Fatmiroshe Xhemalaj: Probleme arsimore e qytetare mes dy sistemesh

24
Sigal

Samitet kudo në botë duhet të mblidhen vetëm për t’i përfshirë fëmijët dhe të rinjtë në projekte, ku ata të mësojnë të bashkëpunojnë

PROBLEME ARSIMORE E QYTETARE MES DY SISTEMESH

  • -Mësuesit duhet të marrin përgjegjësi, nxënësit të ndërgjegjësohen.
  • – Çështja kryesore e Samitit që u mbajt në Tiranë, më 28 shkurt 2024, ishte PRODHIMI I ARMËVE…
  • -Jemi në një situatë ku thuhet se mësuesi nuk do të trajnohet dhe nxënësi nuk do të mësojë.
  • – Fryma e ngrohtësisë, duhet të mbizotërojë, që mos të themi mësuesi nuk do të trajnohet dhe nxënësi nuk do të mësojë!
  • -Deri dje vendoste kolektivi, si duhet të jetoje, deri edhe në pikën, mos të jetoje.
  • -Sot nuk pyetet askush se si duhet të jetosh!

SITUATA

Shkruhet, flitet në rrethet me mësues, pedagogë, por jo vetëm, se mësuesit nuk duan të trajnohen, ose, edhe kur shkojnë në trajnime të paguara nga institucionet arsimore qeverisëse, ata, përgjithësisht, nuk bashkëveprojnë në trajnim!!!

Nga ana tjetër, po në këto rrethe flitet se nxënësit, studentët nuk mësojnë ( histori e vjetër)!!!

Unë kam vënë re se edhe në jetën shoqërore askush, nuk do “mend”, për më tepër as në familje apo rreth familjar!!!

Ngado që ta rrotullosh mollën, “asnjë” nuk e do!!!

Jemi një shoqëri, që të shkuarën e afërt historike e kemi pasur, REGJIM KOMUNIST, i cili vinte në qendër kolektivin, jo individin; një regjim ku vendimet, për individin i merrte Partia jo shteti.

Regjimi mbyti, vrau, çdo përpjekje, nismë individuale për zhvillim.  Në familje, para 90′, në Hapësirë- Kohën shqiptare, historikisht, babai ishte zoti. Edhe sot në pjesën më të madhe vazhdon të jetë. Fat kishin dhe kanë ato familje ku babai ishte/ është qytetar, lejon anëtarët e familjes të fitojnë aftësitë për jetën e tyre individuale.

REFLEKTIME

Marrja e përgjegjësive individuale

Jemi një shoqëri, që të shkuarën e afërt historike e kemi pasur, REGJIM KOMUNIST, i cili vinte në qendër kolektivin, jo individin; një regjim ku vendimet, për individin i merrte Partia jo shteti.

Regjimi mbyti, vrau, çdo përpjekje, nismë individuale për zhvillim.  Në familje, para 90′, në Hapësirë- Kohë shqiptare, historikisht, babai ishte zoti. Edhe sot në pjesën më të madhe vazhdon të jetë. Fat kishin dhe kanë ato familje ku babai ishte/ është qytetar, lejon anëtarët e familjes të fitojnë aftësitë për jetën e tyre individuale.

Pasoja e kësaj politike e trashëgimie nga regjimi komunist:

Individit nuk i lejuan, të fitonte kompetencat e tij akademike, psiko-pedagogjike, menaxheriale, sociale për të krijuar profilin e tij qytetar dhe profesional, në mënyrë që të merrte në dorë fatet e jetës së tij, pra të ushtronte përgjegjësitë, sipas nivelit të arritjeve të tij.

Edhe kur individë të veçantë, përpiqeshin drejt një bote ku përgjegjësitë janë individuale, e ushtrohen para shtetit kombëtar, e jo partisë, regjimi bënte terror.

Vendoste kolektivi, si duhet të jetoje, deri edhe në pikën, mos të jetoje.

Në atë regjim, individi mendjehapur, fizikisht, nuk kishte ku të shkonte, se dhe zogjve ju ishte ndaluar fluturimi, por sot është ndryshe.

