U përfol se ishin në një marrëdhënie bashkë, reagon Krist Prenga: “Hall me dal me shoqe, turp t’ju vijë”

562
Sigal

Prej disa kohësh në media po qarkullon lajmi se boksieri Krist Prenga dhe Rike Roçi janë në një lidhje bashkë.
Mjaftoi vetëm një koment nga ana e Rikes kundrejt Prengës me fjalët “Ta dua shpirtin”, dhe kjo dukej se konfirmoi lidhjen e tyre.

Nga ana tjetër, Kristi e mohon lidhjen e tyre me anë të një shkrimi.
“Mirë që j’ua ka konfirmuar juve se mua akoma s’më ka konfirmuar gjë. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligë, s’keni çfarë të bëni dhe merreni kot me njerëzit,”– shkroi ai.

Boksieri shtoi se sot është hall të dalësh me një shok ose shoqe se të martojnë direkt.
“Nuk ja keni idenë fare se çfarë e kam unë atë apo kushdo që të ishte në vendin e Rikes. Hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt. Turp t’ju vijë,”– shtoi ai.