Janë numëruar 161 qendra votimi në Tiranë nga 941 në total.
Kryeson Erion Veliaj me diferencë të konsiderueshme votash me rivalin direkt, Belind Këlliçin, i cili po merr një rezultat zhgënjyes në këto zgjedhje.
Bie në sy një rezultat surprizues i Arlind Qorit nga Lëvizja Bashkë, parti e sapokrijuar, i cili ka kaluar Roland Bejkon e PD-së zyrtare duke u renditur për momentin i treti.
Rezultati deri tani: 161/941 QV
Erion Veliaj – 24547 vota, 54.26%
Belind Këlliçi – 15603 vota, 34.49%
Arlind Qori – 2264 vota, 5.00%
Roland Bejko- 2019 vota, 4.46%
Lajla Përnaska – 399 vota, 0.88%
Marko Dajti – 409 vota, 0.90%