FOTO/ Dua Lipa me pushime në Shqipëri, ndan fotot e rralla me ndjekësit

46
Sigal

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri, ndërsa ka shuar kuriozitetin e ndjekësve duke publikuar disa foto.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku tregon momente të bukura, nën mbishkrimin “Qetësi”. E veshur me të bardha dhe në super formë, Dua Lipa ka treguar vende piktoreske të bregdetit shqiptar.

Image

Dy ditë më parë bukuroshja shqiptare ka ndarë të tjera foto në rrjete sociale, ku duket si një sirenë me një fustan të kuq të tejdukshëm.

Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se është duke shijuar bukuritë e vendit tonë, ku nuk kanë munguar fotot.

Image