Meta poston foto me Xhixhon: Mirëpresim kandidatura tjera për…

21
Sigal

Partia e Lirisë po zhvillon mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, ku Ilir Meta ka hedhur kandidaturën për t’u bërë president i kësaj force politike.

Ashtu siç ka deklaruar vetë Meta, Partia e Lirisë do të ketë dhe një zëvendëspresidente.

Meta ka përzgjedhur në këtë funksion Erisa Xhixhon.

Me Erisa Xhixhon ai ka postuar dhe një foto në rrjetet sociale, ku në një postim shkruan: “Bashkë me kandidaten për ZëvendësPresidente të Partisë të Lirisë, znj.Erisa Xhixho.

Mirëpresim kandidatura alternative!”.