‘Ky është fundi’, Vasili: Rama vë shenjën e barazimit mes BE-së dhe Turqisë?

83
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama sot ka bërë deklarata, që shkojnë në kah të kundërt me orientimin politik të vendit tonë.

Vasili thekson se Rama në mënyrë skandaloze ka vënë shenjën e barazisë mes BE-së dhe Turqisë.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Ky eshte fundi, Rama ve shenjen e barazimit mes Bashkimit Europian dhe Turqise!

Rama tha sot :

“Jo, ne jemi me Shqipërinë as me BE e Turqinë e pikërisht se jemi me Shqipërinë”

Rama tha sot:

“mos harrojmë që BE pa Turqinë, do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot për keq. Turqia është një valvul e paçmueshëm për sigurinë për BE”.

Rama e kam thene kaq here, qe e urren ne menyre patologjike Europen dhe integrimin e Shqiperise ne BE, por sot ai i vuri vulen.

Jo lum miku per shqiptaret Europa eshte absolutisht dhe perjetesisht e para.

Per Edi Ramen dhe pazaret e tij Europa eshte e urryer dhe sigurisht e fundit.

Prandaj ai godet, ofendon,pengon, perdor gjuhe ordinere ndaj Europes, qe te pengoje demokracine europiane, funksionimin e shtetit ligjor europian dhe barazine europiane para ligjit qe te hyje ne Shqiperi.

Ai nuk do Europen por do sulltanate!

Shqiptaret kane pare nga perendimi, qe ne kohen e Skenderbeut dhe ne perendim ata gjeten mbeshtetje kur hordhite gjakatare osmane u derdhen mbi Shqiperi.

Dhe pas viteve 90′ perendimi hapi dyert per qindra mijra shqiptare dhe po perendimi ishte ketu edhe me buke dhe me ushtri ne 1991 dhe 1997 ne ditet me te veshtira.

Qe te vesh shenjen e barazise mes Europes dhe Turqise vetem nje shqiptar i lig si Edi Rama mund ta beje!!