STUDIMI/ Gratë shtatzëna me COVID-19, transmetojnë antitrupa te fëmijët e tyre

216
Sigal

Gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19 transmetojnë antitrupa kundër virusit te fëmijët e tyre.

Ky zbulim u bë nga studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë, sipas të cilëve, mbrojtja e të porsalindurve nga infeksioni varet kryesisht nga antitrupat e transmetuar nga nëna tek fëmija përmes placentës.

Kjo gjithashtu i referohet mbrojtjes kundër “SARS-CoV-2”, megjithatë, detajet e transmetimit të antitrupave në këtë rast nuk janë sqaruar ende plotësisht.

Studiuesit zbuluan se sa më herët nëna e ardhshme të infektohej me koronavirus në muajt e parë të shtatzënisë, aq më i lartë ishte përqendrimi i antitrupave në gjakun e kërthizës.

“Rezultatet tona janë plotësisht në përputhje me atë që mund të pritet nga studimet për viruse të tjera”, tha profesori Scott Hensley, një nga autorët e studimit.

“Antitrupat SARS-CoV-2 kalojnë në placentë në të dy format e rënda dhe asimptomatike të koronavirusit”, thonë autorët.

Përqendrimi i tyre në gjakun e kordonit të kërthizës tregoi drejtpërdrejt se sa antitrupa kishte në gjakun e gruas shtatzënë dhe sa i fortë ishte infeksioni. Kjo tregon se antitrupat mund të mbrojnë fetusin nga infeksioni.

Antitrupat që kalojnë barrierën placentare janë “imunoglobulina G”, e cila prodhohet disa ditë pas infektimit dhe sigurisht siguron mbrojtje afatgjatë kundër koronavirusit. Asnjë foshnjë nuk ka shfaqur “imunoglobulinë M” menjëherë pas infektimit.

Megjithatë, shkencëtarët ende nuk mund të thonë nëse këto antitrupa do të jenë të mjaftueshëm për të maksimizuar mbrojtjen e të porsalindurve nga virusi.