Ing.Isuf Tushe &Hazbi Shehu: Protestues, a duhet të protestojmë edhe për grabitjen dhe shkatërrimin e pasurive natyrore minerare në këto 35 vjet?

Protestues, a duhet të protestojmë edhe për grabitjen dhe shkatërrimin e pasurive natyrore minerare?

Shfuqizimin urgjent të ligjit privatizimit të pasurive natyrore minerare dhe asetet e tyre që të shpëtojmË atë që ka mbetur. Pezullimin e kontratave, shtetëzimin e vendburimeve ekzistuese dhe kalimin e tyre për operim-shfrytëzim kompanive shtetërore minerare përkatëse. Ri-ngritjen e institucioneve shkencore të pasurive minerare dhe sektorit për kërkime në fushatë e reja perspective

Në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në protestwn tuaj të bukur dhe masive, që po trondit themelet e qeverisë Rama, kupolën e vjetër politike PS-PD, që ka ngritur në këmbë Tiranën, gjithë Shqipërinë, diasporën dhe ka tërhequr vëmëndjen e opinionit ndërkombëtar, ju sugjerojmw që në kauzat tuaja të shtoni edhe kauzën tonë disavjeçare mbi grabitjen, shfrytëzimin barbar dhe shkatërrimin e pasurive natyrore minerare. Këto janë pasuria më e madhe e Shqipërisë!
Ne jemi pjesë e atij brezi në pension, të armatës naftëtarëve dhe minatorëve shqiptarë, të armatës madhe të gjeologëve dhe shkencëtarëve shqiptarë, që me punën tonë studimore-kërkimore-projektuese në institutet kërkimore-shkencore të naftës dhe minierave, me sakrifica dhe mundime të mëdha, me djersën dhe gjakun tonë, por me paratë e popullit tonë të shumë vuajtur në shekuj, ngritëm nga hiçi dhe zhvilluam industrinë e naftës dhe atë minerare, në 5 dekadat e kaluara 1944-1990. Zbuluam vendburime të fuqishëm nafte, gazi, kromi me cilësi të lartë, bakri me përqindje ari dhe argjendi, hekuri me përqindje nikeli, nikeli silikat, nikel-kobalti, boksitesh alumini, bitumi cilësor, qymyri, fosforitesh, materialesh ndërtimi, dhe shumë të tjera. I zhvilluam dhe zgjeruam ato, i kompletuam me puse dhe galeri, me paisje mbi dhe nëntokësore, i vendosëm në shfrytëzim të plotë dhe të kontrolluar, në shërbim të popullit, të ekonomisë dhe Atdheut tonë.
Krahas zbulimeve, u ngritën ndwrmarrjet e nxjerrjes, shërbimit dhe institutet shkencore studimore-projektuese për shfrytëzimin racional të tyre dhe kërkimin në zonat perspektivë. Hap pas hapi u ngritën 4 rafineri përpunimi për naftën, fabrika për pasurimin dhe përpunimin e mineraleve, uzinat mekanike, komplekse industriale të plehrave azotike-fosfatike për bujqësinë, dhe asete tjera përpunuese që prodhonin nënprodukte të gatëshme për sektorët e ekonomisë dhe për eksport. Ndërmarjet dhe institutet shkencore, Berisha i shkatërroi dhe mbylli, specialistët dhe shkencëtarët i hodhi rrugëve të botës dhe asetet i çoi për SKARP, disa i dha me konçesion ose ja fali apo shiti oligarkëve tij me çmime qesharake. Një prej tyre ishte Kombinati Naftës Ballsh, një aset shumë i rëndësishëm që përpunonte gjithë naftën e vendburimeve tona për tregun e brendshëm dhe eksport, por Berisha ja shiti apo fali oligarkut tij familiar Rezart Thaçi dhe fitimin e saj e ndanin midis tyre. Pas shumë pazareve të pista të kryeministrit Rama me oligarkët e importit karburanteve dhe të nxjerrjes naftës, me një të rënë lapsi e shkatërroi atë si teknologji të vjetër dhe gjoja e çoi për SKARP, por faktikisht repartet kryesore të saj u ngritën në Fier dhe në vendburimin e Delvinës, nga oligarkët e tij. Pra, Berisha e shiti dhe Rama e rrafshoi, por pasojat e rënda të krizës karburantëve po i paguan populli. Në vitin 1994, Qeveria Meksi me Presidentin hajdut Sali Berisha, miratuan ligjin famëkeq mbi privatizimin e pasurive natyrore minerare dhe menjëherë filluan dhënien me koncesion tek oligarkët e tyre. Ndërsa në vitin 2004, pasi dështoi dhe u largua koncesionari nga vendburimi më i madh i naftës në Europën kontinentale, Patos-Marinës, Qeveria Nano ia dha atë me koncesion oligarkut tij kanadez, Bankers Petroleum. Më pas kur Berisha erdhi prapë në pushtet, në vitet 2007-2008, parcelizoi minierat e kromit dhe dha me konçesion gjithë vendburimet e pasurive minerare, që si privatizoi dot në mandatin e parë. Gjithë këto pasuri minerare me fitime që mbulonin 50-60% të buxhetit shtetit në atë kohë, i kaluan kompanive private dhe shteti prej 32 vitesh nuk merrë asnjë lek fitim prej tyre. Gjatë fushatës elektorale k/ministri i sotëm Edi Rama, atë kohë në opozitë, i premtoi popullit se kur të vinte në pushtet, do t’i kthente në shërbim të ekonomisë pasuritë minerare, që grabiteshin