhvillon një rrezistencë progresive ndaj insulines, e për pasojë, nuk është ne gjendje që ta përdorë atë me efikacitetin e duhur. Në këto rrethana, pankreasit i duhet që të sforcohet edhe më shumë, për të rritur prodhimin e sasisë së insulinës, dhe ky sforcim, me kalimin e kohës, çon në dëmtimin e qelizave pankreatike, që mund të progresojë deri në atë fazë, kur pankreasi s’do të jetë aspak në gjendje, të prodhojë më insulinë.

Në Australi, (ku në çdo 3 njerëz, 2 janë obez, apo mbi-peshë), -çdo vit, diagnostikohen mbi 100.000 të sëmurë me diabet të tipit 2, -dhe afërsish, 85% e diabetikëve, janë tip 2.

Pra, siç shihet, obeziteti, (sidomos dhjami i grumbulluar në bark, apo visceral adiposity), është një rrisk-faktor mjaft i shpeshtë, shkaktues i diabetit të tipit 2. Ky është aq i rëndësishëm, sa në praktikën e përditshme klinike, ka marrë emrin DIABEZITY, (pra, obezitet i shoqëruar me diabet), që në vet-vehte, çon në të ashtquajturën: Rrezistencë ndaj insulinës, (insulin resistance). Prandaj, menaxhimi i peshës, në të sëmurët diabetik, konsiderohet po aq i rëndësishëm, sa edhe menaxhimi i glicemisë (sheqerit), në gjak.

Atëherë, çfarë është diabeti tip 2 (T2D)?

Është një sëmundje kronike progresive, që prek zakonisht njerëzit obezë, dhe inaktivë, të moshave mbi 40 vjeçare, e që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës (sheqerit) në gjak. Kjo ndodh për arsye se në këto raste, trupi i njeriut ose nuk mund të reagojë siç duhet ndaj insulinës, ose nuk mund të prodhojë aqsa duhet insulinë.

Çfarë është GLUKOZA? -Është sheqer, që e marrim me ushqimet e përditshme që ne, hamë e pimë, si psh: buka, makaronat, orizi, qumshti, kosi, frutat, groshët, bizelet, thierzat, drithrat, patatet, pijet freskuese energjetike, etj etj. Pra, të gjitha këto, kanë një përmbajtje të lartë karbohidratesh, që gjatë procesit të tretjes në trupin tonë, shëndrrohen në glukozë, të cilën, qelizat e trupit tonë, e përdorin si karburant për energji. Por, për të hyrë në qelizë, glukozës i duhet  INSULINA, një hormon që prodhohet në pankreas, dhe çlirohet gjatë ngrënjes.

Siç e thamë, -trupi i diabetikëve zhvillon një rrezistencë progresive ndaj insulines, e për pasojë, nuk është ne gjendje që ta përdorë atë me efikacitetin e duhur. Në këto rrethana, pankreasit i duhet që të sforcohet edhe më shumë, për të rritur prodhimin e sasisë së insulinës, dhe ky sforcim, me kalimin e kohës, çon në dëmtimin e qelizave pankreatike, që mund të progresojë deri në atë fazë, kur pankreasi s’do të jetë aspak në gjendje, të prodhojë më insulinë.

Dhe kur insulina nuk përdoret me efikasitetin e duhur, apo nuk prodhohet më, atëherë, edhe glukoza, nuk mund të hyjë në qeliza, e si rrjedhojë, qelizat trupore, do të vuajnë për energji, ndërkohë që glukoza do të grumbullohet në qarkullimin e gjakut.

Sa për ilustri:, Insulinën duhet ta imagjinojmë si një “çelës”, që glukoza e përdor, për të hyrë brenda qelizave, -ndërkohë që “bravat e dyerve të qelizave” në diabetikë janë disi të “ndryshkura”, dhe sa më të ndryshkura që të jenë këto brava, aq më pak hapen dyert, e si rrjedhojë, aq më pak glukozë futet në qelizë. Pra, në këtë rast, një sasi shumë e vogël glukoze hyn në qeliza, dhe përdoret prej tyre, ndërkohë që pjesa më e madhe e saj, mbetet në qarkullimin e gjakut, me efekte mjaft negative.

