Euro 2024, lista paraprake e të ftuarve te Holanda

18
Sigal

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka publikuar listën paraprake të lojtarëve të përzgjedhur për Kampionatin Evropian që do të luhet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024. Lista përfshin 30 lojtarë, ndërsa në atë përfundimtare do të largohen 4 lojtarë, gjithçka do të zbulohet më 29 maj. “Tulipanët” në Europian janë në një grup me Poloninë, Austrinë dhe Francën.

Lista:

Porta: Bijlow, Flekken, Olij, Verbruggen.

Mbrojtja: Aké, Blind, van Dijk, Dumfries, Frimpong, Geertruida, de Ligt, Maatsen, Timber, van de Ven, de Vrij.

Mesfusha: Gravenberch, de Jong, Koopmeiners, Reijnders, de Roon, Schouten, Veerman, Wijnaldum.

Sulmi: Bergwijn, Brobbey, Depay, Gakpo, Malen, Simons, Weghorst.