Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për të bijën! Ja dedikimi që këngëtari i bëri vajzës

53
Sigal

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, i cili pak kohë më parë zbuloi se do bëhej baba, ka treguar emrin që ka përzgjedhur për vogëlushen e tij.

Në një intervistë për mediat italiane, Ermal Meta u shpreh se vajza do të quhet Fortuna Marie dhe pritet të vijë në jetë në muajin qershor.

“Një aventurë e bukur do të nisë. Ajo do të quhet Fortuna Marie”, tregoi këngëtari.

Ndërkohë, ai zbuloi se titullin e albumit të tij të ri “Buona Fortuna” ia ka kushtuar të së bijës.

“Ne e morëm vesh lajmin kur kisha filluar të punoja për albumin dhe më duhej të konceptoja gjithçka përsëri nën dritën e një energjie tjetër”, shpjegon këngëtari.

Gjithashtu Ermali mes emocionesh ka rrëfyer se mezi pret që të takojë vajzën.

“Kam biseduar me miq të tjerë, thonë se është normale të ndjesh këto emocione. Jam i ngrirë dhe i lumtur duke pritur të shoh fytyrën e saj”, tha ai.

Lajmin se do bëhej baba ka dhënë vetë këngëtari në një postim në rrjetin social Instagram.

Ai publikoi foton e një pulovre të bardhë që i kanë blerë foshnjën, ndërsa shkroi: “Kjo  do të jetë pulovra jote e parë. Ne do të presim për ty. Mos u ngut, por mos u vono shumë sepse nuk mundemi pa ty tani. Ne do të presim për ty fortuna e vogël, na sillni verën. Mami dhe babi juaj”.

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e veçantë që ka

Këngëtari rigjeti dashurinë pas më shumë se dy vitesh kur i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo.

Ai nisi një romancë të re me Chiara Sturdà dhe e publikisht lidhjen gjatë periudhës së izolimit, ku zbuloi se prej disa kohësh ishin fejuar.