Agron Mema:Si Nikolla Prifti, gdhendësi i shkallëve dhe bazamentit të monumentit të pavarësisë në Vlorë , që në moshën 7 -vjeçare provoi internimet komuniste.

Nikolla Prifti, gdhendësi i shkallëve dhe bazamentit të monumentit të pavarsisë, qysh në moshën 7 -vjeçare provoi internimet komuniste

Nderimi i personaliteteve që i kanë dhënur kulturës dhe kanë lënur gjurmë të dukshme e të ndritura historike në faqet e lavdishme të histories sonë që n’a bën krenarë e kokë lart nëpër botë, është detyrim dhe jo preference e pushtetarve. E themi kët sepse kjo ka ndodhur, mundet edhe me të tjerë po kjo n’a ka ardhur si materjal dhe që e kemi ndjeklur hap pas hapi që prej tetë vitesh. Bëhet fjalë për Nikolla Priftin, skalitësin e bazamentit të Pavarsisë në Vlorë, gurëgdhendësin duarartë që me duart e tij bëri vepra që flasin në gjuhën e heshtjes dhe alfabetin e histories, rrugën nëpër të cilën kemi ecur deri sot. Po Pse heshtet për zbatimin e një vendimi?! Harrojën nëpunësit dhe drejtuesit e Bashkisë Himarë se edhe ajo godinë ku janë zyrat e tyre është ndortuar nga duart e këtij skalitësi të merekulleshëm. Heshtje e pakuptimtë nga Këshilli Bashkiak Himarë. Le të sqarojmë retorikën e këtij shkrimi. Në datën 17 nëntor 2000 gazeta “Telegraf” I kushtoi një shkrim të gjatë në faqet e saj jetës dhe vepritarisë së këtij artisti popullor që zanatin e tij e mësoi kampeve të internimit qysh fëmijë I vogël nga një inxhinier arkitekt Italian edhe ky I burgosur dhe internuar në kampet famëkeqe të komunizmit. U deshën poesë vite përpjekje me burokracinë e pushtteit local dhe me ndihmën e madhe të studjuesit historian Alebert Habazaj sëbashku me kryetarin e qarkut Vlorë; të dy nga bota akademike, njëri drejtor I bibliotekës shkencore dhe tjetri ish rector I Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës t’I jepnin titullin “ Personalitet I shquar I Qarkut Vlorë” dhe me një ceremony madhështore dhe emocionuese të organizuar në Himarë nën kujdesin e kryebashkiakut Vangjel Tavo u krye ceremonia e dhënis së këtij vlerësimi ku nuk u kursyen as fjalët e mirënjohjes ndaj gazetës “Telegraf” jo vetëm për publikimin e veprimtarisë së këtij personaliteti të Bregut, por edhe sensibilizimin për dhënin e këtij titulli duke mundësuar heshtjen burokratike të institucioneve locale. Po a përfundoi këtu? Jo. Fill pas kësaj Këshilli Bashkiak Himarë, unanimisht vendosi në një mbledhje të tijë të dates 23 janar 2004 për dhënien e emrit sheshit kryesor të fshatit Pilur “ Sheshi Nikolla Prifti” kun ë mes të tij ndodhet dhe basorelievi I ndërtuar nga duart e tij. Ja ç’farë shkruhet në Vendim:

NOA

“REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA HIMARË

KËSHILLI BASHKIAK——————————————————————————-HIMARË; 30-07-2024

————————————————-VENDIM———————————–

“PËR EMËRTIMIN E SHESHIT KRYESOR TË FSHATIT PILUR”

Bazuar në ligjin 139/ 2015 “Për qeverisjen vendore” I ndryshuarreferuar kërkesës së dates 24-07- 2024 të paraqitur në këshillin bashkiak Himarë me object “Kërkesë nga kryesia e fshatit Pilur për emërtimin e sheshit të fshatit Pilur, këshilli bashkiak pasi shqyrtoi kërkesën e kryesisë së fshatit Pilur, miratoi me 13 vota pro, dy kundër dhe 0 vota abstenim dhe si përfundim vendosi:

1-Emërtimin e shehsit të fshatit Pilur “Nikolla savo Prifti”

2- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet adminiatrata e bashkisë.

