Dështimi i pajisjeve elektronike, si u flakën në kamionë aparaturat e tenderit 23 milionë euro të KQZ-së

127
Sigal

Në shumë qendra votimi nuk kanë punuar pajisjet elektronike të indentifikimit të zgjedhësve. Një video tregon pamjet ku shihet qartë se si po transportohen pajisjet elektronike nga KQZ. Pajisjet e shtrenjta dhe deliakte flaken brenda një kamioni pa treguar asnjë lloj kujdesi nga punëtorët.

Ky tender për pajisjet elektronike ka kushtuar 23 milionë euro.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë për mediat, ku njohu përgjegjësinë e KQZ-së për problemet e shkaktuara nga mosfunksionimi i pajisjeve te identifikimit elektronik.

“Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?”, u shpreh Celibashi.

Në 531 qendra votimi nuk funksionon identifikimi elektronik. Kështu deklaroi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi duke informuar mbi situatën e deritanishme të procesit zgjedhor.

Sipas tij janë 4469 qendra votimi plotësisht funksionale, ndërsa në të tjera është udhëzuar që identifikimi të kryhet në mënyrë manuale.

“Janë 4469 qendra votimi  plotësisht funksionale, procesi i identifikimit po bëhet përmes pajisjes elektronike janë 206 QV që sipas informacionit në kohë reale na tregojnë që këto 205 QV pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim automatikisht ën kohë reale informacion prej tyre.

Për Celibashin është ende herët për arsyet e këtyre problematikave, por sipas tij një pjesë lidhet me mosparaqitjen e operatorëve në qendrën e votimi apo mungesën e njohurive.

“Në lidhje me natyrën e problemeve është herët për të thënë arsyet. Një pjesë lidhet me mosparaqitjen e operatorëve në qendrën e votimit, mungesën e njohurive të plota të disa operatorëve”, tha Celibashi.