Ishte xheloz, ky është shqiptari që i mori jetën bashkëshortes së tij në Greqi

140
Sigal

Personi që shihni në foto është emigranti shqiptar i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Foto e tij është publikuar nga media greke Protothema.gr, që raportojnë detaje mbi krimin e rëndë në familjen shqiptare.

Mësohet se 51-vjeçari vrau me thikë gruan e tij 41-vjeçare në Zakinthos të Greqisë.

Gruaja ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë në fyt dhe në gjoks.

Krimi raportohet se ka ndodhur për shkak të xhelozisë që shfaqte autori ndaj gruas.