3-Ky vendim hynë në fuqi 10 ditë pas shpalljes publike, bazuar në ligjin 139/2015 “Për qeverisjen vendore” I ndryshuar, neni 55 pika 6.

Kryetari

Dhimitër kapaj

(Firma, vula)

Pork a kaluar një vit dhe nuk lëviz gjethe për zbatimin e pakuptueshëm të këtij vendimi, ndaj vendosëm dhe të sensibilizojmë edhe opinionin se zbatueshmëria e vendimeve të marra nga institucionet shtetërore, aq më shumë ato të zgjedhura që përfaqësojnë votbesimin popullor, është detyrim dhe jo një apo dy persona të vendosin veton persekutuese mbi këta personalitete. Dhe jo vetëm detyrim zbatimi, por edhe deri penalizim të personave përgjegjës për moszbatueshmëri apo pengesë. Më poshtë, për lexuesin që nuk ka mundur të lexojë para 6 vitesh artikullin e gjejmë me vend a risjellim këtu, në faqet e gazetës.

Agron Mema: Si i gdhendi shkallët e Monumentit të Paravësisë Nikolla Prifti i internuar që në moshën 7 vjeçare

Nikolla Prifti, gdhendësi i shkallëve dhe bazamentit të monumentit të pavarsisë, qysh në moshën 7 -vjeçare provoi internimet komuniste

Në historinë 50-vjeçare të instalimit të sistemit komunist, nuk u kursyen as pleq, as gra dhe as fëmijë nga degdisja nëpër kampet famëkeqe të internimeve. Por këta njerëz të pafaj dhe dinjitozë, lanë edhe gjurmët e tyre të pashlyeshme në faqet e historisë së popullit tonë me talentin e tyre të veçantë, talent që mbeti vetëm në kornizat autodidakte të dhuntisë, pasi sistemi arsimimin e tyre e quante “mollë e ndalueme” duke forcuar demagogjinë në shërbim të tyre, duke e kthyer edhe vet sistemin demagogjik dhe shpërfytyrues që pllakosi me tërë fuqinë e fatkeqësisë së tij mbi popullin tonë të shumëvuajtur. Këto talente mbetën njerëz të thjeshtë, por që me duart e tyre gdhendën vepra arti të mrekullueshme të cilat u rrënjosën thellë në memorien historike.