Nuk ju pëlqen qeverisja (jo Shqipëria, se atë e kanë në mendje e zemêr), ikin, ikin… edhe në një kasolle me baltë, vetëm e vetëm të jenë të lirë në ushtrimin e përgjegjësive individuale, për jetën e tyre.

KËSHILLA

Si kontributore misionare në trajnimin e mësuesve, për tematika të ndjeshme qytetare dhe profesionale mendoj se duhen bërë module trajnimi, emisione televizive, podkaste, me nxënës dhe mësues mendjehapur, që nuk kanë frikë të shprehen, veç e veç, me tematikë:

Po sot? Pse mësuesit nuk duan të trajnohen?! Pse nxënësit nuk duan të mësojnë?!

Mos vallë, shoqëria, mësuesët kanë arritur shkallën më të lartë të qytetërimit, të profesionalizmit dhe nuk kanë më nevojë për t’u trajnuar?

Ky do të ishte gëzim shumë i madh. Mos vallë niveli profesional dhe qytetar i trajnerëve është më i ulët nga ai i mësuesve? Ky është lajm i hidhur.  Mos vallë si shoqëria, institucionet arsimore, mësuesët, trajnerët janë “sëmurur”, në atë shkallë, sa nuk kanë më shërim?

Kjo do të thotë se dhe SHPRESA, ka humbur.Por unë nuk e besoj se SHPRESA ka humbur.

Nxënësit dhe studentët, që mësuesit e arrirë, kanë mësuar e edukuar, po kontribuojnë në të gjitha fushat, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke patur në sy, jo partitë, por Shqipërinë, forcimin e shtetit kombëtar shqiptar.

Mendoj se jemi në këto udhëkryqe, sepse në çdo vendimarrje, personale apo qeverisëse, nuk përdoret qasja multiperspektive, qasje ku merren parasysh interesat e individve, sipas të mirës së përbashkët.

Ja shikoni, çështja kryesore e samitit që u mbajt në Tiranë, më 28 shkurt 2024, ishte PRODHIMI I ARMËVE…

A mund të themi se shqiptarët nuk bashkëpunojnë? A mund të themi se popujt nuk bashkëpunojnë? Po krijove klimë bashkëpunimi, brenda ligjeve, me përmirësim të ligjeve, me ngrohtësi njerëzore, larg thashethemeve, ngacmimeve paragjykuese të përsëritura, denigruese, ndaj çdo nënshtetasi shqiptar, atëhere betejat për zhvillim janë të fituara.

Çdo me thënë kjo?

Domethënë që njerëzit, domethënë fëmijët tanë, të përfshihen në beteja ku njerëzit të vrasin njeri- tjetrin. Samitet kudo në botë duhet të mblidhen vetëm për t’i përfshirë fëmijët dhe të rinjtë në projekte, ku ata të mësojnë të bashkëpunojnë, të mos lejojnë diktatorë si Putini të marrin jetë të pafajshme, t’i çojnë të çmendurit, atje ku e kanë vendin.

Fryma e ngrohtësisë, duhet të mbizotërojë, që mos të themi mësuesi nuk do të trajnohet dhe nxënësi nuk do të mësojë! .

Jam shprehur gjatë, por kështu e ka mësuesi që merr përgjegjësi.

A mund të themi se nxënësit nuk duan të mësojnë? A mund të themi se mësuesit nuk duan të trajnohen?  A mund të themi se lufta në Ukrainë, në Gaza etj., nuk parandalohet?

A mund të themi se shqiptarët nuk bashkëpunojnë? A mund të themi se popujt nuk bashkëpunojnë? Po krijove klimë bashkëpunimi, brenda ligjeve, me përmirësim të ligjeve, me ngrohtësi njerëzore, larg thashethemeve, ngacmimeve paragjykuese të përsëritura, denigruese, ndaj çdo nënshtetasi shqiptar, atëhere betejat për zhvillim janë të fituara.

Kjo është SHPRESA!

Fatmiroshe Xhemalaj(Shehaj)

Specialiste e shkencave shoqërore