Benet Beci nxjerr para edhe nga varrezat, jep pa garë 400 mln lekë

15
Sigal

 

Open Data Albania e cilëson alarmuese shkeljen e rregullave të prokurimeve, pasi kështu vidhen taksat e qytetarëve. Dhe ky keqmenaxhim i parasë publike shoqërohet nga bashkitë me ankesa se nuk shlyejnë dot detyrimet e prapambetura. Ndërkohë, edhe kjo kontratë e kryetarit Beci “ka fituar” shenjën ‘Red Flag’, që tregon riskun e korrupsionit me tenderon 400 milionë lekë vetëm për të pastruar shkurret në këto parcela

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka futur në axhendën e tenderave edhe “shtëpinë” e të vdekurve. Pavarësisht se çfarë ‘kujdesi’ do të paguajë bashkia, e dimë që çdo varrezë publike ka një rojë, ca punishte mermeri, që marrin porosi nga familjarët e të ndjerëve dhe pak lule që zakonisht i sjellin familjarët.

Sikur t’u kishte dhënë 400 milionë lekë familjeve në nevojë, Benet Beci do ta kishte treguar vetën socialist dhe kaluar humanistit. Në fakt, kryetari kujdeset për lekun, jo për njerëzit.

Tenderi me numër refene REF-02268-04-22-2024 ka si objekt “Shërbim i mirëmbajtjes së Varrezave Publike dhe të Dëshmorëve” e ka fondin limit në vlerën gati 400 milionë lekëve (pa TVSH). Deri më datë 8 maj kur ishte lënë afati i fundit për dorëzimin e ofertave dhe mbajtjen kishte paraqitur ofertë vetëm firma BASHKIM VLLAZNIM sh.pk, në pronësi të Agim Tahirit.

I gjendur në kushte ku ka mungesë konkurrence Beci nuk duhej të nxitonte, por duhej të anulonte tenderin. Ky rregull mund të sjellë konkurrencë, oferta të përshtatshme dhe kursimin e fondit.

Pa e zgjatur shumë, më datë 10 prill 2024, Beci i ka vënë në tavolinë Tahirit kontratën e tenderit 400 milionë lekë, duke na treguar që as nuk e ka shqyrtuar ofertën e tij. Në këtë konkluzion dalim pasi shohim se oferta e kësaj firme është sa 100% e fondit limit!

Edhe këtu është shkelur një tjetër rregull i prokurimeve publike. Këto dy shkelje, Beci tashmë i ka kthyer në metodë pune, që vënë në risk buxhetin e shtetit dhe krijojnë hapësirë për abuzim me fondet.

Open Data Albania e cilëson alarmuese shkeljen e rregullave të prokurimeve, pasi kështu vidhen taksat e qytetarëve. Dhe ky keqmenaxhim i parasë publike shoqërohet nga bashkitë me ankesa se nuk shlyejnë dot detyrimet e prapambetura.

Ndërkohë, edhe kjo kontratë e kryetarit Beci “ka fituar” shenjën ‘Red Flag’ që tregon riskun e korrupsionit sipas gijotina. Ndërkaq në duam të theksojmë se Tahiri do të paguhet 400 milionë lekë vetëm për të pastruar shkurret në këto parcela ku ndodhen varrezat. Kur siç e theksuam në fillim është një punë që të gjithë familjarët kur vizitojnë varret e të afërmeve që nuk jetojnë më, iu pastrojnë edhe atë pjesë të parcelës. Në këtë rast, kryetari Benet Beci na ka demonstruar se nuk ka frikë nga SPAK-u as në Zotin, duke bërë korrupsion edhe me paratë e varrezave.