Vendimi i qeverisë që masakron mjekësin shqiptare

548
Sigal

Shëndetësia e sëmurë dhe në mjerim”, por qeveria i hap rrugë “privatizimit” të spitaleve publike, duke i dorëzuar tek privatët nëpërmjet bordeve, me të njëjtin model si bordet e naftës dhe ushqimeve. Jemi të vetmit në Europë për mungesën e ekzaminimeve!

“Shëndetësia e sëmurë”

Vendimi/ Masakrohet mjekësia shqiptare. Qeveria i hap rrugë “privatizimit” të spitaleve publike

INFO

  • Qeveria ka vendosur që spitalet shtetërore t’i dorëzojë te ato private.
  • Përmes këtij ligji të hartuar nga Ogerta Manastirliu, së pari ju ofrohet mundësia mjekëve që të përdorin spitalet shtetërore për shërbime private.
  • –Së dyti, futet termi i “spitaleve autonome”, duke i hapur rrugë “privatizimit” të spitaleve publike.

Elementi tjetër është se spitalet autonome do e ofrojnë shërbimin me pagesë. Ndryshe nga sa Edi Rama deklaronte se do kemi shëndetësi falas! Në fakt tani do futet një lloj sistemi ku asgjë nuk mund të bëhet pa paguar

Shqipëria e mjerë në Shëndetësi!

Ogerta Manastirliu, ministrja aktuale e shëndetësisë, vazhdon ditë pas dite me propagandën e saj në rrjetet sociale. Duke parë videot dhe postimet e zonjës në fjalë, krijohet përshtypja se sistemi shëndetësor në Shqipëri është më i miri në botë. Por denoncimet e qytetarëve nxjerrin në pah realitetin e kova uji në dysheme pasi pikon tavani dhe mungesën e ngrohjes, mungesën e ujit dhe shërbimit.

Qeveria që është vetëm një menaxher i “emëruar” me votë për të shërbyer për mandate të kufizuara, jo pronar i vendit, popullit dhe gjithçkaje, që lidhet me të i ka hapur rrugë “privatizimit” të spitaleve publike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë, njoftoi se është miratuar akti nënligjor, i cili përcakton kriteret që do të duhet të përmbushin spitalet, që duan të bëhen autonome.“Kemi miratuar sot në Këshillin e Ministrave një akt të rëndësishëm nënligjor, në zbatim të ligjit “Për Kujdesin Spitalor në Republikën e Shqipërisë”, pikërisht vendimin për autonominë spitalore. Një model i cili do t’i hapë rrugën përmirësimit të shërbimit spitalor në vend, përmirësimit të eficiencës së burimeve njerëzore, burimeve financiare, gjithashtu edhe mirëadministrimit të të gjithë strukturës organizative, por edhe aspekteve të shërbimit mjekësor, në spitale, të cilat do ta përfitojnë autonominë“,- tha Manastirliu. Por rasti në fjalë ka shkaktuar mjaft debate, ku dhe gjatë votimit të ligjit në Kuved, socialistët dolën kundër. Përmes këtij ligji të hartuar nga Ogerta Manastirliu, së pari ju ofrohet mundësia mjekëve që të përdorin spitalet shtetërore për shërbime private. Së dyti, futet termi i “spitaleve autonome”, duke i hapur rrugë “privatizimit” të spitaleve publike. Duke i marrë me radhë, neni 27 ju jep mundësi mjekëve që të përdorin ambientin e spitalit për shërbime me pagesë, pas orarit zyrtar. Pra nuk ka më nevojë që ata të kenë klinika private, pasi mund të përdorin pajisjet dhe ambientet shtetërore për një shërbim privat.“Mjekët në spitale publike kanë mundësi të ofrojnë jashtë regjimit të punës së përcaktuar nga punëdhënësi, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, shërbime të konsultave ambulatore për pacientë jashtë sistemit të referimit. Spitali që mundëson praktikën e dyfishtë, miraton me vendim të bordit drejtues, kategorinë e shërbimeve të konsultave ambulatore, tarifat përkatëse, si dhe modelin e kontratës së shërbimit me mjekun, që ushtron praktikën e dyfishtë në mjediset e spitalit publik, pa cënuar ofrimin e shërbimit spitalor publik”,- theksohet në ligj. Një element tjetër është që krijohen spitalet autonome. Të gjitha spitalet publike kanë të drejtë të bëhen autonome. Më pas ato mund të lidhin kontrata shërbimi me spitalet private. Pra spitalet private do fillojnë të ofrojnë shërbime te spitalet publike dhe sigurisht nga kjo skemë do përfitojnë privatët. “Spitalet publike autonome kanë të drejtë të lidhin kontrata me palët e treta, me kompani private të sigurimeve, si dhe me spitalet jopublike për shërbime specifike mjekësore… Spitalet publike autonome mund të kontraktojnë shërbime joshëndetësore me sektorin privat, sipas legjislacionit në fuqi”,- thekson ligji. Elementi tjetër është se spitalet autonome do e ofrojnë shërbimin me pagesë. Ndryshe nga sa Edi Rama deklaronte se do kemi shëndetësi falas, në fakt tani do futet një lloj sistemi ku asgjë nuk mund të bëhet pa paguar.

