“O hajdut!”! Ilir Beqaj rikthehet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku u zhvillua seanca e radhës për dosjen e koncesionit të sterilizimit.

Beqaj mbërriti në ambientet e gjykatës pa avokat, ndërsa jashtë SPAK-ut u përball me protesta dhe thirrje nga qytetarë të pranishëm.Mes thirrjeve të drejtuara ndaj ish-ministrit u dëgjuan edhe “O hajdut!” dhe “O legen!”, teksa situata jashtë ambienteve të SPAK-ut u shoqërua me tensione.

Sigal

Beqaj po përballet në GJKKO me akuzat për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup të strukturuar kriminal, në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Procesi ndaj ish-ministrit po zhvillohet veçmas nga procedimi gjyqësor ndaj tetë të pandehurve të tjerë të përfshirë në dosje.Në një proces të veçantë, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe gjashtë të pandehurit e tjerë janë dënuar me gjykim të shkurtuar.

Për Rrjepajn dhe Rrapajn, gjykata ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal.Ish-ministri Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024, ndërsa pas rreth 25 muajsh la qelinë. Tashmë ai do të përballet me procesin gjyqësor në GJKKO lidhur me dosjen e sterilizimit.