nga kompanitë private se ndanin gjithë fitimin me familjen Berisha dhe me kupolën politike të partisë tij. Por k/ministri Rama, jo vetëm që se mbajti zotimin, por bashkë me kupolën e tij politike u zhytë më thellë në pellgun e qelbur të korrupsionit. Në vitin 2016, të gjithë konçesionarët oligarkë të Berishës dhe Nanos i zëvëndësoi me oligarkët e tij, zgjati afatin e kontratës konçesionit në vendburimin e kromit Bulqizë dhe ato të bakrit deri 42 vjet, dhe përjashtoi të gjithë oligarkët nga detyrimet fiskale. Më pas, vetëm me firmën e tij ju fali ca oligarkëve tjerë edhe ato vendburime që Berisha i kishte harruar. Gjithë vendburimet e pasurive natyrore minerare, ishin në shfrytëzim dhe me fitim, por këta hajdutë “demokratë dhe socialistë” ja dhanë me koncesion oligarkëve tyre pa garë, pa kompani nafte, pa eksperiencë, pa kapital investues, pra në kundërshtim të plotë me ligjin e privatizimit. Kundër vullnetit të naftëtarëve, minatorëve, specialistëve në institucionet shkencore, që i zbuluan dhe shfrytëzuan ato për 5 dekada dhe pa u konsultuar me komunitetet e banorëve rreth tyre, kritere këto të rëndësishme dhe të domosdoshme për privatizimin. I krijuan atyre favorizime të padrejta për të shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit dhe krahas këtyre k/ministri Rama i fali Bankers Petroleum edhe gjobën mbi 100 milion Euro. Ajo ka 22 vite që shfrytëzon barbarisht Patos-Marinës, ka nxjerrë mbi 30 milion ton naftë bruto me vlerë mbi 20 miliard Euro, s’ka paguar asnjë lek fitim në shtet, ka ndotur ambientin, ka shkaktuar probleme në shëndetin e banorëve dhe ka shkatërruar pronat e tyre. Kontrata e nënshtruar me oligarkët në çdo vendburim është e njëjtë, e pa korrigjuar në ecuri dhe ka dështuar që vitin e parë të aplikimit, fakte këto që legjitimojnw grabitjen dhe korrupsionin në pasuritë natyrore minerare. Përgjegjës kryesor të kësaj tragjedie, të paparë në industrinë e pasurive minerare në botë, janë qeveria e Berishës dhe Ramës, institucionet shtetërore përkatëse, ato ligjvënëse dhe ligjzbatuese, opozita dhe presidenti republikës që miratoi ligjin e privatizimit në vitin 1994, pa e konsultuar me specialistët e instituteve shkencore të fushës që ishin kundër këtij ligji dhe pse nuk e pezulluan atë kur dështoi plotësisht që në vitin e parë të aplikimit. Kanë 32 vite që po abuzojn rëndë me pasuritë minerare, gjoja po shfrytëzohen me “humbje” për të justifikuar grabitjen dhe shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit, sepse ato ndahen sipas një skeme mafioze midis oligarkëve dhe kupolës lartë politike PS-PD. Gjatë gjithë periudhës, disa nga ne specialistët e fushës e kemi denoncuar në media grabitjen dhe korrupsionin e pasurive minerare, i kemi kërkuar qeverive PS-PD, parlamentit, deputetëve të veçantë, opozitës, presidentit republikës që nuk pezullon ligjin e privatizimit dhe ato të shtetëzohen nën administrimin e kompanive shtetërore, sepse kushtetuta jonë se lejon shfrytëzimin e tyre me humbje, por në këmbim kemi vetëm heshtjen e zgjatur. Bile Presidentit Begaj i kërkuam të zhvillonte një Referendum Popullor në zgjedhjet 11 maj/2025 për pezullimin e ligjit dhe shtetëzimin e pasurive natyrore minerare, por ai vetëm heshtë. Ato vazhdojn të shfrytëzohen barbarisht, grabiten dhe shkatërrohen si mall pa zot dhe të gjithë heshtin se janë zhytë në këtë aferë korruptive. Ne mbështesim protestën kombëtare në Tiranë, në qytetet e Shqipërisë dhe në diasporë, kauzat e saj për keq-qeverisjen, etj., dhe kërkesën kryesore për dorëheqjen e k/ministrit Rama dhe qëndrimin ndaj Berishës. Këta kanë marrë peng demokracinë dhe Shqipërinë në këto 36 vite. I sugjerojm protestuesëve dhe drejtuesëve të saj që në kauzatë e tyre të shtojnw edhe kauzën tonë, stop grabitjes, korrupsionit, shfrytëzimit barbar dhe shkatërrimit të pasurive natyrore minerare dhe kërkesën për: Shfuqizimin urgjent të ligjit privatizimit të pasurive natyrore minerare dhe asetet e tyre që të shpëtojmw atë që ka mbetur. Pezullimin e kontratave, shtetëzimin e vendburimeve ekzistuese dhe kalimin e tyre për operim-shfrytëzim kompanive shtetërore minerare përkatëse. Ri-ngritjen e institucioneve shkencore të pasurive minerare dhe sektorit për kërkime në fushatë e reja perspektive. Pezullimi i kontratave ekzistuese është më se i natyrshëm dhe pa u ndëshkuar shteti shqiptar, bile duhej bërë 2 dekada më parë kur ato dështuan, sepse janë të gjitha me shkelje të rënda në termat e tyre!

NOA