Presioni ndaj Blinken mbi dyshimet e lidhjeve të Sorosit për lëvizjet e SHBA në Ballkan

323
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

nga Joseph Clark dhe Guy Taylor – “The Washington Times”

Një Republikan kryesor në Kongresin Amerikan e vuri me shpatulla pas murit Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, të hënën, teksa i kërkoi një shpjegim se pse Departamenti i Shtetit nuk ka prodhuar prova për të mbështetur akuzat e tij për korrupsion kundër ish-Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, dikur i konsideruar një aleat i profilit të lartë i përpjekjeve të SHBA-së për të promovuar demokracinë në Ballkan.  “Për shumë njerëz, ky vendim duket se erdhi nga asgjëja,” tha Republikani. Lee Zeldin në lidhje me njoftimin e z. Blinken muajin e kaluar se z. Berisha, gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre të rritur, janë ndaluar të hyjnë në SHBA, për shkak të  “përfshirjes në korrupsion të rëndësishëm” të ish-kryeministrit. Në seancën dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, z. Blinken e mbrojti veprimin, por u mek së ofruari prova për të mbështetur pretendimin kundër z. Berisha, i cili ka bërë lajm në titujt ndërkombëtarë, duke pretenduar se lëvizja e sekretarit të shtetit kundër tij, ishte bazuar në ”keqinformime” të mbështetura nga aktivisti liberal miliarder, George Soros. Z. Zeldin u përpoq të zbulonte gjer në rrënjë këtë pretendim. “A keni pasur ndonjë komunikim ju ose dikush në emrin tuaj me z. Soros ose dikë në emër të tij,” – pyeti republikani i Nju Jorkut zotin Blinken. “Thjesht jam duke u përpjekur të sqaroj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është e vërtetë”.

“DASH nuk pranoi të jepte detaje për të mbështetur pretendimin kundër z. Berisha, kur u pyet nga “The Times” përpara botimit të artikullit të gazetës më 28 maj, bazuar në intervistën me ish-kryeministrin shqiptar”

“Unë nuk kam komunikuar,” u përgjigj Sekretari i Shtetit. “Nuk mund të flas në emër të gjithë Departamentit të Shtetit. Por unë nuk e kam bërë.”

Ky debat u hap afërsisht një javë pasi z. Berisha, një njeri me kohë të gjatë i qendrës së djathtë i skenës politike post-komuniste të Shqipërisë, i tha “Washington Times” në një intervistë, se ai besonte se Departamenti i Shtetit, ka “zero prova” për të mbështetur pretendimet kundër tij.

“Është bindja ime e thellë që kjo deklaratë kundër meje është mbështetur tërësisht në keqinformim që z. Sekretari i Shtetit Antony Blinken, ka marrë nga një proces i korruptuar lobimi që përfshin [Kryeministrin aktual shqiptar] Edi Rama dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë,” – tha për “The Times” z. Berisha në fund të majit. “Ata nuk kanë prova. Aspak. Nëse ata do të deklaronin një të vetme, unë do të isha shumë mirënjohës. Por ata nuk kanë asnjë provë konkrete të bazuar në fakte, e jo manipulim apo shpifje ”.  Pretendimet morën një kthesë që të hap sytë në përplasjen e papritur midis administratës së Biden dhe një ish-udhëheqësi të Ballkanit, i cili dihej të ishte afër me ish administratat republikane të SHBA-së. Gjatë seancës të së hënës, e cila u përqendrua në kërkesën e buxhetit të Departamentit të Shtetit për vitin 2022, z. Zeldin sugjeroi që departamenti ka një përgjegjësi të jetë transparent me prova, kur bëhet fjalë për nivelet e akuzave për korrupsion kundër një ish-kreu të shtetit. “Unë u përpoqa të bëja disa hulumtime se çfarë lloj informacioni të ri përfshinte korrupsioni i z. Berisha dhe unë nuk gjeta asgjë,” -tha z. Zeldin. “Atëherë ku duhet ta gjejmë këtë informacion?

