Reshjet e dëborës mbulojnë rrugët e veriut, rënie gurësh në disa zona

13
Sigal

Reshjet e dëborës janë rikthyer në vend prej disa ditësh, pasi kushtet e motit janë përkeqësuar ndjeshëm.

Në aksin Bogë-Theth, në lartësitë mbi 1200 metra vazhdojnë reshjet e borës. Ndërkohë, në zona më të ulëta ka rënie gurësh dhe inertesh.

Edhe në aksin Tamarë-Vermosh kanë filluar reshjet e borës, megjithatë nuk paraqiten problem në qarkullim.

Po ashtu në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë në juglindje ka prezencë të reshjeve të dëborës, reshjet kanë nisur gjatë mëngjesit të sotëm dhe aktualisht janë duke rënë ende.