Prof. Dr Ago Nezha: Himara është Labëri, jo Greqi

129
Sigal

Zhurmnaja e ndezur nga qarqe shoviniste aleate, brenda dhe jashtë kufirit për krahinën e Himarës, duke e quajtur etni greke, nuk është një risi e Belerit.

Himara është Labëri, jo Greqi

 -Qeveritë tona nuk kanë mbajtur qëndrime parimore, por kanë toleruar dhe lejuar që të hyjnë e dalin në Himarë, deputet të Parlamentit grek, kryeministra dhe ministra si në shtëpinë e tyre.

– Synimet e fqinjit jugor për ta helenizuar Himarën, kanë qenë permanente.

. Sentenca e njohur antilabe e Napolon Zervës, se: “ Le të ketë një çik Shqipëri, por mos të ketë Labëri” ka prevaluar në të gjitha fushatat zgjedhore për pushtetin vendor.

Jo rastësisht Shoqata Labëria Kuvendin e saj të Tretë e bëri në 7 Maj të vitit 2005 në Himarë, për t’u thënë himarjotëve dhe sejmenëve të tyre se Himara është Labëri.

– Himara atë ditë ishte mbushur me parulla në gjuhën greke, që shkruanin: “Poshtë Labëria”, “Himara është Greqi”, “Himara nuk është Labëri”

Le të kujtojmë “Marrëveshjen për shitjen e detit Greqisë”, nga qeveria Berisha.

– Znj. Elva Margariti, që s’ka denjuar të jap përgjigje deri më sot.

Rezolutës së Shoqatës ku kanë firmosur Kadare dhe Qose për këngën labe.

 Prof. Dr Ago Nezha

 Zhurmnaja aktuale

 Zhurmnaja e ndezur nga qarqe shoviniste aleate, brenda dhe jashtë kufirit  për krahinën e Himarës, duke e quajtur etni greke, nuk është një risi e Belerit, ka vite që përplaset si valët e detit në të dy brigjet e Jonit dhe prej vitesh vjen rrotull me batica e zbatica në elikën e politikës midis fqinjëve. Ajo në vite ka marrë trajta dhe forma si shprehje individësh, politikanësh, herë, herë grupesh ekstremiste dhe së fundi, prononcime të ndërsjella midis kryetarëve të shteteve. Deklarimi dhe shpërthimi i kandidatit për Kryetar Bashkie të qytetit të Himarës Fredi Beleri, se Himara është etni greke, nuk është as e re e as e papritur për opinionin shqiptar, por një ritual që është përsëritur prej shumë aktorëve antikombëtar në momente të ndryshme historike. Ajo që të indinjon dhe të revolton nga kjo sjellje, është se qeveritë tona nuk kanë mbajtur qëndrime parimore, por kanë toleruar dhe lejuar që të hyjnë e dalin në Himarë, deputet të Parlamentit grek, kryeministra dhe ministra si në shtëpinë e tyre dhe janë sjellur si zot shtëpie, pa u shqetësuar nga organet tona ligjvënëse. Ku e gjen të drejtën Kryeministri grek Micotaqis që të shantazhojë dhe ndërhyjë në punët e brendshme të vendit tonë, si të jetë padroni ynë? Është rasti të përgëzojmë drejtësinë për qëndrimin institucional, duke mos lejuar politikën të diktojë mbi ligjin për çështjen e ndalimit të Belerit nga organet e drejtësisë. Instiktivisht më lind pyetja:- Këta intelektual janë të uritur, të shitur,të grabitur, apo paraja “pa dashur” u është ngjitur.

