Evdal Nuri: Korrupsioni dhe dhuna në bashkëpunim me njëra-tjetrën

16

Demokracia pluraliste, mbetet thjesht në letër sepse vendimet nuk merren kurrë nga populli. Shqipëria, nuk  ka një korrupsion sektorial, por një sistem të tërë të ngritur mbi  privilegjet. Pra një shtet i kapur nga interesan vetiake  që punojnë kundër interesit të përgjithshëm.  Një shtet i kapur, do të thotë që të gjitha qendrat e pushtetit, politik, ekonomik, financiar, mediatik, sindakal, akademik janë tashmë jashtë kontrollit të popullit.

Sigal

 

Si do që të paraqitet, dhuna dhe krimi janë forcë shkatërrimtare!

Duke marrë  shkas nga  të gjitha format krimi dhe  dhuna  që gjendet kudo në vedin tonë, mendova që të trajtoj këtë problem në kuptimin e gjerë social dhe psokologjik. I keqi  s’ka rrugë tjetër , mundohet që të mbrohet  nëpërmjet dhunës! Turbullohet mendja , i venitet arsyeja dhe gjenë rrugën më të gabuar e më të padrejtë atë të dhunës të tjerët, që shpesh herë përfundon në dëmtim fizik ose vrasje.I mënçuri i shmanget dhunës. Dy të zgjuat nuk zihnen kurrë. As një i zgjuar me një të marrë. Po u bën  bashkë dy të marrë , bej gati zinxhir e litar.”
Ajo më e prekshmja është dhuna fizike, që tek ne është e përditëshme. Por, kemi e dhunë policore, seksuale, shtetërore, etnike, fetare, morale e të tjera


Dhuna kundër njerëzve është e papranueshme dhe e dëmueshme.

Kjo  s’duhet të ndodh në një shtet demokratik. Vrasjet në seri, krimi, mbajnë peng shoqërinë tonë . S’ka ditë që në emisioni televizive t’mos prezantohen me krimet ditore Individ  të implikuar në  krime  të të gjitha spektreve e ngjyrave, por edhe njerëz të pafajshëm, që ndëshkohen vetëm për lidhjet, po shndërrohen në një normalitet të sëmurë në  vendin tonë. Është më tepër se e dhimbshme, gati një fatalitet, të dëgjosh përditë lajme të trishta për familje të tëra që po  braktisin vendin e po shkojnë drejt shuarjes,  e për viktimat e radhës që mbushin kronikat e zeza. Krimi dhe dhuna janë të shmangshme nëse shteti dhe gjithë shoqëria e marrin në dorë  dhe flakin gjithëçka që e shkakton atë.
Rrugëdalja nga atmosfera e dhunës kërkon përsosjen e shtetit dhe edukim qytetar.  Çdo dëshirë për të vendosur  të drejtën, duke vrarë e përdhunuar tjetrit do të ndërpritet në zanafillë dhe skajshmëria do të ndërpritet nga vet edukimi  që të guxojmë të mos përdorim dhunë.

A nuk themi shpesh se paqa ndërtohet me paqe? A nuk themi se dhuna pjellë dhunë ? Pra të mbjellim paqe, që të korrim paqe.Të bëhemi  paqësor,i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin, mos dhuno askënd që të mos ketë dhunë. Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia e vërtetë, vjen nga bindja.Drejtësitë që shohim, edhe pse shohim që po lëviz na dërmojnë shpirtërisht  dhe na shkaktojnë shumë dhembje! Këto s’ndodhin  në popujt latinë (italianët, spanjollët, francezët, portugezët) karakterizohen nga një ndjenjë e hollë që shfaqet në shpirtin e tyre punëtor , poetik e artistik . Ballkanasit janë natyra impulsive. Këta popuj kufirin midis urrejtjes e dashurisë e kanë shumë pranë,  e janë krysisht dembela.  Popujt e Evropës qendrore –veriore e dominuar nga popujt gjermanikë, dallohen në rezervimin e shprehjeve e mendimeve për një problem të caktuar.Ata janë punëtorë e korrekt. Janë djepi i filozofëve modernë të njerëzimit.

Ajo që mbetet në fuqi tek ne është  ndjenje indiferentizmi, boshllëku dhe zemërimi shpërthyes. Kjo shprehet me dhunën në të gjitha fushat, sidomos ndaj grave . Jemi impulsiv mbase nxehëmi shpejt e ftohemi lehtë. Kjo është arsyeja kryesore e dhunës.

Korrupsioni ushqen krimin!

Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz në vend dhe përbën një rrezik të përgjithshëm të pastrimit të parave. Numri i hetimeve për korrupsion po rritet, por shkalla përfundimtare e dënimeve mbetet e ulë”.Korrupsioni shter burimet jetike, sjellë varfëri.
Të korruptuarit   jetojnë më mirë, por gjumin e kanë të trazuar. Janë të pangopur jo vetëm në të ngrënë , por në vënien e pasurisë. Janë shumë tahmaqar, duke mos i besuar se tahmaja e tepërt  ha” kokën “e të zot.Tani ka një lëvizje,duke u ballafaquar në S.P.A.K. Qëndrojnë orë, pyeten, justifikohen, por shumica  s’ka pësuar  asgjë! Theksoj shumica janë aq shumë s’a s’gjenë ndonjë ta paakuzuar! Justifikohen e  betohen se pasurinë e kemi të “trashëguar “, nga “gruaja”, ”mamaja “,  “ babai”, vëllai”…! Ne s’kemi trashëguar asgjë. Jo se prindërit s’ donin t’na jepnin, por s’kishin ! Edhe ato pak toka që kishin na i rrëmbyen të tjerët ! I kemi patur më të varfër se vetja, se ashtu ishte koha, por të ndershëm. Ndofta forca e ligjit i bëri të tillë. Ata na kanë dhënë dashuri , arsim e kujdesin për t’u bërë njërëz të mirë. Dhe padyshim brezi mbi të 60-tat është shumë më i ndershëm se ky i sotmi ! Kështu  u rritëm dhe u edukuam. Tani kur i varfëri merr diçka që s’i takon, quhet hajdut e futet në burg, të pasurit kur i zbulohen miliona  , quhen të korruptuar e kaq!

Politika është arti i të drejtuarit dhe jo arti i të pasuruarit!

Shpesh e kam menduar këtë ! Me shifra zyrtare nga vendi ynë gjatë 32-vjetëve janë larguar mbi 1.8 milion . Shumë nga këta janë shkolluar , edukuar e punojnë nëpër botë në vende pune të rëndësishme me tituj shkencor . Shteti, po të ketë dëshirën e mirë të tërheq  këta kuadro të aftë e t’i vëndosë në poste të rëndësishmë, në dikastere,  ekonomi, drejtësi, shëndetësi, arsim e gjetkë, duke i paguar mirë. Jam i bindur se shqiptarët e diasporës  do të sjellin ndryshim e kulturë pune perëndimore, e cila do të eliminojë korrupsionin në të gjitha fushat.
Atëherë pse s’bëhet ? Arsyeja është se s’duanë të heqin dorë nga pushteti e privilegjet që i kanë pasuruar . S’i s’kemi dëgjuar një politikan të varfër? Ata janë rrogtarë s’i gjithë të tjerët dhe mbi këtë bazë duhet parë ! Atëhëre nga buron gjithë kjo pasuri?
Të shpjegosh korrupsioni është e vështirë dhe e sikletëshme. Ai përdor format nga  më të sofistikuara  për t’u mos u zbuluar.Ndërkombëtarët e kanë  marrë seriozisht për të vënë drejtësi në vendin më të varfër dhe të korruptuar të Europës!Sa më i dëshpëruar të jetë njeriu dhe popujt, aq më lehtë besojnë tek zgjidhjet e thjeshta, qofshin këto të korruptuara.  Zgjidhja është shumë më e vështirë  se janë njerëzit  që e kanë në dorë këtë më të vështirë.

Sa më i dëshpëruar të jetë njeriu dhe popujt, aq më lehtë besojnë tek zgjidhjet e thjeshta, qofshin këto të korruptuara.  Zgjidhja është shumë më e vështirë  se janë njerëzit  që e kanë në dorë këtë më të vështirë. S’i s’kemi dëgjuar një politikan të varfër? Ata janë rrogtarë s’i gjithë të tjerët dhe mbi këtë bazë duhet parë ! Atëherë nga buron gjithë kjo pasuri?

Diku kam lexuar se korrupsionit ka për qëllim të legjitimojë totalitetin, një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice që përqendron çdo pushtet në pak duar”.

Shqipëria  është  një ndër vendet më të ndërvarura politikisht dhe ekonomikisht nga  bota që na rrethon.Nëse kemi të qartë këtë vizion, gjërat fillojnë dhe marrin sens ngadalë. Shqipëria,  nuk  ka një korrupsion sektorial, por një sistem të tërë të ngritur mbi  privilegjet. Pra një shtet i kapur nga interesan vetiake  që punojnë kundër interesit të përgjithshëm.  Një shtet i kapur, do të thotë që të gjitha qendrat e pushtetit, politik, ekonomik, financiar, mediatik, sindakal, akademik janë tashmë jashtë kontrollit të popullit.Demokracia pluraliste,  mbetet thjesht në letër sepse vendimet nuk merren kurrë nga populli, i cili duhet të kënaqet  çdo dy apo katët vjetë me premtime të pa realizuar e boshe.Në këtë situatë njërëzit kanë zgjedhur vetëm emigrimin. Në gjashtë vitet e fundit mbi  220.000  veta janë larguar nga Shqipëria . Kjo ka çuar në një krizë të fuqisë punëtore në vend , ku punë ka, por punë s’duanë.Pritët që të nënshkruhet një marrëveshje për 40 mijë punëtor nga jashtë. Në fason, ndërtim , turizëm të luten për punë,  kurse bujqësia  ka mbetur  e pleqve , mbasi të rinjtë kanë ikur ku të mundin.