Analiza/ Eduart Halimi: Cunami ekonomik po vjen, uzina dhe fabrika do mbyllen, qeveria bën propagandë, duhet plan masash emergjente

715
Sigal

“Në Shqipëri ende nuk ka lajme për “cunamin” ekonomik që po vjen! Por Korporatat duhet të marrin vendimet për atë që po vjen! Të punësuarit, konsumatorët, duhet të përgatiten! Fermerët duhet të informohen!”

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi nëpërmjet një analize të gjatë të postuar në rrjetin social Facebook paralajmëron se një luftë e re ekonomike po përfshin botën mbarë, duke mos lënë mangët as Shqipërinë. Sipas ish-deputetit demokrat kriza energjetike dhe inflacioni i rritur me shifra rekord, kanë nisur të mbyllin fabrika dhe kompani të mëdha në sektorin e prodhimeve dhe hidrokarbureve. Halimi thekson se në Shqipëri korporatat dhe njerëzit nuk janë në dijeni të “cunamit” ekonomik që po vjen, pasi qeveria nuk i ka informuar për rrezikun, në mënyrë që të përgatiten, ndërsa shton se duhet një plan masash konkrete.

Postimi i Halimit:

Kriza energjetike në Evropë, ka filluar të mbyllë fabrikat një nga një. Efektet e luftës ekonomike po ndihen çdo ditë e më shumë! Edhe në Shqipëri, disa nga uzinat e shkrirjes dhe prodhimit, kanë ndalur aktivitetin e tyre, si rrjedhojë e çmimit të lartë të energjisë. Megjithatë, në mediat tona, rrallëherë gjen lajme të asaj që po ndodh, pasi propaganda dhe kronika janë në vend të parë! Si një kompani që jemi të lidhur me korporatat në fushat e metaleve, energjisë, hidrokarbureve dhe naftës, informacionin e mbledhur ditëve të fundit dua ta ndaj me lexuesit! Vlerësohet se, afërsisht gjysma e fabrikave të aluminit dhe zinkut në Evropë janë mbyllur në këtë fillim shtatori!

  1. “Nyrstar”, fabrika më e madhe e prodhimit të zinkut në botë, me qendër në Holandë, që zotërohet në pjesën më të madhe nga “Trafigura”, ndaloi prodhimin në shtator.
  2. Fabrika e aluminit Damco Aluminium Delfzijl Coöperatie U.A. (ALDEL) në Delfzijl, Holandë, u mbyll javën e kaluar.
  3. Fabrika e “Damco” në Farmsum, e cila prodhon alumin me cilësi të lartë, është mbyllur nga data 1 Shtator 2022, për shkak të çmimeve të larta të energjisë.
  4. “Norsk Hydro” ASA, me qendër në Norvegji, planifikon të mbyllë fabrikën e saj të aluminit në Sllovaki në fund të muajit.
  5. Kompania sllovene e aluminit “Talum” uli prodhimin në një të pestën e kapacitetit të saj.
  6. “Alcoa” gjithashtu, një kompani me qendër ne USA, do të reduktojë një linjë në fabrikën e saj Lista në Norvegji.
  7. Kompania më e madhe në botë e plehrave kimike “Yara”, me seli në Norvegji, bëri një ulje prej 50 për qind në prodhimin e plehrave azotike me bazë ure dhe amoniak në Evropë.
  8. Prodhuesi më i madh britanik i plehrave “CF Fertilizers UK” ka njoftuar gjithashtu se do të ndalojë përkohësisht prodhimin në fabrikën e tij në Billingham.
  9. Dy prodhues të mëdhenj të plehrave në Poloni njoftuan se do të ndalojnë aktivitetet e tyre.
  10. Kompania Gjermane kimike K+S vlerëson se kostot shtesë të karburantit janë miliona euro.
  11. Fermerët, shitësit ushqimorë dhe prodhuesit e birrës në Evropë janë në panik. “Carlsberg Polska”, kompania e tretë më e madhe e birrës në Poloni, tha se planifikon të ndalojë prodhimin e birrës dhe prodhuesit e tjerë të birrës duhet të ndjekin shembullin.
  12. Kriza e energjisë ka goditur gjithashtu fabrikat e çelikut dhe qelqit në të gjithë Evropën dhe shumë kompani që ndajnë/prodhojnë xhamin.

Silja Pieh, Përgjegjës për Strategjitë, e prodhuesit të makinave luksoze Audi AG, tha, duke përmendur xhamin si shembull se: “Ndërprerja e gazit nga Rusia në Gjermani do të shkaktojë një krizë të re të pjesëve. Jemi në mes të një krize!”

