Presidenti Meta mirënjohje studentit të Dhjetorit 90′ për kauzën e mbrojtjes së Kushtetutës

496
Sigal

Aleksader Biberaj një nga studentët e dhjetorit që protestoi kundër regjimit të asaj kohe, shprehet se, ” 2 marsi nuk është vetëm beteja e Kreut të Shtetit me bandën në pushtet, por është beteja e çdo qytetari shqiptarë, përfshirë edhe qytetarin Ilir Meta, me këtë organizatë kriminale”.

2 marsi është beteja për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur republikën, për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Presidenti Ilir Meta shpreh mirënjohje ndaj Aleksandër Biberajt, për solidaritetin e tij lidhur me kauzën  e mbrojtjes së Kushtetutës dhe Republikës.

Ja postimi i Presidentit:

Mirënjohje për mirëkuptimin dhe solidaritetin e ish-studentit të Dhjetorit ’90, Aleksandër Biberaj për kauzën e mbrojtjes së Kushtetutës dhe Republikës!