“Të dua aq shumë sa…”- Bora Zemani emocionon me urimin e veçantë për njeriun më të rëndësishëm në jetën e saj

36
Sigal

Ditën e sotme nëna e moderatores së njohur shqiptare, Bora Zemani feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçantë për njëriun më të rëndësishëm, ajo ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për t’i shprehur dashurinë të ëmën në ditën e saj të lindjes.

Teksa postoi në InstaStory një foto nga fëmijëria me nënn e saj, ajo Bora ka shkruar: “E bukura ime, e mira ime Edhe 100 vite të lumtura për ty dashuri, ashtu siç i meriton! Je frymëzimi im dhe shembulli më i mirë. Të dua aq shumë sa nuk e them dot me fjalë”.