Kërpaci: Kriminale heshtja e qeverisë ndaj abuzimit seksual me fëmijët. Largimi i kësaj qeverie është emergjencë Kombëtare!

518
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi e cilëson kriminale heshtjen e qeverisë “Rama” për skandalin e Fierit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kërpaci shkruan se media publikoi fakte skandaloze për abuzime seksuale me fëmijët dhe deri më sot nuk ka asnjë masë të marrë nga qeveria.

Postimi i plotë i Kërpacit

Është kriminale heshtja e qeverisë ndaj fakteve të publikuara nga emisioni STOP mbi një skemë madhore të abuzimit seksual të nxënësve të shkollës së mesme artistike Jakov Xoxa në Fier prej mësuesve të tyre.

Deri më sot asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka dënuar rastin, i cili ka tronditur çdo prind në Republikën e Shqipërisë që sot pyet veten mbi sigurinë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla.

Çdo ditë që Besa Shahini vazhdon qëndron në drejtimin e arsimit është rrënim i cilësisë së arsimit dhe mbështetje për këto sjellje të rrezikshme ndaj fëmijëve.

Çdo ditë që qeveria Rama qëndron në drejtimin e qeverisë lulëzojnë antivlerat dhe rrënimi i shoqërisë Shqiptare.

Largimi i kësaj qeverie është emergjencë Kombëtare!