Flet për Telegraf Irma Libohova: Emoncionet e këngës “Çel kjo tokë si trëndafil”, surprizat nëpër turne dhe artistët e preferuar

272
  • Intervista/ Flet kçngçtarja e mirçnjohur Irma Libohova
  • – Jam ngjitur nç skençn e Festivalit në vitin 1979, me këngën“Çel kjo tokë si trëndafil”.
  • – Kjo këngë ishte e kompozuar nga i madhi Agim Krajka
  • – Në vitin 1983, këndova këngën“Zgjodha  Njeriun”.
  • – Kënga “Apokalips”, kompozuar nga i mirënjohuri, Alfred Kaçinari, e kçnduar me Erandçn se besonim tç kishte aq sukses
Sigal

Irma Libohova është nga ato këngëtare, e cila ka mahnitur me zërin dhe talentin e saj në vitet ‘80, duke vazhduar edhe sot të jetë e kërkuar në koncerte, sidomos jashtë Shqipërisë, ku çon muzikën e mirë dhe aftësitë vokale dhe interpretuese. U takova me Irmën në prag koncerti për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin ku unë jetoj prej tetë vjetësh, Saint Petërsburg, të shtetit të Floridas, në shoqërinë me këngëtarin brilant Ylli Baka, ku në intervistën e zhvilluar ajo tregon për here të parë disa detaje të hershme në jetën e saj personale, duke mos harruar takimet e bisedat mbresëlënëse me shqiptarët e Floridas.

-Si e kaloi Irma kçtç periudhç tç çvshtirç tç izolimit nga Covid-19?

– E kaluam mes thatçsirçs, pa miq dhe shokç, pa aktivitete, pa sheshe xhirimesh dhe aktivitete massive. Ishte njç situatç e vçshtirç, por tashmç kali.

-Përse vitet e fëmijërisë suaj i kujtoni shpesh. Kaq shumë nostaligjike shfaqeni pas tyre?

-Fëmijëria është periudha më e bukur në jetën e çdo njeriu. Ajo është letra e bardhë ku ne shkruajmë gjithë rrugën e historisë dhe kujtimeve tona. Kujtoj me nostalgji ato vite si fëmijë e zhdërvjelltë, por me shumë sedër. Ndër të pestë ne fëmijët, ku unë jam më e madhja në moshë, dua të them se kam qenë e përkëdhelura e babit (buzëqesh lehtë), ndonjëherë tekanjoze, kapriçioze, por përgjithësisht, ajo çka më ka shoqëruar dhe karakterizuar dhe sot në jetën time janë koligjialiteti, poziviteti, socialiteti.

-Keni qenë një familje me shumë fëmijë, por gjithësesi ju sakrifikonit jo pak për njëri tjetrin. Përse e bënit një gjë të tillë?

Dëgjo Fadil. Vëllait të madh, i është dashur të punojç qysh në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, që unë të vazhdoja shkollën. Unë kam punuar që të vazhdonte shkollën vëllai tjetër, po kështu ai punoi jo pak për të ndjekur studimet motra…Kemi ndihmuar mjaft njeri tjetrin dhe për këtë mendoj se kemi bërë shumë mirë. Prindërit sakrifikuan që të gjithë ne fëmijët, të vazhdonim studimet e larta. Padyshim u jemi mirënjohës. Që të dy prindërit e mij, babai intelektual që anonte nga letërsia dhe mami piktore, kanë ndikuar në formimin tim si artiste, por pa shkëputur kurrësesi librat nga dora, dashuri që unë e kam trashëguar prej tyre,të cilën e kam transmetuar tek djali im. Gjithësesi kënga rritej si lastar brënda meje, duke qenë se unë këndoja më shpesh gjatë viteve të shkollës.

-Sa ka ndikuar tek ju prania e prindërve, në drejtim të formimit tuaj?

-Mendoj se dashurinë për librin, e kemi patur në gen si familje. Madje më kujtohet gjyshi im mësues, që librat artistik, nuk i hiqte asnjëherë nga dora. Mendoj që kjo traditë e vyer vazhdon

edhe sot në familjen tonë. Të kesh njohuri apo pasion për një degë tjetër siç është gjuhë-letërsi, është një ndihmesë shumë e madhe që më lejon mua,të mos gaboj në zgjedhjen e temave, duke më ndihmuar si artiste.

