Strukturat e Antidrogës së Tiranës kanë zhvilluar një operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake, janë lëshuar 38 masa sigurie, ndërsa deri tani janë ekzekutuar mbi 20 prej tyre.
Objekt i këtij operacioni ishin disa grupe të organizuara, të cilat dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.





