” “Balkan Insight”, një faqe e mirë e respektuar e gazetarisë hulumtuese rajonale, ka vërejtur se hungarezo-amerikani z. Soros është “shpesh shënjestra e teorive të komplotit” 

Një anëtar i medias, le të themi, dëshiron të gjejë informacione sepse tani po ndodhin zvarritje midis Departamentit të Shtetit, vendimeve tuaja mbi sanksionet ndaj tij dhe familjes së tij, si dhe mbrojtjes së z. Berisha. Ku do të shkonte një anëtar i medias për të marrë informacion, se çfarë korrupsioni i referoheni? “Z. Blinken dëshmoi se pretendimet për korrupsion kishin ndjekur protokollet normale të Departamentit të Shtetit, duke përfshirë një rishikim nga këshilli. “Unë nuk kam asgjë [përtej kësaj] për të ndarë tani,” – tha ai. “Por unë do të isha i lumtur të vija dhe të sigurohesha që ne ta ndajmë atë me ju dhe këdo tjetër që është i interesuar.” Një ish zyrtar i lartë i SHBA, i cili foli në kushte anonimiteti, ushtroi presion përsëri ndaj dëshmisë së sekretarit të shtetit. “Mënyra me të cilën ai tha se erdhi kjo gjë, nuk është e qartë,” – tha zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendej me emër në këtë artikull, sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin për këtë çështje. “Ky pretendim kundër z. Berisha që z. Blinken shpalli, i befasoi të gjithë në zyrën evropiane”, – tha zyrtari për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit. “Nëse procesi që përshkroi z. Blinken kishte ndodhur në të vërtetë, të tjerët nga lart dhe poshtë zinxhirit komandues diplomatik të SHBA do të ishin përfshirë në verifikimin e një pretendimi si ky përpara se të bëhej publik,”-  tha zyrtari. “Por këto pretendime erdhën nga lart- poshtë, jo nga poshtë -lart”.

“Nëse procesi që përshkroi z. Blinken kishte ndodhur në të vërtetë, të tjerët nga lart dhe poshtë zinxhirit komandues diplomatik të SHBA do të ishin përfshirë në verifikimin e një pretendimi”

Blinken, ndërkohë, e orientoi z. Zeldin në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative dhe anëtarët e medias në Zyrën e Zëdhënësit. “Unë mendoj se sigurisht, çdokush nga media mund të bëjë pyetjen, për shembull, në informimet që bëjmë çdo ditë në Departamentin e Shtetit dhe të marrim çfarëdo informacioni që është në dispozicion të publikut”, – tha ai. Sidoqoftë, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të jepte detaje për të mbështetur pretendimin kundër z. Berisha, kur u pyet nga “The Times” përpara botimit të artikullit të gazetës më 28 maj bazuar në intervistën me ish-kryeministrin shqiptar. Një zëdhënës i departamentit tha në kushte anonimiteti se zotit Blinken, i kërkohet të identifikojë çdo zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë, nëse departamenti merr informacion të besueshëm që pretendon korrupsion ose shkelje të të drejtave të njeriut. Z. Berisha ka qenë për vite e ka folur me zë të lartë në kundërshtim me z. Soros dhe pretendon se, ai është viktimë e një fushate politike, të shkaktuar nga një rrjet i organizatave joqeveritare në të gjithë Shqipërinë dhe kombet e tjera të Ballkanit, të mbështetur nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të z. Soros. “Balkan Insight” një faqe e mirë e respektuar e gazetarisë hulumtuese rajonale, ka vërejtur se hungarezo-amerikani z. Soros është “shpesh shënjestra e teorive të komplotit”. Mes atyre që kanë fajësuar miliarderin amerikan është Adriatik Llalla, një ish-prokuror i përgjithshëm shqiptar, të cilin administrata Trump e shpalli persona non grata dhe e akuzoi për “korrupsion të rëndësishëm” në 2018. Përfaqësuesit e z. Soros nuk iu përgjigjën një kërkese për koment nga “The Times” përpara botimit të artikullit të “The Times” më, 28 maj.

Burimi: https://m.washingtontimes.com/neës/2021/jun/7/antony-blinken-pressed-alleged-george-soros-link-u/