-Thuhet se keni kënduar mjaft herët, por në skenën e festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ju jeni  ngjitur për herë të parë në vitin 1979, me këngën“Çel kjo tokë si trëndafil”. Eshtë e vërtetë?

-Po. Eshtë kjo këngë që troket shpesh në kujtesën time. Sapo kisha përfunduar liceun artistik, ku mesa duket kjo këngë e kompozuar nga i madhi Agim Krajka, qëndronte më përshtat me temperamentin tim. (në këtë çast Irma hyn brënda këngës, nis e këndon sikur të jetë në skenë…O sa lule tek ne sot blerojnë, oh sa yje vezullojnë, çel kjo tokë si trëndafil, ne plot me dritë i kemi sytë…) kjo ka qenë kënga ime e parë. Ndoshta kjo këngë, e cila u mirëprit dhe u vlerësua, bëri që të kisha sukses të padiskutueshëm me këtë kompozitor të shquar, duke bashkëpunuar në këngët që do këndoja më pas si “Nuk Harroj”, “Më dhe dritë nga syri yt”, dhe “Të kërkoj”.

-Ndërkohë në vitin 1983, këndoni këngën“Zgjodha Njeriun”. Mendoni se kjo këngë trokiti në jetën tuaj në kohën dhe momentin e duhur?

-(Qesh). Kishja një vit që isha martuar. Në atë periudhë festivali, do lindja djalin. Besoj se ishte kjo këngë, e cila më shërbeu për të patur oferta në festivale të tjera,“Këngët e Pranverës”,“Kënga Magjike”etj. Mendoj se disa prej këngëve të tjera, të kënduara në këtë festival prestigjioz dhe tepër të vlerësuar si “Ku vajti vallë ai djalë”,“Kush ka vajza”,“Martesa Jonë”, përcaktojnë pasaportën time si këngëtare.

Sipas jush, çfarë cilësi duhet të zotërojë një këngëtare si ju, për t’u cilësuar e sukseshme, e kompletuar?

-Mendoj se ndër cilësitë kryesore që duhet të shoqërojnë në jetën e përditëshme të një këngëtareje, janë edukata dhe mirësjellja. Mund të jesh artist apo gjigand brënda vetes, por nëse nuk arrin të sillesh, të komunikosh me zemër artisti ndaj publikut që të ndjek, ti e përçmon atë. Eshtë domosdoshmëri të qënurit njeri dhe pastaj artist.

-Ç’farë do të thoshit për plejadën e artistëve të periudhës suaj, të cilët ende dhe sot ndjehen të sukseshëm dhe të mirëpritur tek spektatori?

-Nuk është e lehtë të ngjitësh sukseshëm shkallët e karrierës artistike, pasi krahas talentit, për të arritur atë që dëshiron e synon, të duhet punë dhe vetëm punë. Këtë ecuri të mbarë, padyshim e

kanë përshkuar kolegët e plejadës sime, të cilët me arritjet e tyre kanë vendosur lule në artin e këngës, pasi profesionalizmi dhe konkurenca e pastër, kanë ndikuar në rritjen e vlerave të reja të këngës. Mendoj se këngët tona e kanë merituar dhe meritojnë të jetojnë gjatë me forcën dhe shpirtin e tyre, sepse janë shkruar dhe kompozuar nga poetë dhe kompozitorë të afirmuar,të mirëpritur nga lexuesit dhe publiku.

-Si do e vlerësonit trinomin këngëtare, kompozitor, autor teksti dhe a është ky bashkëpunim domosdoshmëri në arritjen e suksesit?

-Patjetër që është një domosdoshmëri e nevojshme bashkëpunimi, që produkti i këtij trinomi të jetë në pozicionin ku atij i takon. Mendoj se pa një bashkëpunim të tillë, kënga nuk përcillet e shëndetëshme, jetësore, e bukur, e pëlqyeshme tek publiku. Gjithësesi mendoj se dhe orkestruesi i këngës ka meritë në suksesin e interpretimit vyrtuoz të këngës.

