Çano Nora: Vasil Muka, mësuesi gjirokastrit që nuk i harroi kurrë nxënësit e tij në Mëzi të Pukës

Kaluan dekada që kur u largua nga Mëziu i Pukës, por në kujtesën e tij mbetën të gjalla fytyrat e nxënësve të tij.Mësuesi gjirokastrit vazhdon t’i mbajë në zemër ata fëmijë të etur për dije ,ashtu siç ruan me mirënjohje mikpritjen dhe bujarinë e malësorëve mëzian…

Këto ditë atij i morëm këtë intervistë për gazetën “Telegraf”. E falenderoj që u bë pjesë e intervistës sonë!

Sigal

Z.Vasil, çfarë kujtimesh ruan nga Mëziu i Pukës ku aty punove për disa vjet?

Pas mbarimit të studimeve të larta për gjuhë – letërsi në Universitetin e Tiranës,më emëruan në Pukë për të filluar të ushtroja profesionin e mësuesit  për të cilën e kam ëndërruar shumë dhe e kam pëlqyer shumë! Punova për disa vite në shkollën e Mëziut.Kur ika prej andej  ndjeja një boshllëk në shpirt.U mësova me ata nxënës dhe me ata mallësorë që s’i kam harruar  kurrë në jetën time.Mëziun e mbajta në mëndje  dhe në zemër ,e ndava  me familjarë ,shokë e miq e tash po ua kthej mëziasve  bujarë,me mirënjohje ,respekt e dashuri ,për mikpritjen dhe mbështetjen, dorën e ngrohtë  të nënë lokeve e fjalën e bujarisë së malësorëve. Edhe në librat e shkrimet e mia, sjell përjetimet, kujtimet e mbresat për botën mëziase me të mirat dhe hallet e saj e tonat, vështirësitë nga varfëria dhe dimrat e acartë, rreziqe aksidentesh, uri.e humbje të shpresës ,por dhe thjeshtësinë e ngrohtësinë e malësorëve ,që n’a mbajtën si djemtë e tyre.Ishim të rinj 22 vjeçarë e u rritëm ,u poqëm eu  kalitëm. Doke,zakone,tradita,këngë ,urime e mallkime deri në këngë kapuçash  në konakun e thiut .Mënyra e jetesës ,banesa,veshja ,ushqimet  deri te mishi i tharë  i thiut  apo turshitë e vegshi me groshë.

Ke shkruar për ata nxënës dhe malësorë dhe tani afron një ndjenjë falenderimi për ta?

Tash u çlirova nga pesha e barra e detyrimit për t’u shprehur mirënjohjen, nderimin,respektin e dashurinë  për çka bënë  për mua e mbi 60 kolegë  mësues në Mëzi,apo mbi 62 mësues  nga Gjirokastra në rrethin e Pukës. Qindra e qindra urime e falenderime nga mëzias të tjerë, të rinj e të moshuar nga e gjithë bota më kënaqin e më rinojnë, më lumturojnë e justifikojnë peshën e rëndë të kujtimeve e deyrimit të më se 42 vjetëve.

Çfarë të shtyu për të shkruar në vazhdimësi e me pasion për ta?

Prej mëse dyzet vjetëve mora me vete përjetime, kujtime e mbresa nga puna e jeta në vitet 70- 80 në fshatin e largët të rrethit të Pukës,Mëziun.Vazhdimisht e vazhdimisht jetova shpirtërisht me atë vënd ,atë kohë dhe me ata njerëz.Fb më dha shansin të filloj e  të shkruaj  herë pas here  për ata njerëz të varfër ,por bujarë e mikpritës.Jak Binaku ishte i pari që më frymëzoi dhe më nxiti të shkruaj. Shoqëria e tij e çiltër e bujare,ashtu si në Mëzi më ndoqi edhe në Gjirokastër   ,në dasmën time ,por dhe këtu në Tiranë. Sëmundja dhe ikja e tij e shpejtë më nxitën të bëj shkrimin e parë. Më pas një ftesë vizitë   e Preng Pashk Osmanit e më pas pjesmarrje  në dekorimin e tij në Fushë.- Arrëz  ku u takova me dhjetra mëzias ,sikur më kthyen realisht pas.Dhe ja një falenderim nga Lush  Osmani:Mirëmbrëma Baçi!E lezetove dhe më pëlqeu shkrimi që ke bërë.Por ti ke dalë  ma mirë se një djalë Mziu!Bravo! Po tani të del një punë e madhe por e lavdishme, të shkruash  një libër për katundin Mëzi.,për jetën e rininë tuaj që kaluat në atë fshat.,për pritjen ,bujarinë ,fisnikërinë ,zakonet e traditat e këtij fshati.Do të të ndihmojmë edhe ne. Dhe ja nisa,por shumë vështirë,kohë e largët,njerëz të rinj,mentalitete të reja.Falë ndihmës e mirëkuptimit të mëziasve.Më ndihmonin shumë Mark Pali,Pashkë Gega,Gjon Prenga etj.Dhe mora inisiativën të bëj një libër me përjetime  kryesisht ashtu siç i mora me vete në moshë të re,ngjarje e fakte të para nga këndvështrimi i një djaloshi gjirokastrit.

