8 milionë euro fitim vetëm gjatë vitit 2025 për inceneratorin fantazmë të Tiranës, ndërsa që nga viti 2017, për koncesionin e mbetjeve në Tiranë kanë dalë nga buxheti i shtetit plot 8.4 miliardë lekë!
Qytetarët paguajnë, por rezultati është ky: Tirana mbytet nga plehrat.Në kulmin e sezonit turistik, kazanët janë të tejmbushur, mbeturinat derdhen në rrugë dhe grumbullohen prej ditësh në lagjet e kryeqytetit.Mungesa e higjienës në hapësirat publike nuk është vetëm një problem estetik.
Është edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve.Ky është i njëjti model që shohim edhe në shëndetësi:miliona euro për tendera e koncesione,ndërsa pacientët përballen me mungesë ilaçesh e shërbimesh dhe paguajnë gjithnjë e më shumë nga xhepi.Ky nuk është thjesht modeli i Bashkisë së Tiranës.
Ky është modeli qeverisës i Edi Ramës: paratë publike shkojnë për koncesione dhe tendera, ndërsa qytetarit i mbeten faturat, plehrat dhe mungesa e shërbimeve.Miliona për koncesionet, zero përgjegjësi për qytetarët! Tirana paguan. Shqipëria paguan.Ndërsa ata që qeverisin, vazhdojnë të fitojnë bashkë me klientët e tyre.





