Pamundësia e glukozës për ta përdorë insulinën me efektivitet për t’u futur në qeliza, e detyron trupin që të mbështetet në burime energjie alternative, (në indet, muskujt, dhe organet).

Ky është një veprim zinxhirë, që dalëngadalë, në mënyrë progresive, shkakton një varietet shenjash si: Uri të vazhdueshme, lodhje, mungesë enegjishë, etje të theksuar, urinime të shpeshta, shikim të turbullt, dhimbje therëse, mizërime, mpirje të duarve, apo këmbëve; ankesa që keqësohen me progresimin e sëmundjes, dhe nëse nivelet e sheqerit në gjak, kanë qenë për një kohë të gjatë, të larta, atëherë mund të kemi edhe komplikacione më serioze, si: Probleme me shikimin (retinopati diabetike), probleme të veshkave (nefropati diabetike), -ndjesi mpirëse në ekstremitete (neuropati), probleme me mishin e dhëmbëve, (gingivite), infarkte të zemrës, insulte cerebrale, dhe infeksione të ndryshme të lëkurës, që shërohen me shumë vështirësi.

Duhet të themi se përveç moshës, pra, ) mbi 40 vjeçare), –mënyrës së jetesës, (lifestyle choices), që janë tipike për zhvillimin e diabetit të tipit 2, një rol të madh luan edhe predizpozicioni gjenetik familjar, si për të zhvilluar diabet, ashtu për të pasur mbi-peshë trupore, apo obezitet, që në vet-vehte, shton rriskun e rrezistencës ndaj insulinës, e si rezultat, shkakton edhe diabetin e tipit 2.

Për të konfirmuar diagnozën e diabetit të tipit 2, përveç shenjave klinike që përmendëm më lart, do të na duhet që të bëjmë edhe këto tre analiza gjaku:

*Gjak Glukozë, -(esull, pra për 8 orë, as nuk hahet, e as nuk pihet). Shkohet tek laboratori, le të themi, në orën 8:00 të mëngjesit, ku ju marrin gjakun, dhe pastaj, punonjësit e laboratorit, ju japin një pije me sheqer, (zakonisht përdoret 75 gram solucion glukoze), dhe pas 2 orësh, përsëri ju marrin gjak. Kjo analizë quhet *OGTT (Oral Glucozë Tolerancë Test). Ndërsa, analiza e tretë është *HbA1c (Hemoglobina e glukozuar), për të cilën, gjaku mund t’ju merret në çdo kohë, dhe s’është e nevojshme që të jeni esull. (HbA1c rreflekton mesataren e nivelit të sheqerit, që ju keni patur në gjak, gjatë 10-12 javëve të fundit).

-Si mund ta menaxhoni diabetin tip 2?

Në këtë artikull, nuk do të flasim për mjekimin farmakologjik të kësaj sëmundje, -sepse, tashmë ka mjaft punime shkencore, që vërtetojnë se jo gjithmonë është e nevojshme që të përdoren ilaçe për të kontrolluar sheqerin në gjak, -aq më tepër, kur këtë mund ta bëjmë shumë më mirë, nëpërmjet marrjes së ushqimeve të duhura, bimëve mjekësore, rënjes në peshë, dhe aktiviteteve fizike. Me këto masa, jo vetëm që mund të ngadalësojmë shumë progresin e kësaj sëmundje, por edhe mund ta ç’bëjmë atë; një gjë mjaft e mirë që do të thotë se diabetikët, mund t’i shmangen jo vetëm sëmundjes, por edhe komplikacioneve të saj: si dëmtimin e syve, veshkave, zemrës, trurit, enëve të gjakut, dhe fijeve nervore.

Atëherë: nëse një ditë do të diagnostikoheni me diabet, tip 2, mos u dëshpëroni! Fillojeni mjekimin nga vetja! Nëse pini duhan, stopojeni atë menjëherë; nëse përdorni pije alkolike kufizojeni në maksimum marrjen e tyre, dhe kthehuni jetës aktive, dhe përmirësoni mënyrën e të ushqyerit, me moton se: “nuk është e rëndësishme vetëm çfarë hani, por edhe kur hani”!

