Aksidenti tragjik në “Vlorë-Orikum”, policia zbardh ngjarjen: 1 person humbi jetën, 3 shtetas të huaj të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Vlorë–Orikum”, në zonën e Radhimës. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:00, automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me dy automjete të tjera, të drejtuara nga shtetasit F. K., rreth 35 vjeç, dhe A. M., 31 vjeç.

NOA

Pas përplasjes së fortë, automjetet janë përfshirë nga flakët. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit F. K., ndërsa tre pasagjerë të huaj që ndodheshin në automjetin e drejtuar nga A. M. kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Radhimë, automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., rreth 35 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 31 vjeç. Pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët.

 

 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. K.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë (shtetas të huaj) në automjetin me drejtues shtetasin A. M., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.