Dritan Gina shpërthen ndaj Arta Markut: Nuk lëviz nga zyra, policia na ka bërë presion!

584
Prokurori i Elbasanit, Dritan Gina në deklaratën e tij për mediat ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit për presion dhe ndërhyrje në punën e Prokurorisë.
Gina tha se pretendimet e Prokurorisë për humbje dosjesh janë tërësisht të pavërteta.
“Kallëzim i pabazë për humbje dosjesh, i pavërtetë. Situata precipitoi në atë pikë sa punonjës të policisë ushtruan kontroll në prokurorinë e Elbasanit. Këto janë veprime antiligjore të policisë dhe situata të tilla nuk do të tolerohen më, ku policia e shtetit bën presion në zyrat e prokurorisë”- tha ai.
Gina ka folur dhe për vendimin e shkarkimit nga Kryeprokurorja Arta Marku.
Ai ka theksuar se nuk do ta zbatojë këtë vendim, pasi sipas tij është i paligjshëm, dhe i pabazuar në ligj.
“Pas kundërvëniesh publike është gjetur mënyra më e mirë në lëvizjen e radhës, ky është sinjal për prokurorët që kushdo që i sulmon mund ta pësojë me vendin e punës. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka vendosur të largohem pa asnjë tagër me bazë ligjore, vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë pune dhe problematike, nuk ka kërkuar asnjë analizë dhe asnjë mbledhje për të parë problematikat e prokurorisë shqiptare sepse kjo nuk i intereson aspak”- tha ai.
Ndër të tjera Gina tha:
“Nuk dua të bëj analizën e vendimmarrjes së saj, por e vlerësoj të papërshtatshme. Unë nuk e kam problem të largohem, jam i nderuar të jem në Tiranë, kam 15 vjet punë si prokuror, dhe nuk lejoj që karriera ime të vendoset nga një vendimmarrja që i takon vetëm KLD. Ky është një urdhër i paligjshëm, e refuzoj atë deri sa vendimmarrja të bazohet në ligj”.
Sigal