Veprime që bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë

Veprimet dhe qëndrimet e Belerit janë të mëkuara nga qeveria greke, që vazhdimisht ka pohuar nëpërmjet Ministrisë së Jashtme se në Himarë ka pakica të komunitetit grek. Mos harrojmë se historia përsëritet në formë spiraleje, duke e ngritur stekën sa më lart se veprimet dhe qëndrimet e qeverive shqiptare nuk kanë qenë komplementare, duke mos pasur paritet me ato greke, por kanë toleruar duke u pajtuar apo neglizhuar agresionin ideologjik të Greqisë. Synimet e fqinjit jugor për ta helenizuar Himarën, kanë qenë permanente, duke synuar jo vetëm drejtimin, se për shumë kohë himarjotët nuk i shikonin televizionet shqiptare dhe se dëgjonin zërin e Radio-Tiranës. Mos harrojmë se synimet e Greqisë për Himarën janë realizuar aktualisht me aleatin historik Sali Berishën, për të realizuar qëllimet e tyre djallëzore, me etjen e shfrenuar për pushtet. Sentenca e njohur antilabe e Napolon Zervës, se: “ Le të ketë një çik Shqipëri, por mos të ketë Labëri” ka prevaluar në të gjitha fushatat zgjedhore për pushtetin vendor dhe për një legjislacion kishim në krye të Bashkisë të Himarës Vasil Bollanon e OMONIES, të aleatit shpirtëror të Partisë Demokratike. S’është as e re as e papritur kjo situatë, që u krijua me Fredi Belerin, veçse një kopje e fushatave zgjedhore paraardhëse. Populli thotë: “ ç’të mbjellësh do të korrësh”. Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, ka 30 vjet që përballet me fenomenin e synimit për greqizimin e Himarës  dhe denigrimin e të drejtave të çamëve, që u përzunë me dhunë nga trojet e tyre. Greqisë si mjaftoi krahina e Çamërisë, që e mori duke përdorur gjenocid monstruoz, por do dhe Himarën, e ndoshta i shtohet oreksi e kërkon gjithë krahinat e fesë kristiane. Aleatët i ka siguruar, çiftin e kryqëzuar të “djathtë”  e të “majtë”, Berisha-Meta, por ka harruar se historia ka treguar, jo më kot Zerva është frikësuar, se Labëria është vështirë për t’u kompromentuar.

Shoqata Labëria dhe Kuvendi i saj i Tretë

Jo rastësisht Shoqata Labëria Kuvendin e saj të Tretë e bëri në 7 Maj të vitit 2005 në Himarë, për t’u thënë himarjotëve dhe sejmenëve të tyre se Himara është Labëri, nuk është Greqi. Por ndodhi ajo që pritej. Kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, nuk na lejoi ta zhvillonim kuvendin në sallat e institucionit të Bashkisë dhe u detyruam ta realizonim në një lokal privat të një labi nga Treblova e Vlorës. Me gjithë se ishte i ftuar për të marrë pjesë në Kuvend, i kërkuam takim bashkë me një ministër të Partisë Demokratike Hasan Halilin, na fshihesh skutave  dhe kur e takuam rastësisht, edhe pse Hasani i tha që Ti je zgjedhur edhe me votat e Partisë Demokratike, ai refuzoi dhe u largua si një hajdut ordiner, pa na përshëndetur. Atmosfera ishte rrënqethëse. Himara ishte mbushur me parulla në gjuhën greke, në gjithë fasadat e mureve të shtëpive, që shkruanin: “Poshtë Labëria”, “Himara është Greqi”, “Himara nuk është Labëri” “ Labëria s’ka vend në Himarë”, etj. Kjo situatë kondraverse nuk shqetësoi as partitë politike dhe as qeverinë që në heshtje i miratonte veprimet e Bollanos. Aleati shpirtëror Berisha, kur vinte në Himarë, veçanërisht në sezonin veror, për treguar dashurinë, besnikërinë dhe përkrahjen institucionale ndaj Greqisë, vishte një këmishë kolor, me ngjyrat dhe dekorin e flamurit grek. Mua më ka rënë në sy, dikujt i është dukur e pa rëndësishme. Kjo është çështje vështrimi, perceptimi, botëkuptimi dhe për refleksion, qëndrimi. Këtë nostalgji për Greqinë dhe antishqiptarinë e tij, e përsëriti edhe në zgjedhjet e 14 Majit, i përforcuar nga Meta. Partia Demokratike aleatin shpirtëror, Partinë e Lirisë, apo të anarshisë, jo vetëm që bashkëpunon, por e ka si medaljon, që propagandon. Berisha edhe kur është pyetur te miqtë e tij në televizione: “se çfarë etnie është Himara, greke apo shqiptare”, Ai është shprehur me dhelpërinë e tij, duke rrëshqitur si ngjalë politike, me togfjalëshin:” Himara është dy gjuhë folëse “. Harron Berisha se gjuha e nënës të himarjotëve, ku kryhen ritet në gëzime e hidhërime, si kënga e bukur himarjote dhe vaji, bëhen në gjuhën shqipe, ndërsa greqishtja është gjuhë tregtare, për shkëmbime mallrash me Korfuzin që e kanë përbri. Berisha ka lëshuar dhe xhevahirin tjetër se: “ Çamëria është minoritet grek”. Për analogji, po të ecim me këtë logjik, me qenë se kosovarët dinë serbisht, se kanë qenë nën Serbi, na qenka minoritet serb… Shqipëria ka disa komunitete dy gjuhëshe si arumun, egjiptian, goran etj.

