Ish-deputeti i PD: Po shkatërrohet Kopshti Botanik, t’i themi ndal!

394
Sigal

Nga Kopshti Botanik, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar sot publikisht qeverinë ‘Rama’ në lidhje me një vendim të Këshillit të Ministrave, për sipas tij do të betonizojë këtë zonë të kryeqytetit.

Boçi ftoi pedagogët dhe studentët që të ngrihen kundër projektit të qeverisë, pasi sipas tij po cenohet prona publike. Mes të tjerash ai tha se me nisjen e vitit të ri akademik do të rinisin edhe protestat e studentëve.

“Nga pikëpamja se si është ndërmarr VKM, i ngjason atyre ndryshimeve ligjore që pasuan prishjen e Bulevardit dhe tentojnë sot të prishin teatrin. Janë të ngjashëm si dy pika ujë. Synimi është betonizimi i Tiranës.

Kjo është filozofia e drejtimit dhe shfrytëzimit të pronës publike. VKM është në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit. Jemi në një vend anormal.

Vet ligji për arsimin e lartë tregon se prona duhet të ruhet. Këtu është një tentativë për zaptim, të pronës publike të pronës së universitetit.

Unë kam një thirrje që të ftojë studentët dhe pedagogët që ti themi ndal dhe të pengojmë këtë grabitje që është bërë pa dijeninë e tyre.

Merren në pikun e sezoneve të pushimeve që të largojnë vëmendjen. Ne do jemi pro studentëve. Protestat do rrisnin sapo të nisin viti i ri akademik”, tha Boçi.