Sot në orën 17:00 protestë para Kuvendit

231
Sigal

Vijon lëvizja popullore e protestave masive të opozitës së bashkuar. Meta-Berisha njëzëri: Revolucioni na fton! Ja si u përcoll gjerësisht nga të gjitha mediat botërore jehona e protestës së 11 shkurtit për dorëheqjen e Ramës dhe reagimet e analistëve. Ja çfarë pritet të ndodhë

Pas protestës të mbajtur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mijëra shqiptarë iu bashkuan thirrjes për dorëheqjen e Edi Ramës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar shqiptarët për protestën e radhës. Atë të cilën Berisha e quan “Revolucion” do të mblidhet sot (të hënën) e 13 shkurtit në orën 17:00 përballë Parlamentit.“Revolucioni na fton! 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij, drejtuar shqiptarëve. Në protestën e opozitës në Tiranë u kërkua dorëheqja e kryeministrit Rama, të cilin opozita e cilëson përgjegjës për korrupsionin në nivel të lartë dhe për emigrimin e rinisë dhe të njerëzve të kualifikuar nga Shqipëria. Protesta anti-qeveritare e mijëra mbështetësve të opozitës në Shqipëri, që u zhvillua të shtunën, përfundoi pa eksese të rënda. Disa protestues hodhën tymuese në hyrje të godinës së kryeministrisë, të mbrojtur nga disa qindra efektiva të policisë së shtetit në të gjithë perimetrin e godinës. Me sloganet “Shqipërisë do t’i dalim Zot” dhe “Demokracisë do t’i dalim Zot”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në vijim të pretendimeve të opozitës për korrupsion, për varfërinë papunësinë dhe emigrimin e rinisë. Protesta u drejtua nga Sali Berisha, ish kryeministër dhe ish kryetar i Partisë Demokratike, (PD) forca më e madhe politike opozitare në Shqipëri. Pjesëmarrëse në protestë ishte edhe “Partia e Lirisë”, ish Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe lideri i saj, ish Presidenti Ilir Meta.

Protesta para Qeverisë

Zëri i Amerikës: Opozita e ka kthyer çështjen “McGonigal-Rama” në një kalë të betejës së saj politike.

Të gjitha fjalimet, që u mbajtën gjatë tubimit kishin në qendër kritikat e forta ndaj qeverisë si përgjegjëse për një varfëri sipas tyre në rritje, për një korrupsion, që vetëm thellohet apo për politika, që sipas opozitës, po detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj, për opozitën e vetmja zgjidhje shihet te largimi i kryeministrit Edi Rama.

Në Shqipëri përkrahës të opozitës dhe ish kryeministrit Sali Berisha u mblodhën para selisë së qeverisë në protestën e të shtunës, për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Si zoti Berisha ashtu dhe drejtuesi i Partisë së Lirisë, ish presidenti Ilir Meta, nënvizuan se protesta është vetëm fillimi i asaj që e konsiderojnë një revolucion demokratik, dhe se nuk do të ketë kthim pas.Tubimi i opozitës u zhvillua paqësisht, ndonëse në përfundim të tij, drejt hyrjes qëndrore të kryeministrisë u hodhën tymuese të shumta. Të gjitha fjalimet që u mbajtën gjatë tubimit kishin në qendër kritikat e forta ndaj qeverisë si përgjegjëse për një varfëri sipas tyre në rritje, për një korrupsion që vetëm thellohet apo për politika që sipas opozitës, po detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj, për opozitën e vetmja zgjidhje shihet te largimi i kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e zotit Berisha një vend të veçantë zuri dhe çështja McGonigall, ish zyrtarit të FBI-së nën akuzë në Shtetet e Bashkuara, e që rezulton të ketë patur një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama. Opozita e akuzon kreun e qeverisë se përdori zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, duke ju referuar hetimeve që FBI-ja hapi, me kërkesë të zotit McGonigall ndaj lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara. Zoti Rama nga ana e tij ka mohuar të ketë lidhje mes tij dhe akuzave ndaj ish zyrtarit të FBI-së. Opozita e ka kthyer këtë çështje në një kalë të betejës së saj politike, ndërkohë që sot zoti Berisha përsëriti disa herë se për të realizuar objektivin e saj, opozita është e gatshme për çdo gjë. Unë e di se të gjithë keni ardhur të pregatitur për betejë. Dhe ne jemi në betejë. Por thirrja ime është të shndërrohemi në qytetarë të revoltuar protestues. Të shndërrojmë revolucionin tonë gjer në fitoren.