Konfindustria mbështet në parim nismën e Qeverisë për Paqen Fiskale 2026 për faljen e detyrimeve fiskale të vjetra në mbi 10 vjetsi dhe lehtësimet për pagesën e detyrimeve më të reja për vetëm për bizneset e paprivilegjuara, që punojnë në kushtet e konkurencës dhe tregut të lirë.
Gjithashtu Konfindustria kërkon, që nga Falja Fiskale të përjashtohen kategoritë e bizneseve, që nuk punojnë në kushtet e konkurencës dhe “ tregut të lirë” si pasojë e privilegje qeveritare si më poshtë:
- Bizneset përfituese tëKonçesioneve, PPP-vedhe Liçencaveeskluzivetë privilegjuara qeveritare në sektorë të ndryshëm të ekonomisë
- Bizneset, që kanë përfituar statusin e “ investitorit strategjik”, “shitjet 1 euro” dhe nismave mbështetëse qeveritare si IPARD, etj.
- Bizneset, që janë në proçese gjyqësore dhe arbitrazhi detyrimesh financiare me shtetin shqiptar brenda dhe jashtë vendit
- Biznese, aksionerët e të cilëve janë në procese penale të përfunduara dhe/ose në vazhdim.
Konfindustria kërkon, që Qeveria të publikojë listën me emrat edhe vlerat financiare të bizneseve të parashikuara përfituese nga Paqja Fiskale 2026.
Gjithashtu këshillohet, që Paqja Fiskale të përfshijë edhe detyrimet fiskale të ndryshme të qytetarëve.
Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm





