-Këndoni prej dyzet vjetësh, këngë të muzikës së lehtë, popullore dhe asaj moderne. Në cilën prej këtyre e shikoni veten më të kompletuar?

-Ndodhem vërtetë midis këtij trekëndëshi, por më mirç ndihem në valëzimin e muzikës së lehtë , por kurrësesi nuk do të veçoja këngët e trevës së jugut, sepse gjithë prejardhjen time e kam andej (buzëqesh), sepse të parët e mi, prindërit e mi, ndodhen midis Lushnjes dhe Vlorës, midis Skraparit dhe Gjirokastrës.

-Keni përjetuar, jeni gëzuar e lumturuar në marrjen e disa çmimeve të parë dhe të dytë, kryesisht në evente siç është Festivali i Këngës në R.T.SH. dhe Kënga Magjike, por një ndjesi, disi të veçantë e keni përjetuar në festivalin e kohëve të fundit, ku marrjen e çmimit të parë e keni mësuar nga komshijtë e pallatit, ndërsa ishit pranë shtëpisë suaj. Eshtë e vërtetë?

-Mund të them se unë dhe Eranda, kemi kënduar një këngë që vërtetë i dhamë zemrën tonë, e cila u pëlqye dhe u duartrokit gjatë nga publiku, por kurrësesi nuk e mendonim se kënga “Apokalips”, kompozuar nga i mirënjohuri, Alfred Kaçinari, do të vlerësohej nga juria. Ndaj vendosëm që pas interpretimit të saj të niseshim për në shtëpi. Natyrisht që në mjediset pas skene këngëtarët diskutonin mes tyre se çmimi i parë i përket kësaj apo asaj kënge. Ne nuk shikonim ndonjë reagim për këngën tonë si më e votuara, madje as vetë Fredi nuk e dinte një gjë të tillë. Ndërsa ndodheshim afër shtëpisë, i pari që na ka njoftuar, ka qenë një komshiu ynë, i cili bërtiste, kthehuni, sepse keni marrë çmimin e pare. Hejjj, suksese, Bravo. Ishte një sadisfaksion që përjetuam.

Ç’farë ju bën të ndiheni mirë me këngën, në të cilën ndodhet jeta dhe karriera juaj artistike?

– Njeriu pa muzikë, është i shurdhër, gati pa jetë dhe impakti që muzika jep në shpirtin e njeriut, është i drejtpërdrejtë, gjë të cilin nuk ta ofron asgjë tjetër, sado jetësore qoftë ajo. Pra muzika për mua është, ajri, qielli, frymarja ime…. gjithëçka.

-Nëse këngët tuaja do i rreshtonit si në një paradë, cilët prej tyre do të qëndronin më shpesh në buzë, që padyshim i këndoni me shumë kënaqësi edhe në mjediset e shtëpisë suaj?

-Patjetër do të veçoja, ato që janë kurorëzuar me çmime të para në festival dhe kënga magjike,si: “Zgjodha njeriun”.“Çel kjo tokë si trëndafil”,“Prap tek ti do të vij”.“Nuk e harroj”,“1001

ëndërra”, “Apokalips”.“Dy shoqe ne dhe duhemi si motra,” “Mollaxhiu”,”Stop” .

Ç’do të thotë për ju të qenurit person publik?

-Të jesh njeri publik, është bukur, është një fat i veçantë dhe nder i madh. Duhet të dish ta administratosh, ta përdorësh mjaft mirë këtë kartë të çmueshme, e cila njëkohësisht është përgjegjësi shumë e madhe. Pasi të jesh i tillë, do të duhet të bësh kujdes me fjalën, ku çdo veprim e sjellje, duhet të jenë brënda qënies, të qënurit person publik.

-Bashkëshorti juaj ishte artist si ju. Sa ka ndikuar prania e tij si bashkëshort, artist dhe qytetar tek ju?

-Padyshim ka qenë njeriu që më ka shoqëruar në vitet e karrierës sime si këngëtare, duke qëndruar përherë pranë në çdo situatë, pa tjetër që dhe ai ka meritën në atë çka unë kam arritur

në jetën time. I jam mirçnjohçse.

-Ç’farë do të thoshit për Ataolin, djalin tuaj në këto momente?

-Besoj se ai e ka merituar investimin që kam bërë për të në jetën time. Siç ju thashë se librat kanë qenë shoqëruese dhe miqtë më të afërt në familjen tonë, ku dashuria ndaj tyre, është përcjellë në breza. Kohët e fundit Apaolini, ka hapur shtëpinë botuese “Pika pa sipërfaqe”ku përkthehen dhe botohen letërsi e huaj dhe krijimtaria e autorëve shqiptarë.

-Irma në jetën e përditëshme si qytetare dhe artiste?

-Padyshim që ditën e re dua ta nis e gëzuar. Ndonëse për shkak të punës jam e angazhuar të punoj deri vonë dhe të ngrihem vonë në mengjes, ku dita ime starton rreth orës njëmbëdhjetë, duke vazhduar deri nç ora dy prag mëngjesi. Koha, të cilën e konsideroj të lirë, e përdor për të qepur në makinë, për gatim, lexoj revista, që më ndihmojnë në drejtimin tim si amvise dhe artiste.

-Jeni vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtre e madhe”. Ç’do të thotë për ju ky vlerësim?

-Mendoj që vlerësimi që kanë njerëzit për një artist, është pasuria më e madhe e tij. Ky është një fat i mirë që unë ja uroj çdo artisti. Marrja e këtij titulli, padyshim më lumturon. Në ditëlindjen time të pesëdhjetë e pesë, pasi po përgatitesha për një profilin tim në emisionin “E diela shqiptare”, ku midis të ftuarve ishin mjaft shokë, kolegë e miq të mi, në fund fare, pothuajse as që e prisja, titulli më erdhi si surprizë nga miku dhe shoku im i fëmijërisë, Ardit Gjebrea.

-Keni ardhur në Amerikë për një turne në shtetet Florida, Conektika, Boston. Filadelfia, në harkun kohor të një muaji. Si ndjeheni në këtë turne, ku këngët tuaja do të zgjojnë

mallin e këngës shqipe, mallin për shqipërinë …prindërit?

-Si asnjëherë tjetër një turne i gjatë i lodhshëm, pasi në çdo dy-tre ditë më duhet të udhëtoj me avion nga njeri shtet në tjetrin. Dje erdha këtu në Florida, ku do të jap koncert në dy qytete Orlando dhe Clearwatër dhe pas dy ditësh më duhet të fluturoj drejt Bostonit. Kur të përfundoj këtë turne, padyshim më duhet të pushoj disa ditë.(Buzëqesh)

-Janë të shumtë ata shqiptarë në Clearwatër, ku me se 600 vetë, ju kanë uruar mirëseardhjen, së bashku me këngëtarët e tjerë, Irma Libohova, Ylli Baka, Eli Fara, Maja.

Si ndjeheni në këtë mirësëardhje?

-Jam mirënjohëse ndaj këtyre njerëzve në këtë vend të stërmadh dhe të largët. Patjetër që ndjej emocione ku çdo fjalë zemre e tyre, mbetet mbresëlënës në jetën time. Unë kam një parim, që në çdo koncert të mbaj një “shkrepse” me vete, të cilës i vë zjarrin dhe shumë shpejt shpërndahet në gjithë sallën, ku kënga dhe vallja shqiptare, na bashkon të festojmë të gjithë. Lodhja më largohet, sepse publiku mç shlodh me sinqeritetin, dashamirësinë dhe respektin që ai të ofron.

Irma Libohova nesër…?

-Besoj se në rrjedhën e ditëve, do të jem pjesë e jetës që jetojmë të gjithë së bashku. Mundohem të kem një jetë aktive, ku palestra është bërë pjesë e jetës sime. Patjetër që së bashku, me sythet e para të pemëve, që sjell stina e bukur e pranverës. Brënda meje, po lind sythet e saj, melodia e një kënge të re, e cila në mënyrën e të kënduarit. në tekst dhe kompozim, do të jetë e veshur me vlera të reja arti, sepse arti është Jetë.

Intervistoi Fadil Shehu