Po të përdoret kjo logjikë, Shqipëria do mbetet pa shqiptar.

Kjo sjell në mënd një thënie popullore “ O laro të hëngërt tenja, e ke të keqen brenda”. Ne shqiptarët gjithmonë të keqen e kërkojmë te të huajt dhe harrojmë se jemi vetë autor dhe fajtor. Për katër vjet që ishte në krye të Bashkisë Himarës Bollanua, me Kryeministër Berishën, në Bashkinë e Himarës flitej vetëm greqisht. No koment. Sjellja e fundit në Himarë, është e përsëritur, ku karvanët me makina hyjnë e dalin pa u shqetësuar me politikanë, deputetë e qeveritarë grek, si në shtëpinë e tyre dhe ceremonitë i kryejnë në gjuhën greke, me flamuj grek, me parulla të shkruara greqisht dhe manifestimin e përcjellin mediet tona, sa që një shikues i zakonshëm i duket vetja se është në Greqi, e jo në Shqipëri. Në zëmër të Himarës ka edhe një shtëpi që valëvitet flamuri shqiptar, në ballkonin e poetit popullor, patriotit Lefter Çipa, po kamerat tona nuk e kapin dot se mos i prishin humorin “padronit”. Kjo situatë a mund të lejohet të interpretohet në Greqi nga pala shqiptare?  Sigurisht që jo. Grekët arritën deri në ekstrem duke u ndërruar emrat shqiptarëve duke shfrytëzuar varfërinë e tyre për t’i punësuar. Ndërsa çåmët nuk i lejojnë të shkojnë te varret e të parëve të tyre. A mund ta quash këtë sjellje reciprocitet?! Duhet të thërrasim fort, O zot! Ç’po na dëgjojnë veshët, e ç’po na shohin sytë, ruajna mendjen mos bëhemi të dytë. Himarën e ktheu në identitet Gjergj Goro. Ky fakt i shqetëson grekofonët “berishjano-ilirjanë”, ndaj bënë aleancën e turpshme për t’ia kaluar përsëri Himarën belerëve të “OMONIAS demokratike të lirisë”, të “Salisë dhe Ilirisë”, kjo pjellë dyshe e fatkeqësisë, që i ka vënë flakën Shqipërisë. Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria në të gjitha situatat kritike që ka kaluar vendi në vitet e pseudodemokracisë, ka qenë e para që ka denoncuar aktet antikombëtare dhe veprimet antishqiptare të forcave politike pa dallime partiake.

Le të kujtojmë “Marrëveshjen për shitjen e detit Greqisë”, nga qeveria Berisha.

Ishte Shoqata Labëria që e denoncoi publikisht në një tubim në praninë e rreth 70 shoqatave dhe e disa deputetëve duke u konsultuar me autoritete juridike brenda dhe jashtë vendit dhe efekti rezultoi pozitiv.