Për ta ri-kthyer mbrapsht këtë proces, -ju këshilloj që të bisedoni edhe me specialisët e mjekësisë herbale, në lidhje me marrjen e: TUMERIC; GINGER; CINNAMON; Olive Leaf Extracts; Berries; Black seed (Nigella Sativa; Spirulina; Bereberine), -që kanë një efekt të shkëlqyer në drejtim të uljes së rezistencës së insulinës deri në normalizimin e saj të plotë.

*Ngrënia e mëngjesit para orës 8:00, dhe e darkës, para orës 19:00, -ulin rriskun e zhvillimit të diabetit. (Ndërsa, ngënia e mëngjezit pas orës 9:00, -shton rriskun e diabetit deri në 59%).

Dhe hallka më e rëndësishme, në menaxhimin e kësaj sëmundjeje, sigurisht që janë ushqimet e përditshme. Zgjedhja e ushqimeve me sa më pak karbohidrate/sheqerna, do të kishte efekte jashtëzakonisht të favorshme.

*Karbohiratet, së bashku me Proteinat dhe Yndyrnat, janë një nga tre MAKRONUTRIENTËT, për të cilat, trupi ynë ka nevojë që t’i marrë nëpërmjet ushqimeve të përditshme.

Karbohidratet gjenden në ushqime të ndryshme, si në patatet, bukën, qumshtin, e deri tek makaronat, orizi, pijet freskuese të sheqerosura, keket e ndryshme, etj.

Tipet kryesore të karbohidrateve janë:

*Karbohidratet e thjeshta (sheqerna natyrale/simple carbs), që janë të ndërtuara vetëm nga një apo dy molekula sheqeri, e që gjinden në fruta dhe qumësht, dhe sheqerna të lirë ( ‘free sugars’), që mund të jenë të hedhura në ushqime, si psh në kekna apo ëmbëlsira të ndryshme, në lëngje të ndryshme frutash (fruit juice), mjaltë, dhe shirupe. Sheqernat e thjeshtë treten shpejt, dhe çojnë energji të menjëhershme (në formë glukoze) në qarkullimin e gjakut.

*Karbohidratet komplekse (complex carbs/starches), janë të ndërtuara, nga zingjirë më të gjatë të molekulave të sheqerit. Edhe këto gjinden në patate, bukë, oriz, makarona, -(pra grupi i t’ashtquajturës starchy food). Ky grup karbohidratesh tretet më ngadalë, dhe si rezultat, thuhet se përbëjnë një burim më të qëndrueshëm energjie.

*Fibrat (fibre). Edhe këto janë një formë e rëndësishme karbohidratesh (sheqernash). Në format e shkrijshme (solubile) të tij, gjenden në tërshërë, elb, karrota, rrepë, qepë, hutër, tumerik, gjingjër, etj., që futen në grupin e root vegetables, si dhe, në disa fruta.

Ndërsa fibrat e pa-tretshme (insoluble), gjenden në elb, bullgur, orizin e zi, orizin kaf, orizin e kuq etj., që futen në grupin wholegrains, si dhe në lëkurët e zarzavateve, në bajame, arra, lajthi,dhe fara të ndryshme, dhe mund të ndihmojnë shumë, në reduktimin e rriskut ndaj sëmundjeve të zemrës, dhe goditjeve të trurit. Po kështu, ushqimet me përmbajtje fibrash, janë suportuese të aparatit intenstinal.

Përsa i përket zgjedhjes së një diete të përshtatshme, me nivel sa më të ultë karbohidratesh, unë do t’ju sugjeroja të konsultoheni me një dietolog, apo një edukator diabeti, (ndoshta dieta, do të ishte ajo që unë preferoj), ndryshe ky artikull do të ishte tepër i gjatë, dhe i bezdisshëm për t’u lexuar, -por në këtë rast e shoh të arsyeshme që t’i kthehem edhe pak insulinës, kur dihet se mbi 80 milion Amerikan vuajnë sot nga rezistenca ndaj saj, (insulin resistance; një gjendje që gjatë një përiudhe 10-vjeçare, (pa ditur dhe kuptuar fare), -mund të përfundojë në diabet.