  1. Kapaciteti i Evropës prej rreth 3 milion ton çelik inox është gjithashtu në rrezik. Në fillim të gushtit, mulliri Belg, “Aperam”, reduktoi prodhimin në Genk dhe Charleroi.
  2. Kompania spanjolle “Acerinox” njoftoi se do të shkurtojë prodhimin dhe do të kalojë rreth 85 % të punonjësve të saj, në punë me kohë të shkurtuar.
  3. Shumë kompani në Belgjikë duhej të mbyllnin objektet e tyre të prodhimit për shkak të çmimeve të larta të energjisë, kjo po ndodh cdo dite!

Në Shqipëri ende nuk ka lajme për “cunamin” ekonomik që po vjen! Por Korporatat duhet të marrin vendimet për atë po vjen! Të punësuarit, konsumatorët, duhet të përgatiten! Fermerët duhet të informohen!  Shteti duhet të ketë një plan masash për këto që po ndodhin dhe ato që do të ndodhin! Informacioni në këto kohë të luftës ekonomike që po ndodh rreth nesh është tejet i rëndësishëm!

 

 Shqipëria  në krizë, KESH mbush xhepat e oligarkëve të shëndetsisë

Moçali korruptiv energjitik në Shqipëri, i krijuar nëpërmjet fijeve të zeza në kupolën shtetërore, vjedhin miliardat e këtij sektori super-fitimprurës. Nga auditimi i KLSH-së  janë zbuluar shpenzimet e kryera nga KESH për siguracionin e jetës dhe shëndetit të punonjësve, ku KESH pagoi sigurimin 3-vjeçar për  675 punonjësve të saj një faturë prej 1.5 miliardë lekë për llogari të Vilma Nushit, edhe pse shteti u bënë sigurimin e detyrueshëm. Marrëzia  më e madhe qëndron në faktin se shefat që drejtojnë nga zyra, janë siguruar me dyfishin e vlerës së specialistëve dhe elektricistëve që punojnë me linjat elektrike.

Moçali korruptiv energjitik në Shqipëri, i krijuar nëpërmjet fijeve të zeza në kupolën shtetërore, vjedhin miliardat e këtij sektori super-fitimprurës. Hajdutëria e ka startin në KESH, kompani përgjegjëse për prodhimin, importin, eksportin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, si i vetmi ent monopol shtetëror i rrjetit energjitik, në administrim 100% nga Ministria e Energji-Infrastrukturës. Kjo skemë vjedhjeje, ka nisur nëpërmjet një lëmshi që është bërë qëllimisht nga mafia qeveritare, me copëzimin e sektorit të energjisë në 3 kompani, të etiketuara “Shoqëri anonime” me vetë-administrim, ku shteti jo vetëm qëndron kukull, por dhe u financon vjedhjet. Në krye të sektorit energjitik, drejtuesit e tyre mesa duke trashëgojnë të njëri- tjetri dëshirën e abuzimeve. Nga Benet Beci tek Ergys Verdho që kohët e fundit tenderat e preferuar i ka ato me satelitë. Por qytetarët paguajnë çmimin më të lartë në rajon, edhe pse energjia është me ujë, madje tani qeveria vendosi edhe rritjen më tej të çmimit për ato që kalojnë 800kWh.Le ta nisim me deputetin e Partisë Socialiste, Benet Beci, i cili konsiderohet përgjegjës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorimin e qindra milionë lekë të shpenzuara për kontratat mbi sigurimin e jetës dhe shëndetit, gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektro-Energjetike Shqiptare (KESH). Benet Beci u emërua në krye të ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të energjisë elektrike në janar 2019 dhe e mbajti këtë post deri në mesin e vitit 2021, kur u zgjodh ligjvënës nga radhët e partisë në pushtet të Edi Ramës. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar veprimtarinë ekonomike të KESH gjatë periudhës së drejtimit të Becit dhe ka konstatuar shkelje të shumta, që arrin në vlerën e miliona eurove.

