“Gabimi i Mirelës-ministre” po zhduk 724 monumente natyrore

29
Sigal

Ministrja e Kulturës, Kumbaro me një të rënë lapsit hedh 200 mijë euro për të gjetur një firmë private për të rivlerësuar dhe “krasitur ” listën e 724 monumeteve natyrore që AKZM dhe bashkitë i kanë lënë në mëshirë të fatit duke u rrënuar, në mënyrë që të heqin përgjegjësinë nga vetja se “vlerësimi u bë nga privatët”. Ja çfarë fsheh tenderi për monumentet nga aplikimi te anulimi

 

Ministrja Mirela paska bërë një shkarravinë mbi tender! “Gabimi i Mirelës-ministre” kushton 200 mijë euro dhe nuk mund të fshihet lehtë. Ky gabim do të fshijë nga lista monumente natyrore, që nuk mund të rikthehen më.

Vetë Agjencia ka dorëzuar në APP njoftimin me objekt anulimin e këtij tenderi. Anulimi i tenderit është bërë që më datë 5 prill 2024, e u publikua në 13 maj 2024. Në dokument thuhet se anulimi është bërë duke u bazuar në Ligjin Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, Neni 98, pika 1. Dhe nga shqyrtimi i këtij ligji ne gjejmë që anulimi është bërë për shkak se në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme dhe gjithashtu se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme.

Me gabimet gjasme pa dashje që autoritetet bëjnë zakonisht me prokurimet, në shumë raste janë krijuar mundësi për zhvillime aferash në favor të studiove dhe kompanive të favorizuara. “Gabimet” apo “ndreqja e gabimeve” krijon pengesë për konkurrentët që duan të marrin pjesë dhe shpesh herë e çojnë fondin tek një firmë e paracaktuar më herët si fituese.

Në këtë rast, “Gabimi i Mirelës” paska qenë i pakapërcyeshëm dhe asnjë kompani nuk ka mundur të aplikojë me sukses që të bëjë studimin e monumenteve, që AKZM dhe bashkitë i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe po rrënohen çdo herë dhe më shumë.

Siç e cekëm më lart, ky tender për studimin, përveç se i heq arkës së shtetit afro 200 mijë euro, që mund të shërbenin për mirëmbajtjen, do të përdoret nga ministrja për të maskuar heqjen nga lista të një sërë monumentesh që i janë “halë në sy” për ndërtuesit e hoteleve dhe vilave.

AKZM ka një listë me 724 monumente të kësaj kategorie dhe kërkon vlerësim të gjendjes. Pra, agjencisë nuk i dalka buxheti i vet për punën që i takon, por duhet të nxjerrë nga arka e shtetit 200 mijë euro për ca foto dhe një përshkrim të gjendjes. Megjithatë djalli fshihet në detaje, pikërisht tek fjala “rivlerësim”

Kujtojmë se ndryshimi i fundit i ligjit për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura hap rrugën që të paktën 20% i sipërfaqes të menaxhohet nga bashkitë përkatëse, pa përshkruar saktësimet e nevojshme mbi mënyrën dhe qasjen se si kjo hapësirë do të caktohet, hartëzohet dhe përdoret, duke lënë të hapur marrjen në menaxhim edhe të 100% të saj. Sipas kritikave të shoqërisë civile, zhvendosja e kompetencave menaxhuese në varësi të interesit të çdo bashkie, cënon interesin kombëtar, që ekziston për ruajtjen e këtyre hapësirave të ruajtura pikërisht për vlerat dhe veçoritë që kanë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndërsa studimi që do t’i paraprijë ndryshimit të listës së Monumenteve Natyrore, është vetëm kurorëzimi i projektit të Kumbaros për të zhvatur ç’të mundet nga trashëgimia e mbrojtur.

Ministrja Mirela Kumbaro gati ta kafshojë listën e Monumenteve të Natyrës, vetëm pak ditë pasi ka kaluar në parlament ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura që i hap rrugën ndërtimeve brenda tyre.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në varësinë e ministres Kumbaro, e cila administron listën e Monumenteve të Natyrës ka me dhjetëra studime për monumentet, po ashtu ekzistojnë shumë raporte të KLSH që faktojnë shkatërrimin e tyre nga privatët. Por tashmë duhet një studim i ri, një certifikim i shkurtimit të kësaj liste. Pra, me dhjetëra monumente do t’u kalojnë bashkive dhe më pas subjekteve private.

Kujtojmë se ndryshimi i fundit i ligjit për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura hap rrugën që të paktën 20% i sipërfaqes të menaxhohet nga bashkitë përkatëse, pa përshkruar saktësimet e nevojshme mbi mënyrën dhe qasjen se si kjo hapësirë do të caktohet, hartëzohet dhe përdoret, duke lënë të hapur marrjen në menaxhim edhe të 100% të saj.

Një muaj më parë AKZM u mburr me projektin e ri që parashikonte të realizonte i cili kishte si objekt  “Studim/Rivlerësim i Listës së Monumenteve të Natyrës”, me një fond limit rreth 200 mijë euro. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën nënvizohet se objektivat kryesore lidhen me evidentimin dhe mbrojtjen e vlerave biologjike, kulturore, sociale dhe peizazhit, si dhe promovimin e turizmit për vizitorë të huaj dhe vendas.

AKZM ka një listë me 724 monumente të kësaj kategorie dhe kërkon vlerësimi të gjendjes aktuale sa i takon tre kategorive: pemë, dru, grumbull pemësh/drurësh, sipërfaqe territori, trajta të ndryshme dhe bimësi, burim ujor apo sipërfaqe ujore. Pra, agjencisë nuk i dalka buxheti i vet për të punën që i takon, por duhet të nxjerrë nga arka e shtetit 200 mijë euro për ca foto dhe një përshkrim të gjendjes. Megjithatë djalli fshihet në detaje, pikërisht tek fjala “rivlerësim”

Mirela paska bërë sot një gabim!E besoni këtë që paska ndodhur! Ministrja Mirela paska bërë një shkarravinë mbi tender! Na kujtoi vargjet e këngës për fëmijë të Aleksandër Lalos “Gabimi i Mirelës”: “Ja Mirela – thotë kushdo/ Paska bërë sot një gabim”. Epo, “Gabimi i Mirelës-ministre” kushton 200 mijë euro dhe nuk mund të fshihet lehtë. Ky gabim do të fshijë nga lista monumente natyrore, që nuk mund të rikthehen më- raporton gijotina. U lehtësuam disi që ky tender është anuluar nga vetë ministrja apo drejtoresha e saj, Daniel Pirushi.