Investim 40 milionë euro për fabrikën e biçikletave elektrike në Bullgari

158
Sigal

Ministri i Inovacionit dhe Rritjes, Daniel Lorer, deklaroi fillimin e një projekti për ndërtimin e një fabrike të biçikletave elektrike pranë Plovdiv.

Investimi i përbashkët me vlerë 40 milionë euro, është një nismë midis prodhuesit të biçikletave Maxcom dhe grupit austriak Pierer.

Fabrika e re do të vendoset në Zonën Ekonomike Trakia dhe do të krijojë 1000 vende të reja pune për Plovdiv dhe zonën përreth. 

“Ky lloj prodhimi do ta çojë Bullgarinë në pozicionin më të lartë në prodhimin e biçikletave elektrike në Europë”, tha Daniel Lorer.