Suplementi Pena Shqiptare/ Nazmi Xh. Çela: Stërgjyshi që jetoi me katër breza

12
Sigal

Parathënie

Duke të njohur nga afër, duke diskutuar për çfardolloj problemi, duke qëndruar e kontaktuar me rrethin tuaj farefisnor, miqësor e shoqëror në ngjarje e situata nga më të shumëllojshmet, kam patur mundësitë për të qënë më në avantazh në raport me të tjerët për të shkruajtur diçka reale. Të kam pyetur për shumë gjëra, ashtu siç kam marrë edhe mjaft këshilla të vyera nga ju, si një ndër njerëzit tuaj të afërt. Ke qënë njeri që nuk e kaloje kohën kot, por lexoje gazeta, libra të ndryshëm, veçanërisht kujtime. Të kam sjellë mjaft libra që ju i lexonit me shumë kënaqësi dhe kemi shkëmbyer edhe mendime për cilësinë e përmbajtjes e stilin e të shkruarit nga autorët. Biles bënit dhe diferencimet për autorët e librave të veçantë. Më thoshe:” Mirë është të shkruash e lësh kujtime, por të jenë të vërteta e tërheqëse”. Këtë ma konkretizuat me kujtimet e Skënder Malindi në librin e tij “ Shtigjeve të jetës”, Kujtime. Tiranë 2012.

E kuptova menjëherë që të kishte pëlqyer. Më kujtohet një herë duke biseduar të pyeta: “O Gjyshi, a ke dëshirë të lësh kujtimet e të shkruash për fshatin Backë?” Po-më the. Unë të thosha: “Sa të kesh mundësi, kur të jesh i qetë hidhi shënimet në një bllok dhe i shtypim më vonë”. Mosha dhe shëndeti, veçanërisht parainfarkti në shkurt të 2016, ndjejnë ndërprerjen e hovit për të bërë diçka, mirpo luatja e tensionit nuk të lejonte të sforcoheshe. E doje jetën, ruheshe e mbaje dietë. Për të realizuar një dëshirën tuaj, për të shkruajtur për personin tuaj, kam vetëm një merak mos i zbeh aspak vlerat burrërore, fisnikërinë, dashurinë dhe respektin për njerëzit. Megjithatë, jam i obliguar të marrë vendimin; më mirë të shkruaj për stërgjyshin model e të na bëjnë vërejtje për cilësinë e realizimit, se sa të mos shkruajmë dhe të thonë që nuk ishin të aftë të afirmonin vlerat e tij. Në këtë mëdyshje e kundërshti mendimesh me veten, zgjodhëm variantin më mirë.Të shkruajmë, por të jemi të matur e të kujdeshëm. Madje, kur i thashë djalit të gjyshit, Gëzimit, idenë për të shkruajtur një libër monografik për Rrapo Tërpollari (Backa), u step paksa, u habit se nuk e priste një sygjerim të tillë, për mos thënë u tregua paksa skeptik e i ndrojtur me mendimin që figura e tij të dalë e kompletuar e pa deformacione.  Ky ka qënë e është edhe objekti i punës time për ta nxjerrë Gjyshin e madh, ashtu siç ishte i plotësuar në të gjitha drejtimet, punëtor, i vlerësuar kudo dhe pa vese.

 

Rrapo Tërpollari

Për Vendlindjen

Backë vatani im,

cc’më kujtohesh me mallëngjim!

Kam ikur e jam larguar,

në Krujë në dhe të huaj.

 

Ti o Bregu Balibardhë,

malli shumë më ka marrë.

Kur shkonin dhëntë me ballë,

që te oborri gjer në shkallë.

 

O shokë më mori malli,

t’ju shikoj kur korrni barin.

Kroi i Koxhaj mu te luadhi,

nga Korça vinte karvani.

 

Dola lart në Qafë të Martë!

Lamtumirë o djemtë e Backës,

Qafë e Martës e Kroi Mbret,

O medet shokë ç’më gjet!

 

Ika e lashë vatanë,

Lashë motrën e vëllanë.

Seç u ndamë për së gjallë,

nuk takohemi si më parë.