Disa refleksione të mëziasve për mësuesin nga Gjirokastra?

Profesor Baçi! Gëzuar ditëlindjen! Ju uroj dhe 100 vite të tjera të gëzuara! Ju erdhët në Mëzi të Pukës në një moshë fare të re dhe filluat punën si arsimtar për edukimin e fëmijëve tanë.Gjë që nuk e prisje .U transferuat qindra km larg familjes suaj.I privuar nga shumë gjëra.  Mbi të gjitha nga ngrohtësia prindërore e familjare.Fillimisht i panjohur  me traditat tona ,me gjuhën dhe kulturën e Mëziasve.  Shpejtë u mësuat me këto.U lidhët me fshatin.Me njerzit,rininë,nxënësit dhe shkëlqyet në punën tuaj njëlloj si vendali,ndoshta edhe më  shumë.Ti s’ishe për ne thjesht një mësues fshati,por edhe një profesor,drejtues,studjues dhe historian.

Ju në Mëzi përfituat një fakultet të dytë, apo jo?

Edhe pse përgjithësisht mëziasit jetonin në varfëri, skamje e vështirësi nga më të ndyshmet, përsëri  i hyra në zemër gjithsecilit në fshatin e largët.Këtë shprehje:”Ju fituat një fakultet të dytë” ,e dëgjoja nga të tjerët  shumë herë .Por edhe mëziasit mësuan nga ne mësuesit shumë gjëra,edhe pse ishim të rinj në moshë.Ata ndjeheshin mirë kur mësuan se unë ish mësuesi i tyre,isha një prej të parëve që përkrahëm dhe kontribuam në rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Nga ata njerëz të mirë të Mëziut edhe unë përfitova shumë në jetë.Mësova të isha mësues i mirë,ti doja njerëzit siç më donin,të isha me dinjitet. Fjalët e tyre më entuziazmonin,më dukej vetja se aty mes mëziasve përfitova një fakultet të dytë.

Mëziasit u shquan si biznesmenë në kushtet e reja të ekonomisë së tregut?

Inicova një drekë të përbashkët dhe ftesa ime u prit nga ata.Njeri u vonua se kishte punë biznesesh,por ani.Ja ku erdhi ashtu i thjeshtë,kokëulur e gjithë energji.U takuam mes emocionesh,me dashuri.Kishim plotë 42 vite pa u takuar,që atëherë që unë isha mësues në Mëzi dhe ai ishte nxënësi im.Që kur e kisha nxënës ,sikur e parandjeja se do të ecte në jetë e do të bëhej dikushi.Dhe nuk gabova.Ishte nipi i një burri të mënçur e të zot.Kol Gjinit me emër.Shkollën e meme bujqësore në Lushnjë ,nuk e kishte me shumë dëshirë,por nuk i doli keq kjo punë.Të lartën e zgjodhi për inxhinieri ,e cila përkundrazi i dha shansin të orientohet drejt në kapitalizmin që po trokiste edhe tek ne.Punoi disa vite në Ujësjellësin e Pukës ku arrit të merrte edhe disa fonde për Mziun,fshatin  që e  rriti .Dhe ja pas viteve 90,me nxitjen e mbësbtetjen e dajë  Gjokës  ,iu fut biznesit të ndërtimit.Në bisedë edhe pse biznesmen ndjehej nxënësi im si dikur. Lush Osmani, ashtu i thjeshtë e i buzëqeshur, flet me dashamirësi për Nduen, për bizneset e tij.Të dy tregojnë me krenari se kanë me dhjetra të punësuar nga Mëziu e nga qyteti i Pukës.

Lush Osmanin,me shpresa – Al- grup  e kam njohur shumë vite më parë e gjithmonë u jam gëzuar arritjeve të tij.Kujt nuk i kam thënë se kjo firmë  është nga fshati  ku kam qenë mësues,miq të mi.Me Lushin takohemi shpesh në Tiranë te 15- katshi.Është tipik malësor.Di shumë gjëra nga historia e fshatit dhe e Pukës.Është i fjalës së tavolinës,ky Lush.Osmani i Mëziut. Në Sauk,majë kodre është vila e Ndues. Jam me fat e i bekuar, – thotë Ndoja se kam lindur ditën e Sh’Na Ndout e ndaj mbaj emrin e Tij e sigurisht kam bekimin e Shenjtit.

Si ndjehesh tani pas shumë vitesh, profesor Muka?

Sot,pas shumë vitesh ,sa herë që takoj ish nxënësit e mi,zemra më mbushet me gëzim dhe ndjehem krenar.Disa janë bërë biznezmenë të suksesshëm,të tjerë profesionistë të nderuar e prindër shembullorë .Tek i shoh  në rrugët e jetës,  buzëqesh  me përulësinë e mësuesit  të vërtetë  dhe them:” Këta janë nga Mëziu im!Janë nxënësit e mi!” Në ato pak fjalë gjëndet shpërblimi më i madh i një jete të tërë kushtuar arsimit, sepse pasuria më e çmuar e mësuesit mbeten gjithmonë nxënësit e tij.