Një prej gjetjeve më problematike të audituesve të KLSH-së janë shpenzimet e kryera nga administrata e drejtuar nga Benet Beci për siguracionin e jetës dhe shëndetit të punonjësve të kompanisë. Në vitin 2019, KESH pagoi sigurimin 3-vjeçar për jetën dhe shëndetin e 675 punonjësve të saj një faturë prej 1.5 miliardë lekë të vjetra ose mbi 1 milionë euro. Në këtë shërbim përfshihej sigurimi për shëndetin, si edhe ai për aksidentet personale dhe të jetës nga aksidentet, përfshirë dhe aksidentet në punë. Kontrata parashikonte që shpenzimi do të mbulonte shpenzimet e kurimit dhe trajtimit të stafit drejtues në klinika private në të gjithë botën, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Zvicrës. Ndërsa, për punonjësit e nivelit të mesëm, siguracioni përfshinte trajtimin e tyre në klinika private në Shqipëri ose në një shtet europian. KLSH konstaton se ky shpenzim nuk ka marrë në konsideratë faktin që punonjësit e KESH janë të përfshirë në skemën e kontributeve të detyrueshme për jetën dhe shëndetin, njëlloj si çdo i punësuar tjetër në vendin tonë. Ndëra qytetarët e thjeshtë rropaten në dyert e spitaleve për të bërë një analizë, ama vetëm 4 koncesionet në shëndetësi i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 425 mln euro për 10 vjet. Pra, punonjësit e KESH-it janë të përfshirë në skemën e mbrojtjes shtetërore për shëndetin dhe aksidentin në punë e, për këtë arsye, ishte e panevojshme që kompania të kryente shpenzime të tjera ekstra. Një pjesë e konsiderueshme e pakesës së siguracionit parashikonte realizimin e kontrollit bazë “Check Up” në spitale private për 475 punonjës të kompanisë. Në prill të vitit 2014, qeveria ‘Rama” miratoi kontratën koncensionare për ofrimin e shërbimit të kontrollit bazë ‘Check Up” për të gjithë qytetarët të moshës 35-65 vjeç, ku natyrisht përfshihen edhe shumica dërrmuese e punonjësve të kompanisë KESH. Koncesioni i shumëdebatuar administrohet nga shoqëria private ‘3P Life”, në pronësi të biznesmenes Vilma Nushi. Nënshkrimi i kontratës koncensionare, me vlerë 120 milionë euro, shkaktoi debat të madh publik dhe aktualisht është nën hetim nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pavarësisht debateve publike dhe hetimi penal, kompania koncesionare e Vilma Nushit vijon të marrë miliona euro nga Buxheti i Shtetit. Por, kjo nuk i ka mjaftuar administratës së drejtuar nga Benet Beci. KESH-i, nën drejtimin e tij, ka vendosur të shpenzojë qindra milionë lekë publike për të kryer Check Up pranë strukturave spitalore private.

Shefat e privilegjuar

Benet Beci, gjatë drejtimit të KESH-it, është angazhuar maksimalisht për t’u krijuar kushte optimale kategorisë së “shefave”, krahasuar me punonjësit e nivelit bazë. Sipas konstatimit të bërë nga audituesit e KLSH, pozicionet më me risk në lidhje me aksidentet në punë rezultojnë se janë ato të punonjësve pranë njësive të prodhimit pranë Hidrocentraleve Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës (pavarësisht faktit se edhe në këto dy të fundit nuk kanë ndodhur aksidente) dhe në asnjë rast nuk rezulton se punonjësit e KESH- sh.a. të jenë të ekspozuar ndaj riskut të ndodhjes së aksidenteve sipas analizës në boldneës.“Për rrjedhojë rezulton se në mënyrë krejt të paargumentuar dhe jo të mbështetur në nevoja konkrete, janë përfshirë në skemën e sigurimit ndaj aksidenteve në punë edhe punonjësit e KESH SHA (Drejtorë/Këshilltar, Shef Zyre/Shef Sektori/Përgjegjës, Specialist dhe Niveli i mesëm) si dhe për HEC-et (Drejtorë/Këshilltar, Shef Zyre/Shef Sektori/Përgjegjës), ose numri total prej 252 punonjësish”, konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Më tej, në raportin e përfunduar në maj 2022, KLSH konstaton se, në mënyrë diskriminuese dhe jo të mbështetur në riskun ndaj të cilit ekspozohen, mes punonjësve paketat me vlerë sigurimi shëndeti janë ndarë duke favorizuar nivelin drejtues dhe duke lënë paketat me mbulim me sigurim, me vlerë më të ulët për punonjësit e Nivelit të Mesëm dhe Specialistët”. Konkretisht këto mbulime me sigurim janë: “Shuma 67,690,000 lekë janë për nivelin drejtues Drejtorë / Këshilltar; Shuma 20,307,000 lekë për nivelin Shef Zyre / Shef Sektori / Përgjegjës; Shuma 6,769,000 lekë për nivelin Specialist dhe Niveli i mesëm”,- thuhet në raport. Për këtë kontratë, KLSH ka ngarkuar me përgjegjësi ish-titullarin e Autoritetit Kontraktor z. Benet Beci, B., Këshillin Mbikëqyrës i përbërë nga znj. Evis Mamaj, Kryetare dhe z. Gjergj Simaku, z. Endrit Lami, z. Luigj Pjetri, znj. Sindi Dushku, znj. Teuta Balili, anëtarë, si dhe ish-drejtorin e Prokurimeve