Pra, siç thamë edhe më sipër, insulina është një hormon, që u jep urdhër, apo mesazh qelizave që të hapen, dhe të marrin nga gjaku glukozën, ta fusin brenda tyre, për ta përdorur si burim energjie, ndërkohë, për shkak të rrezistencës së krijuar ndaj insulinës, qelizat nuk e përfillin këtë “urdhër”. Kjo e detyron pankreasin të shtojë prodhimin e insulinës, në mënyrë që t’i detyrojë “forcërisht” qelizat për t’u “hapur”, por edhe kjo s’punon, -kështu që edhe prodhimi i insulinës shkon duke u rritur; gjë që shkakton shtim në peshë, m’plakje të parakohshme, rritje të tensionit të gjakut, dëmtime të zemrës, dhe shtim të rriskut për sëmundje kanceroze, e sigurisht, çon edhe në shfaqjen përfundimtare të diabetit tip 2.

Për ta ri-kthyer mbrapsht këtë proces, -ju këshilloj që të bisedoni edhe me specialisët e mjekësisë herbale, në lidhje me marrjen e: TUMERIC; GINGER; CINNAMON; Olive Leaf Extracts; Berries; Black seed (Nigella Sativa; Spirulina; Bereberine), -që kanë një efekt të shkëlqyer në drejtim të uljes së rezistencës së insulinës deri në normalizimin e saj të plotë.

*Në këtë drejtim, do tju sygjeroja jo vetëm diabetikëve, prediabetikëve, dhe personave me rezistencë insulinike (diagnozë, që përcaktohet duke u bazuar në interpertimin e shifrave të glukozës në gjak. Pra: pra në këto raste doktori juaj mund t’ju tregojë nëse ju keni: Rezistencë insulinike, gjendje pre-diabetike, apo bash diabet tip 2), por edhe gjithkujt tjetër, që të marrin çdo ditë BENFOTAMINE, 500 mg, e cila, s’është gjë tjetër, veçse një version i vitaminës B1, por në këtë rast është e shkrirë në vaj, (pra nga water-soluble, është kthyer në fat-soluble), -me një veprim të jashtzakonshëm në menaxhimin e resistencës ndaj insulinës, në diabetin tip 2.

Po e mbyll këtë shkrim me një paragraf përmbledhës, dhe inkurajues. Pra, nëse një ditë do të diagnostikoheni me diabet tip 2, fillimisht mos u dëshpëroni, por mblidheni vehten, dhe nëse pini duhan, stopojeni atë, nëse pini alkol, kufizojeni atë në maksimum, dhe pastaj mos hezitoni aspak që të konsultoheni me mjekun tuaj, me edukatorët e diabetit, dietologët, farmacistat, herbalistat (specialistët e bimëve mjekësore), optometristë, dhe podiatristë (specialist që trajton probleme të këmbëve). Megjithatë vet-kujdesi, dieta me shumë pak karbohidrate, (edhe yndyrnat s’duhet të braktisen, por e rëndësishme është që të dini të perzgjedhni tipe yndyrnash të përshtateshme, veçanërisht, ata yndyrna që përmbajnë omega-3 fatty acids, si: tuna, sardele, salmon, mackerel, halibut, cod, flax seeds, vaj ulliri, bajame, arra, avokado,dhe njëherësh, mundohuni që me çdo kusht, të shmangni ushqimet e procesuara. Ata përmbajnë me shumicë sheqer, dhe karbohidrate të tjera të rafinuara. Marrja e bimëve mjekësore të rrekomanduara më sipër, si dhe rikthimi në një jetë aktive fizike, -jo vetëm që do t’ju shërojë nga diabeti, (bile pa nevojën e marrjes së ilaçeve anti-diabetikë), por edhe do t’ju zgjasë jetën, e t’ju bëjë krenar për çfarë keni arritur me vullnetin tuaj.

*Kurrë mos harroni se: “Suksesi është rrezultat i sforcimeve tona të vogla, që i përsërisim çdo ditë”.