Nora Malaj: Përherë do jem te LSI dhe në mbështetje të politikës integruese për Shqipërinë Europiane

331
Për të gjithë ju miq dhe mikesha!
Kam që në 1998 që kam filluar të jep pjesë e politikës në Shqipëri në Partinë Aleanca Demokratike e më pas në 2005, themeluese e LSI!
Plot 24 vite, me përkushtim dhe vlerësim për këdo, sidomos vajzat e gratë që merren me politikë. Nuk është e thjeshtë që në këtë realitet të vështirë ti të qëndrosh stoike dhe të tregosh qytetari!
Sot në një intervistë në “Raport TV” thashë që vjen një moment, pas 24 – vitesh, që ti nuk mund të jesh përherë në frontline (kandidate për deputete, poste politike), por një mbështetëse shumë e mirë, mentore në frontin fundor, duke mbeshtetur çdo të ri e të re që do të bëhet pjesë e politikës së re.
Përherë te LSI dhe përherë në mbështetje të politikës integruese për Shqipërinë Europiane.
Kjo është ideja e tërheqjes, jo largimi nga politika dhe LSI. Për çdo keq interpertim e paragjykim keni intervistën e mëposhtme. Më pelqen trasparenca dhe jo keqformimi, në respekt të vlerësimit dhe mirësisë që përherë keni treguar me mua.
Duke ju uruar një mbrëmje të qetë po ndaj një shkrim interesant me ju, duke i’u referuar historisë.
“Një mbrëmje Mussolini, i lodhur së ndenjuri i vetëm në shtëpi, veshi një kapotë, vuri një kapele mbi sy dhe, me fytyrën të fshehur nga jaka e kapotës, doli të endej më këmbë nëpër Romë. Kur mbërriti para një kinemaje, iu tek të dëfrente si gjithë të tjerët, preu një biletë dhe hyri. Shfaqja filloi me “News Picture” dhe, afërmendsh, heroi në “News Picture” ishte vetë Mussolini, gjithnjë ai, gjithnjë Mussolini i përhershëm, në kalë, në automobil, më këmbë, në uniformë, civil, në këmishë të zezë, në frak, në aeroplan, në motoskaf. Mussolini duke kaluar në revistë trupat fashiste, duke përuruar një monument, duke kryesuar një kongres filozofësh, duke i shtrënguar dorën një kardinali, duke vizituar një kazermë, duke u ngjitur në Kampidol, duke mbajtur një fjalim, dy fjalime, tri fjalime, një pafundësi fjalimesh. Sapo që Duçja qe shfaqur në ekran i gjithë publiku qe ngritur në këmbë duke përplasur duart. Vetëm Mussolini, që nuk ishte mësuar të ngrihej në këmbë për të nderuar vetveten, kishte qëndruar ulur ,pa e prishur qetësinë. Një mikroborgjez modest, i ngritur edhe ai dhe duke parë atë zotëri përbri që qëndronte ulur në mënyrë aq të pakujdesshme, e preku te supi, iu përkul te veshi e i tha: “Më falni, zotëri, edhe unë e mendoj si ju, por është më mirë me u çue në këmbë”.”
Nga: Curzio Malaparte, Muss. Il grande imbecile, Milano 2008.
Sigal