Polifonia labe dhe heshtja e ministres Margariti

Është Shoqata Labëria që dhe në ditët e sotme po përballet me një veprim tjetër antikombëtar lidhur me pasurinë shpirtërore të Labërisë, “polifoninë” që në UNESCO është regjistruar si “isopolifoni “, që e ka origjinën nga Sirenat greke dhe buron nga muzika kishtare bizantine. Për këtë sfidë që rrezikon identitetin lab, Shoqata Labëria organizoi një Simpozium shkencor me pjesëmarrjen e korifenjve të muzikologjisë dhe folklorit shqiptar ku kumtuan tetë etnomuzikolog, që dënojnë dhe shpjegojnë origjinën e këngës labe që siç thotë gjeniu i letrave shqipe F.S. Noli: “ Kur lëngon Shqipëria zgjohet Labëria. Dhe kur të vdes të më shoqëroni me këngë labe”. Akademiku Rexhep Qosja në  Kuvendin e Dytë të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”në Vlorë, theksoi se : “Kënga e Labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes së pandarë, i vetëdijes gjithëkombëtare shqiptare. Ajo është kënga e fuqisë morale, shpirtërore të Labërisë, e cila tash një qind vjet është faktor kryesor kombëtar, që e lëviz historinë shqiptare të Labërisë, që është bërë thelbi shqiptar.” Pra siç citova më lart dy korifenjtë e letrave shqipe, e emërtojnë, kënga labe ose labërishte dhe kjo është gjeneza e polifonisë. Ky simpozium doli me një rezolucion të miratuar me intelektualët dhe personalitetet më të shquara të vendit, nga Kadare te Qosja, që ja drejtoi Ministres së Kulturës znj. Elva Margariti, që s’ka denjuar të jap përgjigje deri më sot dhe për dijeni ju dërgua Presidentit të Republikës, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Akademisë së Shkencave për sensibilitet, por që heshtja ka pushtuar të gjitha këto institucione të larta shtetërore.

 Nuk dimë çfarë kërkon opinioni shoqëror nga Labëria më shumë se kaq?!..

 Është e vërtetë që Labëria është shquar për pushkë në luftërat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar dhe shoqëror, por Shoqata Labëria s’ka “pushkë” që të shtijë ndaj tradhtarëve modern të kohës së sotme demokratike. Gjithë këta lider, që janë në krye të institucioneve të larta shtetërore paguhen nga taksapaguesit shqiptar, ndaj kanë detyrimin ligjor pa folur moral që t’i përgjigjen një shqetësimi të tillë, që është në linjën lineare të strategjisë të antikombëtarëve të veshur me ofiqe e pushtet. Disa media të shkruara dhe elektronike si gazeta “Shqiptare”, “Panorama”, “Telegraf”  “Sot ““ Labëria” dhe Televizionet Euronews dhe News 24, janë treguar sensibël në aspektin e publikimit të kësaj tradhëtie të fshehtë të origjinës së polifonisë, që meritojnë të falënderohen publikisht nga Shoqata Labëria, për sensin kombëtar, ndërsa disa të tjera si gazeta “Tema “  dhe “Fjala”, (që si dëgjohet fjala se është e mekur), me disa gazetarucë, që janë të shitur e të paguar te Greqia, që s’dua t’u përmend emrin se më ndyjnë shkrimin, marrin në mbrojtje tjetërsimin e termit polifoni, që duhen demaskuar po publikisht. Shoqata Labëria se ka mbyllur misionin e saj, ajo ju ka kërkuar shtatë deputetëve lab që të thërrasin në interpelancë Ministren e Kulturës, Margariti, para se ta çojmë problemin në rrugë ligjore. Shpresojmë se deputetët lab që e kanë ndjeshmërinë patriotike do bëhen faktor për rrugëzgjidhjen e këtij shqetësimi që ka ngritur Shoqata Labëria në rrugë institucionale, duke e vlerësuar si një përgjegjësi mbarëkombëtare për votën që ju ka besuar populli. Polifonia nuk është pronë e Labërisë, por e gjithë Shqipërisë.