 1- Pas bordit të naftës, edhe spitalet autonome do monitorohen nga bordet drejtuese

Sa përmendet fjala “bord”  i pari që të vjen në mend është Bordi i Transparencës, që la çmimin e naftës në stratosferë, duke zhvatur xhepat e qytetarëve. Tashmë edhe spitalet publike mund të aplikojnë për të qenë të pavarur nga ana menaxheriale dhe financiare. Rregullorja përcakton kriteret që i duhet të përmbush një spital për të vetadministruar burimet njerëzore dhe financiare. Karta e autonomisë menaxheriale është e para që mund të merret, por më parë një spital duhet të përmbush disa kritere ndër të cilat: të jetë i akredituar, të ketë miratuar strategjinë 3 vjeçare dhe të ketë një shfrytëzim të kapacitetit spitalor jo më pak se 60% për shërbimet bazë si urgjencë, terapi intensive, kirurgji, pediatri. Marrja e kësaj karte do t’ju mundësojë spitaleve të menaxhojnë vetë burimet njerëzore dhe spitalore. Ndërkohë dy vjet pas aplikimit të kësaj kartë ata mund të aplikojnë për autonomi financiare. Në këtë rast kriteret janë edhe më të forta. Veç strategjisë 5-vjeçare të zhvillimit, spitali duhet të paraqesë planin e veprimit për të gjeneruar të ardhurat dytësore, të mbulojë minimumi 70% të nevojave për kujdes shëndetësor në territorin që mbulon, si dhe të paraqesë raportin e situatës të qëndrueshme financiare për të paktën për 3 vitet e fundit. Veç menaxhimit të burimeve njerëzore dhe strukturave spitalore Karta e autonomisë financiare do t’ju mundësojë edhe menaxhimin e burimeve financiare. Spitali do të përcaktojë vetë mekanizmin e shpërblimeve në bazë të performancës për personelin mjekësor si dhe përcaktimin e tarifave të shërbimeve për procedurat e kryera jashtë sistemit të referimit. Në të dyja rastet spitalet do të kenë një Bord Drejtues të përbërë nga 5 anëtarë: një nga ministria e shëndetësisë, një nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues i shërbimit spitalor universitar ose terciar si dhe një përfaqësues i Shoqatës së Pacientëve. Administratori i përgjithshëm i spitalit do të zgjidhet nga bordi, ndërsa monitorimi i tij do të bëhet nga struktura audituese e Ministrisë së shëndetësisë, Auditi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Task-forca e posaçme të ngritur  me urdhër ministri.

2–Shqipëria me përqindjen më të lartë në Europë të popullsisë me mungesë të ekzaminimeve shëndetësore

Shqipëria ka infrastrukturë të dobët në shëndetësi si në numër mjekësh, fonde për rimbursim medikamentesh dhe ambiente spitalore. Për shkak të këtyre kushteve Shqipëria renditet e para në Europë për përqindjen e lartë të popullsisë me nevoja të paplotësuara në ekzaminime shëndetësore, sipas EUROSTAT. Krahas nivelit të ulët të investimeve në sektorin publik, Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, me 16 mjekë për 10 mijë banorë, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë. Në këtë mënyrë Shqipëria shënoi rritjen më të lartë të shpenzimeve për shëndetin në Europë, e matur me ndryshimin vjetor të konsmit final të njësive ekonomike familjare, (me çmime korente).