Një nga këta njerëz të thjeshtë e plot talent magjik është edhe Nikolla Savo Prifti, i cili zbret sot si personazh i këtij shkrimi me tërë madhështinë dhe fisnikërinë e tij. Një portret i veçantë artisti si gurëskalitës. Sa zbret në sheshin qendror të Pilurit me famë artistike, ose siç e ka pagëzuar vetë natyra me pozicionin gjeografik që ka, “Ballkoni i Himarës dhe Bregut në tërësi”, syri të rrok menjëherë një monument madhështor me një arkitekturë të veçantë e simbolikë po ashtu të veçantë, kushtuar bijve dhe bijave, luftrave shekullore që ka zhvilluar ky fshat në shekuj për lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Ideator dhe realizues i këtij memoriali është duararti, mjeshtri gurëgdhendës e gurëskalitës Nikolla Prifti. Nikolla Prifti është pagëzuar nga i gjithë komuniteti bregas si “Usta Kola”. Është kjo “dekorata” e vetme, marrë si shpërblim për punën dhe veprat e tij të shumta. Dalta dhe çekiçi i këtij mjeshtëri regjistron me dhjetra vepra arti. Nikolla qysh në moshën 7 -vjeçare do të provonte mbi shpatullat e njoma fëminore vuajtjen dhe përballjen me jetën nëpër kampet e internimit komunist. Do të shikonte tortura e sjellje ç’njerëzore brenda kampit nga gardianët e shërbimit dhe nga sytë e tij nuk do të ikte kurrë loti i përjetimit të dhimbjes nga këto skena. Sot, nga maja e 84-ët e viteve të jetës së tij, “usta Kola” i kujton këto vuajtje si diçka të errët e të mjegullt dhe nuk arrin të kuptojë ende se si mund të trajtoheshin të internuarit, këto krijesa njerëzore të pafaja me ato mënyra shtazore nëpër kampet e internimit, kur trumbetohej se ishim “Fanar ndriçues në botë”. O Zot i Madh, shyqyr që bota e qytetëruar nuk u ndriçua në rrugën e përparimit nga ky Fanari ynë. Qysh në moshën shtatë vjeçare do të niste kalvari i vuajtjeve jetësore të mjeshtrit të ardhshëm. Filluan në kampin e Krujës, vijuan dhe përfunduan në kampin e Savrës së Lushnjës. Me vete, nga fshati i lindjes, Piluri i bukur, do të merrte kujtimet dhe lodrat bregoreve dhe maleve të Pilurit. Në kampin e Savrës shkoi shtatë vjeç qysh në vitin 1946 kur familja e tij u internua nga arratisja e xhaxhait të tij, Pilo Prifti, dhe doli nga internimi në moshën 23- veçare në vitin 1960, vit kur u lirua nga internimi. Ai kujton se në këtë kamp të internuarit vinin nga të gjitha trevat e Shqipërisë, u përkisnin shtresave të ndryshme shoqërore, më të shumtët intelektualë me shkolla të mbaruara në Perëndim. Po kishte ardhur kohë tjetër që nuk vlente dhe nuk duhej më shkolla dhe kulturta perëndimore. Ishte fëmijë dhe nuk kuptonte dhe as nuk perceptonte dot asgjë se pse ndodheshin aty, pse i kishin marrë nga fshati. Nuk bëhej fjalë për shpjegime nga askush dhe kështu endej në labirinthin e enigmës misterioze të mospërgjigjes shpjeguese, aq sa e harroi fare këtë retorikë edhe me veten e tij. Një ditë në kamp takoi Goli Priftin nga Piqerasi me të cilin nuk kishin asnjë lidhje gjaku, thjeshtë mbiemri i rastësishëm dhe disa kilometra larg fshtrat nga njëri-tjetri. Goli kishte qenë partizan dhe e kishte mirë me komandën e internimit. Ndërhyri tek komanda që këtë djalosh të vogël t’a përdornin për ndonjë punë, t’a ngarkojmë të sjellë bukën në kamp duke u shoqëruar me një polic. Komanda e miratoi dhe Nikolla filloi kështu punën të sillte bukën në kamp.

Filloi udhëtimi i përditshëm nga Savra në Lushnjë e anasjelltas. Lodhja qe raskapitëse për të si fëmijë, por i jepte edhe gëzim se shijonte lirinë e munguar brenda kampit. Sillte bukën dhe e ndante në racione. Zemra e vogëlushit vajtonte heshturazi tek shikonte të internuarit të kthyer nga puna, të lodhur e të meskëputur, duke zgjatur dorën për të marrë racionin e bukës dhe vetëm brenda zgavrave të syve kishte mbetur diçka që të kujtonte se ishin njerëz dhe frymonin në trupin kockë e lëkurë. Por nuk zgjati shumë që të bënte këtë punë. Një ditë do t’i ndizej një dritëz jeshile që do të kthehej në flakadan i jetës së tij. Brenda kampit, i internuar qe edhe një inxhinier italian i kapur rob gjatë Luftës dhe qe degdisur në kampet e punës për rindërtimin e veprave të artit të dëmtuara, si ura, rrugë, objekte dhe banesa. Inxhinieri italian quhej Bruxotto. I kishte rënë në sy inteligjenca e këtij fëmije, aq sa detyronte edhe xhelatët e kampit që suksesin e tij në mësime t’a afishonin në tabelën e emulacionit brenda kampit. Inxhineri një ditë ia bën me shenjë që t’i afrohej pranë. Fytyra e butë dhe sjellja e inxhinierit ku ravijëzoheshin dukshëm dashuria për jetën dhe të nesërmen e lirë, e afruan pa droje fëmijën Nikollë. Por edhe ajo ndjesi tek njerëzit e varfër që i nxit drejt shtigjesh të guximshme për gjetjen e një realiteti më të mirë. Inxhinierit i kishte bërë edhe përshtypje ky fëmijë me gjithë atë lodhje raskapitëse të përditëshme, por që nuk u ankua kurrë. Qe fëmijë që do të rritej me karakter të fortë. I tha dhe e bindi që të shkonte pas tij në punimet që ai bënte.