Skuadra e kategorisë së katërt bën surprizën, eliminon Leverkusenin nga Kupa e Gjermanisë me përmbysje në shtesë

142
Sigal

Skuadra e kategorisë së katërt në Gjermani, Rot-Ueis Esen, ka bërë surpizën ditën e sotme, teksa ka eliminuar Bajer Leverkusenin në Kupën, në fazën e 1/8-ve.

Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa minutat shtesë ishin me të vërtetë spektakolare. Leverkuseni kaloi e para në avantazh në minutën e 105’ me Bailei, por pjesa e dytë e shtesës foli e gjitha për Esen.

Këta të fundit, përmbysën rezultatin, duke shënuar dy herë me Kefkir në minutën e 108’ dhe Engelman në minutën e 117’, duke marrë një fitore të madhe dhe duke u kualifikuar kështu në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë.