Prof. Elmaz Sherifi: Diplomacia e shkëlqyer në Athinë!

114
Sigal

Ju e dini dhe të gjithë e dinë se sa kritik jam unë ndaj jush. Por sot, sapo ke mbajtur fjalimin më të mirë të karierës tënd të gjatë politike.

Bravo dhe mirënjohje për idetë e shkëlqyera që hodhe brenda në Athinë, me një diplomaci të shkëlqyer politike, për të shkuarën, të sotmen e sidomos, për të ardhmen europiane të dy popujve që kanë një histori të perbashkët në shekuj e shekuj.

Rasti i trajtesës “Bubulina” përfshinte edhe shumë çështje të tjera të mbuluara, harruara dhe të pazgjidhura.

Fryma dhe filozofia europiane moderne e zgjidhjes së problemeve të pashprehura, por, të nënkuptuara, u konkretizua me thirrjen për heqjen e ligjit absurd të luftës, që edhe vetë autoritetet greke e thonë se nuk ekziston, por që nuk e kanë hequr “de jure”, u dha të drejtēn e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve si ushtrues i pushtetit ekzekutiv.

Mirënjohje per shprehjen me shumë dinjitet të së vërtetës historike në marrëdhenjet midis dy popujve me histori të perbashkët, e sidomos të shqiptarëve dhe arvanitasve që e themeluan shtetin e Greqisë dhe drejtuan vite të tëra pushtetet e shtetit të ri, pas 1822, kur ministrat e Ali Pashës drejtuan institucionet e Greqisë, si kryetar shteti, kryeministra, ministra e guvernator banke. E artikuluat shumë bukur. Koha e shqiptarëve ka ardhur.Urime Rama!